Connect with Us

PD kundër aleatëve/ Basha në mbrojtje të sistemit zgjedhor

Politikë

PD kundër aleatëve/ Basha në mbrojtje të sistemit zgjedhor

Publikuar

-

Kur aleatët e mbledhur pas Bashës, të majtë dhe të djathtë, disa prej tyre të larguar edhe nga Rama, disa edhe të pakënaqur prej kryeministrit, ndërsa disa të tjerë edhe të djathtë historik, kanë kërkuar ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe për këtë kanë bërë dhjetra qëndrime publike, takime, dhe i kanë kërkuar edhe zyrtarisht edhe PD-së ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri, vijnë qëndrimet e ditëve të fundit të Republikës së Re të drejtuar nga Lulzim Basha.

Disa nga eksponentët dhe mbështetës të vazhdueshëm të Bashës kanë filluar të shfaqen në televizion dhe të gjithë artikulojnë një fjali: “Problemi nuk është sistemi”.

Pra, Partia Demokratike, Basha dhe të tijët po qartësojnë qëndrimin që kanë në lidhje me ndryshimet që do të bëhen në Kodin Zgjedhor. PD-ja qartazi nuk është për ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor. Luli dhe të tijët rreth e rrotull kanë dalë hapur ndaj aleatëve në koalicion, duke rrëzuar pikën e tyre kryesore, ndryshimin e formulës së sistemit zgjedhor në Shqipëri. Pra, një formulë të re llogaritje apo një sistem që ndryshon thelbësisht, i cili shkon në një propocional rajonal me lista të mbyllura, në një propocional kombëtar me lista të hapura dhe disa variante të sjella në tryezë prej aleatëve.

Sot ka folur Aldo Bumçi, disa ditë më parë Oerd Bylykbashi, ka folur edhe Enkelejd Alibeaj apo nënkryetarët e PD-së  Paloka dhe Spaho, të cilët kanë mbajtur qëndrim të qartë.

Ata kanë thënë se problemi në Shqipëri nuk është sistemi zgjedhor. Sipas tyre, sistemi zgjedhor është shumë i mirë, ligjet janë shumë të mira, ndërshkimi i votës është i parashikuar në ligj. Problemi qëndron tek qeveria dhe strukturat e saj të kontrolluara nga Edi Rama që nuk veprojnë.

Përtej një artikulimi publik politik, ky është një qëndrim i drejtëpërdrejtë që Lulzim Basha mban ndaj aleatëve, duke iu drejtuar një dorë socialistëve në kuadër të një qëndrimi publik edhe nga kryeministri dje apo edhe kushteve të vendosura  nga Gjermania. Lulzim Basha duket se do të nxitojë të bëjë një reformë zgjedhore të shpejtë në bashkëpunim me Edi Ramën dhe mesa duket aleatët e tij do të mbeten me gisht në gojë.

LEXO EDHE:  Nga Armir SHKURTI/ PD? Jo më Selami vs Basha, por Berisha vs Çili

Nuk është çudi që përtej fjalës të thënë njëherë në publik se ai ishte i gatëshëm të diskutonte edhe sistemin ai kurrë nuk ka thënë se do të kërkojë ndryshimin e sistemit zgjedhor në thelb ashtu sikurse kërkojnë aleatët e tij.

Tani pas këtyre daljeve publike, pritet vetëm të shohim qëndrimin e mëtejshëm që do të kenë partitë aleate të Lulzim Bashës, disa prej të cilave janë bashkuar pas tij thjesht dhe vetëm me argumentin se do të kenë më shumë garanci dhe se PD-ja do të luftonte për të drejtat e tyre, që mesa duket ka filluar t’i braktisë një e nga një rrugës.

Sistemi që kemi është kaq i mirë sa dhe Aldo Bumçi e di që kontrollohet nga një dorë… Retorikë politike boshe dhe tradhëti publike ndaj aleatëve./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha i del krah Metës/ Dakord me Presidentin kur flet për “grusht shteti”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë në krah Metës kur flet për grusht shteti.

I ftuar në “Tempora” Berisha tha se Rama mund të largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni.

E vërteta është se ekonomia është në rrokullisje. Shqiptarët duhet ta dinë se rrogat e administratës publike nuk po paguhen me të ardhurat që mblidhen por me një mekanizëm jashtëzakonsiht të rrezikshëm bankar.

Ky borxh 82% që shkon dhe këtu nuk janë llogaritur 600 milion euro të prapambetura, është 14 miliard borxhi, nuk ka investitorë të huaj që të vjen. Mungesa e gjykatava është baras mungesë shteti ligjor dhe bashkë me borxhin e bën situatën dramatike. Zgjidhja është largimi i shkaktarit. Edi Rama largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni, pa lëshuar sheshin. Edi Rama e ka gjetur dhe ikën, ai le të ikë por më nuk kthehet dot në zyrë, nuk mund të rrijë kryeministër në tunelet e Skraparit dhe Mokrës. Jam dakord me Presidentin kur flet për grusht shteti”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ironizoi Metën për shpërndarjen e Parlamentit/ Presidenca “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ironizoi pak më parë presidentin Ilir Meta për deklaratën e këtij të fundit se populli do të shpërndajë Parlamentin.

Kreu i qeverisë tha se nuk surprizohet nga Meta, ndërsa theksoi se nuk shikon fall, sikurse pretendon për Kreun e Shtetit.

