LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Komplotonte me Stefan Fulen/ Berisha denoncon spiunin rus “mik” të Edi Ramës

22 Tetor 2019, 20:10, Politikë CNA
Komplotonte me Stefan Fulen/ Berisha denoncon spiunin rus “mik”

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ?Tempora? në RTV Ora, tha se Europa e ka të qartë se kush është Edi Rama, ndërsa hodhi akuza se ky i fundit komplotonte me ish diplomatin çek në Shqipëri, Stefan Fule për aferën korruptive të CEZ.

?Europa ka një memorie të sigurtë që nuk duhet të dyshojmë. Europa e ka të qartë se Rama erdhi në pushtet pasi bllokoi vendin e tij.

Bllokoi për këshilltarët e Fierit, për tre ligjit që ishin negociuar dhe ishte rënë dakord sepse Drejtori i Zgjerimit, italiani Sanino, ish këshilltar i Romano Prodit erdhi tek unë dhe unë i bëra pa asnjë  lloj vështirësie për të bërë lëshime, mjafton të mbeteshin standarde demokratike.

Dhe Rama pranoi çdo fjalë të atyre ligjeve dhe nuk i votoi sepse komplotonte me një person që unë edhe atëherë i kam quajtur potencialisht agjentë rus Stefan Fule.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga