Connect with Us

Makina përplaset me trafikndarësen/ Plagoset rëndë shoferi

Kronika

Makina përplaset me trafikndarësen/ Plagoset rëndë shoferi

Publikuar

-

Një tjetër aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.

Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin duke u përplasur me trafikndaresen pranë mbikalimit të Vorës.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë dejtuesi i automjetit./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

500 euro për transportin e sirianëve/ Kapet në flagrancë 21-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Finalizohet operacioni policor i koduar i koduar “Mengel”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 9 shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 – 500 euro për person, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.
Në kuadër të masave të marra për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të bëra nga strukturat e DVP Elbasan, për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave përgjegjës, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas transportonte nga Korça drejt Tiranës, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, organizuan punën duke finalizuar operacionin policor “Mengel”, në kuadër të operacionit, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R. M., 21 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë.

LEXO EDHE:  Dhunon bashkëshorten/Arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

LEXO EDHE:  Tragjike/ Makina përplas për vdekje çiklistin në Kavajë

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 9 shtetas sirianë, kundrejt fitimit që varionte 400-500 euro për secilin, për të kaluar kufirin me Malin e Zi, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, shtetasja A. S., 19 vjeçe, banuese në Kamzë, Tiranë.
Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I ofroi rryshfet policit që të përshpejtonte marrjen e pasaportës/ Arrestohet 58-vjeçari në Fier

Publikuar

-

Nga

I ofroi rryshfet policit që të përshpejtonte marrjen e pasaportës/ Arrestohet 58-vjeçari në Fier

Një 58-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë së Rendit, për të përshpejtuar procedurat për marrjen e pasaportës.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, ditën e sotme, nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 58 vjeç, banues në Fier.

LEXO EDHE:  Aksident në rrugën e Kombit/ Dy të plagosur

LEXO EDHE:  Përgjaken rrugët/ Tjetër aksident i rëndë

Ky shtetas i ofroi rryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për tërheqjen e pasaportës.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte futur për t’u larë/ 34-vjeçari gjendet i mbytur në Shëngjin

Publikuar

-

Nga

E rëndë/ Mbytet pushuesi nga Kosova te Shkëmbi i Kavajës

Një 34-vjeçar është mbytur në bregdetin e Shëngjinit pasditen e sotme.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00 kur trupi i pajetë i të riut është pikasur nga pushues në plazh. Ndonëse ai u nxor me shpejtësi nga uji, dhe u transportua në spital me urgjencë, 34-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet, ishte pa shenja jete.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE