Connect with Us

“Një armatë e tërë iu shërbente bllokmenëve…”/ Isuf Kalo nxjerr ‘sekretet’ e “Bllokut” gjatë diktaturës

Politikë

“Një armatë e tërë iu shërbente bllokmenëve…”/ Isuf Kalo nxjerr ‘sekretet’ e “Bllokut” gjatë diktaturës

Publikuar

-

Publikimi i librit të Isuf Kalos “Blloku” ka ngjallur jo pak polemika. I ftuar në emisionin “Real Story”, mbrëmjen e sotme, ish-mjeku personal i Enver Hoxhës, teksa fliste për librin e tij, i kthyer prapa në kohë u shpreh se “Blloku“ ka qenë një oaz, si parajsë, por që gjithsesi nuk ja vlente të jetoje në të pasi që njerëzit i friksoheshin njëri-tjetrit.

“Në Bllok jetonin bllokmen, persona që kishin tagër të rrinë aty. Një pjesë e liderëve ishin jashtë bllokut. Haxhi Lleshi, Adil Çarçani etj. nuk jetonin në Bllok, por ishin bllokmen, pra kishin të njëjtën mendësi, ishin bllokmen ata, ishin bllokmen familjarët.

Kishte një armatë njerëzish që iu shërbenin bllokmenëve, kishte shoferë, kishte mjekë, shërbëtorë, badigardë etj. Blloku kishte shërbime nga më të ndryshmet.

Kishte bllokmen të vjetër ishin Enver Hoxha, Beqir Balluku etj që kishin status të lartë, të sovjetizuar, por kishte edhe të proletarizuar.

LEXO EDHE:  "Revansh i shëmtuar"/ Tritan Shehu: "Blloku" po drejton vendin

Unë nuk jam përzier fare në çështje politike e ideologjike. Unë kam jetuar në vite aty dhe nuk jam përfshirë fare në politikë.

Nga ana strukturore ishte si oaz, ishte si parajsë, por nga ana tjetër ishte një territor ku dukesh se rrinte pezull frika.

Kishte droje se mos bëje zhurmë, sepse ishte i madhi aty, nuk mund të bëhej dot zhurmë te shtëpitë e atyre që ishin funksionarë të lartë.

Në Bllok më shumë dëgjoheshin gjinkalla. Kishte familje që kishin ardhur shumë mirë dhe kishin përfunduar kushedi në makinë.

Ishte një territor ku të gjithë frikësoheshin nga njëri-tjetrin, të gjithë mund të spiunonin njëri-tjetrin. Ishte bukur, por nuk ia vlente të jetosh”, është shprehur Kalo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata që trazoi rrjetin/ Rama: Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!

Publikuar

-

Nga

“Me thon t’drejtën edhe unë nuk i du hiç brekët!” Kjo është deklarata e kryeministrit Edi Rama, e cila ka trazuar rrjetin gjatë ditës së sotme.

Këtë deklaratë kryeministri e ka bërë në filmin “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit, e cila nuk ka dalë akoma në treg.

Në këtë film, Rama është xhaxhai i Ermalit dhe luan rolin e një njeriu të keq, që nuk e respekton ligjin.

LEXO EDHE:  Ekzekutimi në ish-bllok trondit kryeqytetin/ Këmbanë alarmi për sigurinë   

LEXO EDHE:  Vrasja tek ish blloku/ Detaje të reja nga hetimi

Ajo çfarë tërhoqi fillimisht vëmendjen e mediave dhe qytetarëve, ishte pamja e kreut të qeverisë, i cili shfaqej me flokë të gjata dhe me një sy të verbër.

Ndërkohë është publikuar traileri i filmit, ku shfaqet më qartë look-u i Ramës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Muka nuk pranon ndihmën e Erdoganit/ Na konsideron turq, mos e përqafoni lypjen e Ramës

Publikuar

-

Nga

Turqia është zotuar të ndërtojë 500 banesa në Shqipëri, por duket se ky lajm nuk është pritur mirë nga ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Muka ka shprehur indinjatën, pasi thotë se Turqia nuk i cilëson shqiptarët në si minoritet, por si turq.

“Turqia njeh Greket dhe Armenet si minoritet por jo shqiptaret ne Turqi (qe jane mbi 5 milione), pasi na konsideron ne shqiptareve turq! Si mundet ne te perqafojne lypjen e kryeministrit te nje shtet qe nuk na njeh te drejtat?!

Pse mbroni lypjen e kryeministrit, dhe nuk pyesni veten ku kane shkuar taksat qe kemi paguar?! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot do kishte para per te perballuar jo 500 shtepi, por 5000 e me shume! Nese taksat tona nuk do ishin vjedhur, sot kryeministri i vendit nuk do na turperonte si komb dhe te na nxirrte ne shitje!”, deklaron ish-zv.ministri, teksa kërkon të mos përkrahet mbështetja që po na jep presidenti Recep Tayyip Erdogan.

LEXO EDHE:  Vrasja tek ish blloku/ Detaje të reja nga hetimi

LEXO EDHE:  Fallsifikatore dhe hajdute/ Ja se si vjedhin bastardet e Bllokut, Rama-Nushi me check-upin!

“Pse mendoni se vendet e Bashkimit Europian nuk na ndihmojne? Vendet perendimore me drejtesi te forte nuk e financojne korrupsionin! 500 shtepi nuk jane asgje para asaj qe Turqia fiton duke shfrytezuar pasurite e kromit (dhe pasuri te tjera) ne Shqiperi! Paraja qe Turqia ka marre nga kromi nuk ka sjelle zhvillim te vendit, perkundrazi varferi! Per ata qe e duan Erdogan, le te shkojne ne Turqi dhe te kuptojne perpjekjet e popullit turk per te larguar pushtetin diktatorial. Ndihma dhe lemosha e nje diktatori nuk sjell zhvillim!

Eshte vetem forca dhe puna jone si komb qe mund te ndertoje shtetin Shqiptare!”, thekson ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ministri i Jashtëm grek tregon kur do rifillojnë negociatat me Shqipërinë/ Zbulon takimet e rëndësishme

Publikuar

-

Nga

Negociatat mes Shqipërisë dhe Greqisë pritet të rifillojnë sërish pasi të normalizohet situata e krijuar nga tërmeti.

Kështu të paktën ka lënë të nënkuptohet ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias gjatë një deklarate për mediat.

Dendias foli për vizitën e tij në Shqipëri menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit, ndërsa tha se gjatë ditëve në vijim do të angazhohet në takime me homologët francezë dhe holandezë.

LEXO EDHE:  9 kg drogë për VIP-at e bllokut/ Arrestohen 2 persona në Tiranë

LEXO EDHE:  Nga Sadik Bejko/ Doktor i Ri i Adhamudhit tek “Blloku”

Mediat e shtetit fqinj raportojnë se ministri i Jashtëm do t’i kërkojë këtyre dy shteteve t’i hapë negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi e ka cilësuar këtë si objektiv strategjik të Athinës.

Ndërkohë Denias ka njoftuar se mëngjesin e 9 dhjetorit do të mbajë takime me ministrat e Jashtëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut./ CNA.al

LEXO TE PLOTE