Connect with Us

Nard Ndoka “kërcënon” Ramën/ Plotëso kushtet e Bundestagut ose i rikthehemi protestave

Politikë

Nard Ndoka “kërcënon” Ramën/ Plotëso kushtet e Bundestagut ose i rikthehemi protestave

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka  i ftuar në “Report Tv”, u shpreh se protestat e opozitës do të vijojnë nëse kryeministri Edi Rama nuk do të ketë dakordësi për plotësimin e kushteve të Bundestagut.

Sipas Ndokës, kushte e Bundestagut dhe qëndrimi i Francës për shtyrjen e negociatave ishin një goditje e fortë për Ramën, si një mesazh i cili kërkon refklektim në formën e qeverisjes së vendit.

“Protesta është një armë në duart e qytetarëve. Edhe opozita është në krahun e tyre. Opozita do ti thërrasë ato kur të ketë konsumuar të gjithë  komunikimet. Nëse Rama nuk thërret një tryezë të përbashkët me opozitën për të plotësuar 9 kushtet e Bundestagut, do përballet me pasojat e protestave. Ne kemi bërë maskimumin. Ne jemi të ndërgjegjshëm se kryeministri nuk mund të rrëzohet vetëm me protesta, por janë një mënyrë për të treguar pakënaqësitë e popullit. Vendimi për shtyrjen e negociatave ishte një shuplakë për Ramën.

LEXO EDHE:  Galdini: Me Front apo pa Front, Edi Rama duhet të shkojë në demont...

Nuk është e thënë që me protestat Rama nuk rrëzohet. Mund të ketë protesta të fuqishme që mund të rrëzojnë atë. Ne kemi një kryeministër që nuk ndikohet fare nga gjendja ekonomike  e vendit. Ne nuk shohim që do të reflektojë. Pati një goditje edhe nga presidenti francez. Faktori ndërkombëtar nuk mund të godasë drejtpërdrejtë por mesazhi ishte i qartë që detyrimet nuk janë plotësuar. Është fati i madh që Bundestagu Gjerman janë në unison sa i takon 9 pikave. Politikat gjerman kanë një standard tjetër”, u shpreh Nard Ndoka./CNA.al

 

 

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pas përplasjeve me Vasilin/ Luan Rama rikthehet në Vlorë: Rezultati nuk na e shpërbleu punën

Publikuar

-

Nga

Pas përplasjeve me Vasilin/ Luan Rama rikthehet në Vlorë: Rezultati nuk na e shpërbleu punën

Nënkryetari i LSI-së dhe drejtuesi politik për këtë parti në qarkun e Vlorës, është rikthyer në qytetin bregdetar pas përplasjeve me Petrit Vasilin dhe injorimit të Monika Kryemadhit.

Pavarësisht se nuk mundi të fitojë mandatin e deputetit, Rama ka falenderuar koordinatorët dhe shtabet elektorale të LSI-së me të cilin punoi gjatë fushatës.

Në një status në rrjetet sociale, ai deklaron se ekipet e LSI-së janë të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm.

“Përsëri në Vlorë: Mirënjohje për angazhimin dhe punën me përkushtim. Përsëri në Vlorë, për të falenderuar me gjithë zemër dhe për t’ju shprehur mirënjohjen dhe respektin të gjithë koordinatorëve të LSI-së dhe shtabeve elektorale të saj që punuan me shumë pasion dhe përkushtim.

Pavarësisht rezultatit që nuk shpërbleu punën e bërë përballë makinerisë kriminale të pushtetit, ekipet e LSI-së të mbushura me djem dhe vajza të mrekullueshëm, ia dolën të fitojnë respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve, çka është një motiv më shumë për të qenë të bashkuar dhe për t’u bërë zëdhënës dhe mbrojtës të interesit qytetar.

I detyruar përulësisht ndaj të gjithë veprimtarëve të LSI-së dhe qytetarëve të Vlorës, Sarandës, Himarës, Selenicës, Delvinës, Finiqit dhe Ksamilit, unë nuk do të resht së foluri për problemet e tyre, për të përligjur respektin dhe mbështetjen e me zemër që më dhanë”, shkruan Luan Rama./ CNA.al

Petrit Vasili e “nxjerr jashtë loje”/ Luan Rama: Shqiptarët duhet të mësojnë të vërtetën

LEXO TE PLOTE

Politikë

Integrimi në BE/ Varhelyi: Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit pa Maqedoninë e Veriut

Publikuar

-

Nga

Integrimi në BE/ Varhelyi: Shqipëria mund të fillojë bisedimet e pranimit pa Maqedoninë e Veriut

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut deri tani janë trajtuar së bashku në rrugën e intergimit Europian.

Por problemet me të cilat Shkupi është përballur kohët e fundit me Sofjen, për shkak të çështjeve të një konteksti historik, BE mund të detyrohet të mbajë Konferencën e parë Ndërqeveritare vetëm me Shqipërinë, në vend të të dy vendeve.

Në një prononcim për mediat në Bruksel, mundësia që diçka e tillë të ndodhte u la e hapur nga Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Vlerësimi ynë është se të dy vendet, si Maqedonia e Veriut ashtu edhe Shqipëria kanë përmbushur të gjitha kushtet për të organizuar Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Shpresoj se do të jemi në gjendje të kemi konferencat e para ndërqeveritare në qershor të këtij viti. Nëse hasim përsëri në vështirësi me Maqedoninë e Veriut që do të thotë se do jemi të pasuksesshëm në bindjen e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për të arritur në një zgjidhje reciprokisht të pranueshme, atëherë do të shfaqet pyetja, nëse mund të shkojmë përpara vetëm me Shqipërinë, dhe ne do të duhet ta marrin në konsideratë këtë. Mund të jetë një opsion”, tha ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

‘Kandidatët nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota’/ Haxhiu tregon se çfarë e ‘fundosi’ PD

Publikuar

-

Nga

Haxhiu analizon gabimet e PD/ ‘Kandidatët nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota’

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar shkaqet që sollën humbjen e PD në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Opinion” ai tha se një pjesë e kandidatëve nuk kanë zbritur në terren për të siguruar vota.

“Unë e kam deklaruar dhe më herët, PD ka bërë fushatë të mirë të liderit, por jo të shtrirjes së deputetëve. 72 deputetë nuk kanë vota dhe janë në parlament dhe 72 deputetë nuk kanë zbrit në secilën shtëpi për të marr vota.

Defektet e PD-së kanë qenë se në disa zona janë dorëzuar herët dhe nuk e dinë se sistemi në qarqe u kishte mundësuar edhe fitoren.

Mos harroni se 5 -6 deputetë janë humb vetëm për 1800 vota. Nëse dikush kish pas përkujdesje aritmetike beteja kishte me qenë më e ashpër.

LEXO EDHE:  Galdini: Me Front apo pa Front, Edi Rama duhet të shkojë në demont…

LEXO EDHE:  Ironia e Ramës pas rekomandimit/ "Patetizëm naiv e krekosje idiote..."

Fushata e koncentruar në një lider, që është menduar se do të forcohet pozita e liderit të PD përkarshi një superlideri të PS. PS ëhstë e koncentuar në betejën publike të liderit.

Nëse strategjia e PD do të ishte lideri + të tjerët dhe lideri + shtrirja në secilën shtëpi për të kërkuar votat…. Shikoni votat e 15 të parëve në listë dhe do të shihni se ku janë defektet”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE