Connect with Us

KLSH jep alarmin/ Koncesionet kanë dalë jashtë kontrollit

Politikë

KLSH jep alarmin/ Koncesionet kanë dalë jashtë kontrollit

Publikuar

-

Teksa qeveria ka ndërmarrë një sërë angazhimesh për projekte të Partneritetit Publik privat (PPP), Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar në raportin e Buxhetit Faktit 2018, se “monitorimi i kontratave koncesionare, deri tani ka rezultuar jashtë kontrollit shtetëror dhe me problematika të shumta, fakt që ngre problemin e cilësisë së përgatitjes së kontratës dhe indikatorëve të matshëm mbi monitorimin e shërbimeve për të cilat janë lidhur këto kontrata”.

KLSH konstaton se për vitin 2018 është respektuar kufiri i pagesave për koncesionet/PPP në raport me të ardhurat tatimore. Në nenin 4/2 “Minimizimi i riskut për veprime ekstrabuxhetore” të ligjit nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar është përcaktuar se “Shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor. Në rast tejkalimi të këtij kufiri, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese në krahun e të ardhurave buxhetore, të nevojshme dhe të mjaftueshme për t’u rikthyer brenda kufirit të lejuar, gjatë dy viteve të ardhshme buxhetore.”.

Nga KLSH vlerësohet i domosdoshëm respektimi i këtij kufiri për të gjithë kohëzgjatjen e kontratave koncesionare/PPP për vitet në vazhdim, sipas flukseve të projektuara saktë me qëllim vlerësimin e drejtë të respektimit të kufirit ligjor përpara miratimit të kontratave të reja koncesionare/PPP. Në lidhje me këto flukse dalëse sipas projekteve respektive në vitet përkatëse, bazuar në projektet e përzgjedhura për t’u audituar në Drejtorinë e Koncesioneve në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, auditim i cili është në fazën e hartimit të Raportit Përfundimtar, janë konstatuar disa diferenca në drejtim të vlerave të pasqyruara me efekt në respektimin e kufirit prej 5% të të ardhurave tatimore.

Këto anomali përfshijnë mungesën e kuantifikimit të flukseve dalëse të Buxhetit të Shtetit për përballimin e risqeve të marra përsipër nga sektori publik dhe në të njëjtën kohë, të të gjitha kostove që angazhon projekti si TVSH apo kostot e shpronësimit.

KLSH kërkon vëmendje maksimale mbi normën e rritjes së të ardhurave për efekt të respektimit të kufirit të 5% gjatë periudhave koncesionare të kontraktuara.

LEXO EDHE:  Raporti: Votat u blenë në zgjedhjet e 2017-s/ Partitë fshehën financimet

KLSh ka shprehur dhe shqetësim për ndikimin që PPP-të do të kenë te niveli i borxhit publik. Ai konstaton se monitorimi i treguesit të borxhit është tepër i rëndësishëm që të kryhet, duke marrë në konsideratë edhe implikimet buxhetore që lidhen me koncesionet/PPP. “Në këtë mënyrë, çdo kontratë e lidhur për koncesionet është një kontratë me flukse detyruese disavjeçare, për të cilën nevojitet financimi i realizimit të projektit. Referuar të dhënave aktuale në lidhje me 15 kontratat koncesionare rezulton se një pjesë e tyre, referuar standardeve të klasifikimit brenda ose jashtë bilancit të shtetit sipas risqeve të marra përsipër në kontratë, ndikojnë në treguesit e borxhit. Për këtë arsye, në planifikimin dhe realizimin e treguesve të borxhit është e rëndësishme që të merren në konsideratë këto kosto financiare që mbartin këto projekte, megjithëse Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk raporton në përputhje me standardet ndërkombëtare të raportimit, që kërkojnë që këto kontrata të raportohen në stokun e borxhit publik”, thuhet në raport.

2 miliardë euro koncesione deri në vitin 2032

Në 15 vitet e ardhshme (2019-2032), qeveria është angazhuar në projekte të Partneritetit Publik-Privat (PPP), për të cilat do të duhet të paguajë në total 2 miliardë euro, që do të vijnë nga paratë, që mbledh nga taksapaguesit.

Pagesat do të dyfishohen në 4 vitet e ardhshme, duke kulmuar në 2022, për të rënë më pas lehtë në vitet në vijim.

Nga 12.6 miliardë lekë që pritet të jenë pagesat nga buxheti për faturat e koncesioneve për këtë vit, ato do të kulmojnë në 2024-n, me 23.1 miliardë lekë, për të rënë më pas lehtë në vitet e ardhshme, duke zbritur në 2032 në 11.7 miliardë lekë. Pas këtij viti, i vetmi koncesion që do të vazhdojë të paguhet nga buxheti është ai i inceneratorit të Tiranës, me 1.5 miliardë lekë në vit deri në 2041. Në total, numri i kontratave koncesionare të miratuara, ose që kanë fituar mbështetjen buxhetore është 14. Rreth 60% të shumës së angazhuar e zënë kontratat për 4 rrugë, Thumanë – Vorë, Orikum – Dukat, Milot – Balldren dhe Rruga e Arbrit./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha i del krah Metës/ Dakord me Presidentin kur flet për “grusht shteti”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë në krah Metës kur flet për grusht shteti.

I ftuar në “Tempora” Berisha tha se Rama mund të largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni.

E vërteta është se ekonomia është në rrokullisje. Shqiptarët duhet ta dinë se rrogat e administratës publike nuk po paguhen me të ardhurat që mblidhen por me një mekanizëm jashtëzakonsiht të rrezikshëm bankar.

Ky borxh 82% që shkon dhe këtu nuk janë llogaritur 600 milion euro të prapambetura, është 14 miliard borxhi, nuk ka investitorë të huaj që të vjen. Mungesa e gjykatava është baras mungesë shteti ligjor dhe bashkë me borxhin e bën situatën dramatike. Zgjidhja është largimi i shkaktarit. Edi Rama largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni, pa lëshuar sheshin. Edi Rama e ka gjetur dhe ikën, ai le të ikë por më nuk kthehet dot në zyrë, nuk mund të rrijë kryeministër në tunelet e Skraparit dhe Mokrës. Jam dakord me Presidentin kur flet për grusht shteti”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ironizoi Metën për shpërndarjen e Parlamentit/ Presidenca “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ironizoi pak më parë presidentin Ilir Meta për deklaratën e këtij të fundit se populli do të shpërndajë Parlamentin.

Kreu i qeverisë tha se nuk surprizohet nga Meta, ndërsa theksoi se nuk shikon fall, sikurse pretendon për Kreun e Shtetit.

Pas kësaj ka ardhur menjëherë reagimi i Presidencës, konkretisht nga zëdhënësi i Metës Tedi Blushi.

Blushi i kujton me një fjali të vetme Ramës akuzat për lobimin e këtij të fundit, për të bërë një foto me ish-presidentin e SHBA Barack Obama, që pretendohet se është bërë me anë të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Bilal Shehu.

LEXO EDHE:  Mbi 100 milionë lekë dëm/ Kallëzohen penalisht 8 zyrtarë të Bashkisë Mallakastër

LEXO EDHE:  Berisha: Një rekord tjetër i zi për Shqipërinë e Noriegës

“Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”, thekson zëdhënësi i Kreut të Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

“Meta dhe Kryemadhi janë tërbuar”/ Ngjela tregon se çfarë po e tmerron Presidentin

Publikuar

-

Nga

ngjela deputetet e opozites deshmore

Shihni se në çfarë mediokriteti patologjik është politika shqiptare. Të tremburit nga goditja antikorrupsion kanë rrënë në absurd politik, dhe po na shfaqin një tragjikomedi.
Meta sot foli për një lëvizje të gjerë popullore, që do ta drejtojë ai për të shpëtuar shtetin.
Është president i republikës, por nuk ka asnjë përfillje ndërkombëtare. Është një njeri i përbuzur ndërkombëtarisht nga politika perëndimore. Dhe, tani po kërkon ndihmë nga shqiptarët, të cilët i ka zhvatur në njëzet vjet rresht. Ka në rrezik edhe veten, edhe pronat e tij, të fituara me korrupsion, por neve na thotë se shteti është në rrezik. Dhe do revolucion. Po, me kë mendon ta bëjë këtë. Në fakt, ne na bën për të qeshur, por ai vetë është në vaj. Në të vërtetë, kështu shfaqen të gjitha tragjikomeditë.

