LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta takon kryeministrin e Vietnamit/ Pritet nënshkrimi i marrëveshjes së rëndësishme

22 Tetor 2019, 09:21, Politikë CNA
Meta takon kryeministrin e Vietnamit/ Pritet nënshkrimi i marrëveshjes

Presidenti Ilir Meta ka takuar kryeministrin e Vietnamit, Nguy?n Xuân Phúc, gjatë qendrimit të tij në Yokio.

Meta bën me dije se gjatë takimit, theksuan rëndësinë e nënshkrimit sa më parë të marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë, si dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve reciproke.

?Gjatë qëndrimit në Tokio, pata kënaqësinë të zhvilloja një takim të përzemërt me Kryeministrin e Vietnamit, z. Nguy?n Xuân Phúc.
Marrëdhëniet e veçanta tradicionale mes Shqipërisë dhe Vietnamit meritojnë të forcohen më tej, në kontekstin e ri të zhvillimeve të dy vendeve dhe objektivave të tyre për zhvillim të qëndrueshëm.
Theksuam rëndësinë e nënshkrimit sa më parë të marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë, si dhe për nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve reciproke?, shkruan Meta./CNA.al

Lajmet e fundit nga