Pas kësaj ka ardhur menjëherë reagimi i Presidencës, konkretisht nga zëdhënësi i Metës Tedi Blushi.

Blushi i kujton me një fjali të vetme Ramës akuzat për lobimin e këtij të fundit, për të bërë një foto me ish-presidentin e SHBA Barack Obama, që pretendohet se është bërë me anë të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Bilal Shehu.

LEXO EDHE:  Përplasja e policisë me grabitësit në Fier/ Rama dhe Xhafa nderojnë policët

LEXO EDHE:  Rama-opozitës: Ju nuk i shërbeni as interesit të partisë tuaj

“Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”, thekson zëdhënësi i Kreut të Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Meta dhe Kryemadhi janë tërbuar”/ Ngjela tregon se çfarë po e tmerron Presidentin

Publikuar

-

Nga

ngjela deputetet e opozites deshmore

Shihni se në çfarë mediokriteti patologjik është politika shqiptare. Të tremburit nga goditja antikorrupsion kanë rrënë në absurd politik, dhe po na shfaqin një tragjikomedi.
Meta sot foli për një lëvizje të gjerë popullore, që do ta drejtojë ai për të shpëtuar shtetin.
Është president i republikës, por nuk ka asnjë përfillje ndërkombëtare. Është një njeri i përbuzur ndërkombëtarisht nga politika perëndimore. Dhe, tani po kërkon ndihmë nga shqiptarët, të cilët i ka zhvatur në njëzet vjet rresht. Ka në rrezik edhe veten, edhe pronat e tij, të fituara me korrupsion, por neve na thotë se shteti është në rrezik. Dhe do revolucion. Po, me kë mendon ta bëjë këtë. Në fakt, ne na bën për të qeshur, por ai vetë është në vaj. Në të vërtetë, kështu shfaqen të gjitha tragjikomeditë.

l.
Presidenti Meta po e quan grusht shteti shkarkimin e tij. Dhe do t’i drejtohet popullit shqiptar, i cili, në fakt, nuk e sheh dot me sy Presidentin e tij Meta. Por, si ka mundësi që këtë “grusht shteti” në Shqipëri nuk po e sheh as Brukseli dhe as Uashingtoni?!
Megjithatë, Meta thirri sot vetë Bashën për ndihmë.

Ndërsa, Berisha dhe Basha e dinë që Meta është një i humbur që kërkon të ngrerë popullin në revolucion, por ata e dinë gjithashtu se ai ndërkohë nuk po di ku të fusë kokën, dhe prandaj kërkon ndihmën e tyre.

ll.
Çifti Meta thotë se paska blerë pallate dhe prona pa fund me “ndihmën” financiare të vjehërrit të Metës, një punonjës ambulant ky, që banonte në një gatibodrum te Shallvaret në Tiranë. Kjo është komedi.
Dhe, tani, të dy janë bërë si të tërbuar se do t’ua marrin ato prona me një proces diskreditimi. Por, edhe Meta do të shkarkohet, se tani nuk e bllokon dot më Gjykatën Kushtetuese. Këtu qëndron e vërteta e frikës Meta.

LEXO EDHE:  Rama nuk ia përton as gazetares franceze/Po të mos ishte BE, s’do dukeshit kaq elegante!

LEXO EDHE:  Blushi zbulon komplotin/Rama grusht shteti me Metën!

Sot, Meta na tha se e ka popullin me vete, ndërsa na tregoi gjithashtu se shpresën e ka te Basha dhe Berisha, që këta t’i drejtohen Partisë Demokratike për të mbrojtur Metën. Po, a nuk e di Meta që Basha ka një çështje të hapur në Uashington dhe Meta është krejt i padëshirueshëm për Uashingtonin?

Të gjithë këta, në fakt, janë të trembur nga reforma që po imponojnë amerikanët si politikë kundrejt një Shqipërie të korruptuar, me tendencën për të vendosur këtu drejtësinë dhe antikorrupsionin, kurse çështja Meta po kuptohet që do të jetë e para.

lll .
Ndërkaq, përkrahësit e tyre politikë, të korruptuar edhe ata, janë të trembur dhe po rrinë gjithë sy e veshë, duke pyetur: çfarë po ndodh?
Asgjë e veçantë. Po mbyllet laku juridik për shkarkimin e Metës. Ndërsa Meta kuptohet se është i likuiduar. Jermi i tij i sotëm, që tha se do t’i drejtohej popullit, erdhi si pasojë e frikës nga ngritja e Gjykatës Kushtetuese, që ka nisur. Dhe prandaj e thirri Bashën, që bashkë të drejtonin revolucionin popullor për mbrojtjen e korrupsionit.
Kurse Basha, pasi doli nga Meta na foli nepër dhëmbë për një rrotacion abstrakt, se e di që Meta ka hyrë në luftë me Amerikën, por, ama, me një fishek.

Basha e provoi vjet me molotovët, që i shpërndau vetë te hordhitë e tija, dhe pastaj, pasi u kërcënua, shkoi me një frymë dhe i mblodhi po vetë. Po Meta, e di këtë?

E pra, ky në fakt është një aspekt i tragjikomedisë që vjen nga frika e ndëshkimit që po pritet të ketë korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri. Dhe, siç duket, tani jemi në fillimin e fundit të tij.

LEXO TE PLOTE