LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbledhja e kryesisë së PS/ Zbardhen debatet mes Ramës, Xhafajt dhe Majkos

22 Tetor 2019, 08:48, Politikë CNA
Mbledhja e kryesisë së PS/ Zbardhen debatet mes Ramës, Xhafajt

Zbardhen debatet mes kryeministrit Edi Rama, ministrit të Diaspores Pandeli Majko, dhe ish ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, gjatë mbledhjes së djeshme të kryesisë së PS.

Sipas Panoramës, Majko, dhe Xhafaj, e kanë vënë në siklet kryeministrin Rama, kur i kërkuan dje që Kryesia e PS-së të dalë me një qëndrim në lidhje me moshapjen e negociatave.

Në fund të mbledhjes Xhafaj, kërkoi daljen me një qëndrim nga kryesia për çështjen e negociatave.
Ndërkohë Xhafaj është pasuar dhe nga ministri i Diasporës, Pandeli Majko, i cili madje i ka drejtuar kritika dhe ministrit në Detyrë, Gent Cakaj, për deklaratën që ai bëri pas kthimit nga Brukseli.

Sipas Majkos, shqiptarët prisnin vetëm hapjen e negociatave dhe asnjë përgjigje tjetër.
?Prandaj, unë them se ne si kryesi duhet të dalim me një qëndrim për këtë vendim të Këshillit Europian dhe duhet të kemi një qëndrim në logjikën edhe të zhvillimeve në rajon?, ka thënë Majko.

Nga ana tjetër kryeministri Rama është shprehur se qeveria që ai drejton, ka përmbushur të gjitha kushtet e kërkuara nga Komisioni Europian, gjë që u nënvizua dhe nga krerët më të lartë të Bashkimit Europian, që nga kancelarja Merkel, e me radhë kryeministrat e Italisë, Bullgarisë, madje sipas Kryeministrit Rama edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Kreu i PS-së, duke iu referuar reagimit të DASH, tha se për këto, vendimi i disa vendeve të BE-së ishte zhgënjyes dhe jo inkurajues. Madje, Rama për të bindur anëtarët e tij të kryesisë citoi edhe Presidentin e PE-së, Donald Tusk, por dhe Kryeministrin Konte, se refuzimi i hapjes së negociatave me Shqipqërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një gabim i madh historik.

Lajmet e fundit nga