l.
Presidenti Meta po e quan grusht shteti shkarkimin e tij. Dhe do t’i drejtohet popullit shqiptar, i cili, në fakt, nuk e sheh dot me sy Presidentin e tij Meta. Por, si ka mundësi që këtë “grusht shteti” në Shqipëri nuk po e sheh as Brukseli dhe as Uashingtoni?!
Megjithatë, Meta thirri sot vetë Bashën për ndihmë.

Ndërsa, Berisha dhe Basha e dinë që Meta është një i humbur që kërkon të ngrerë popullin në revolucion, por ata e dinë gjithashtu se ai ndërkohë nuk po di ku të fusë kokën, dhe prandaj kërkon ndihmën e tyre.

ll.
Çifti Meta thotë se paska blerë pallate dhe prona pa fund me “ndihmën” financiare të vjehërrit të Metës, një punonjës ambulant ky, që banonte në një gatibodrum te Shallvaret në Tiranë. Kjo është komedi.
Dhe, tani, të dy janë bërë si të tërbuar se do t’ua marrin ato prona me një proces diskreditimi. Por, edhe Meta do të shkarkohet, se tani nuk e bllokon dot më Gjykatën Kushtetuese. Këtu qëndron e vërteta e frikës Meta.

LEXO EDHE:  Dëmi ekonomik 76 milion lekë/KLSH çon në Prokurori kreun e Bashkisë Himarë

LEXO EDHE:  Zbardhet raporti/ Gjykata “shkundet” nga të korruptuarit

Sot, Meta na tha se e ka popullin me vete, ndërsa na tregoi gjithashtu se shpresën e ka te Basha dhe Berisha, që këta t’i drejtohen Partisë Demokratike për të mbrojtur Metën. Po, a nuk e di Meta që Basha ka një çështje të hapur në Uashington dhe Meta është krejt i padëshirueshëm për Uashingtonin?

Të gjithë këta, në fakt, janë të trembur nga reforma që po imponojnë amerikanët si politikë kundrejt një Shqipërie të korruptuar, me tendencën për të vendosur këtu drejtësinë dhe antikorrupsionin, kurse çështja Meta po kuptohet që do të jetë e para.

lll .
Ndërkaq, përkrahësit e tyre politikë, të korruptuar edhe ata, janë të trembur dhe po rrinë gjithë sy e veshë, duke pyetur: çfarë po ndodh?
Asgjë e veçantë. Po mbyllet laku juridik për shkarkimin e Metës. Ndërsa Meta kuptohet se është i likuiduar. Jermi i tij i sotëm, që tha se do t’i drejtohej popullit, erdhi si pasojë e frikës nga ngritja e Gjykatës Kushtetuese, që ka nisur. Dhe prandaj e thirri Bashën, që bashkë të drejtonin revolucionin popullor për mbrojtjen e korrupsionit.
Kurse Basha, pasi doli nga Meta na foli nepër dhëmbë për një rrotacion abstrakt, se e di që Meta ka hyrë në luftë me Amerikën, por, ama, me një fishek.

Basha e provoi vjet me molotovët, që i shpërndau vetë te hordhitë e tija, dhe pastaj, pasi u kërcënua, shkoi me një frymë dhe i mblodhi po vetë. Po Meta, e di këtë?

E pra, ky në fakt është një aspekt i tragjikomedisë që vjen nga frika e ndëshkimit që po pritet të ketë korrupsioni i nivelit të lartë në Shqipëri. Dhe, siç duket, tani jemi në fillimin e fundit të tij.

LEXO TE PLOTE