Connect with Us

“Kacifas u bë kokë turku nga grekët”/ Artan Hoxha akuza Prokurorisë

Kronika

“Kacifas u bë kokë turku nga grekët”/ Artan Hoxha akuza Prokurorisë

Publikuar

-

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në  “Repolitix” ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja e Bularatit.

Hoxha tha se Kostandin Kacifas është bërë kokë turku nga grekët  dhe se Krimet e Rënda nuk kanë zbardhur asnjë prapaskenë të kësaj ngjarjeje.

Ky objekt që do ngrihej në kodrën e fshatit Bularat, i vetmi në Shqipëri që ka një varrezë greke që është gritur në bashkëpunim mes autoriteteve të dy vendeve. Personat që kishin hyrë nga Shqipëria nuk mund të afroheshin sepse kishin menduar të krijonin porbleme në grykën Këlcyrës ishin marrë masa nga policia. Duke u dashur të ruhej policia jonë kishte garantuar paprekshmërinë edhe nga persona që do vinin nga territori grek.

Për këtë shkak ndodhi ajo që ndodhi në Bularat. Vangjel Barka është banor i fshati Bularat, minoritar. Në rastin konkret nga hetimet nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret. Dosja është tek Krimet e Rënda dhe ka një prokuror Olsi Cela që është edhe kandidat për kryeprokuror.

LEXO EDHE:  Spartak Braho sulmon Artan Hoxhën/ Intrigant i vogël do përfundojë në burg, çanta ime ka një xhep për Artan Hoxhën

Ky hetim duhet të zbardhte se kush ndodhej pas Kostandin Kacifas. Ai ishte bërë kokë turku nga grekë. Kur u vra në Shqipëri ai u bë hero. Ajo është ngjarje tipike me sfond nacionalist”, tha Artan Hoxha./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U pezulluan nga SHÇBA/ Gjykata rikthen në detyrë dy policët

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Krujës rikthen në detyrë dy punonjësit e policisë të pezulluar për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për policët Muharrem Celami dhe Kadri Daci, të cilët janë ndihmës-specialistë për Rendin në Komisariatin e Policisë Krujë.

Gjykata la në fuqi kërkesën e Prokurorisë për 5 policët e tjerë, të cilët u pezulluan me vendim gjykate.

Kujtojmë se më 7 shkurt, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i pezulloi nga detyra pas një hetimi disa mujor.

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Bushatit në Shkodër/ Artan Hoxha jep arsyet, pse duhej të ikte më përpara

LEXO EDHE:  Artan Hoxha paralajmëron Tahirin: Nga sot trego kujdes për jetën

Ata akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit, ndërtimin pa leje, kanë manipuluar apo fshehur ngjarje kriminale, kanë penguar zbulimin e fakteve dhe të vërtetës dhe nuk kanë raportuar disa ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kishin kërkuar azil/ Riatdhesohen nga Franca dhe Belgjika 40 shqiptarë

Publikuar

-

Nga

40 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika.

Blutë bëjnë me dije se mesditën e sotme, me anë të një fluturimi me charter, të nisur nga Lille, në Francë, u riatdhesuan 40 shqiptarë, nga të cilët 34 nga Franca dhe 6 nga Belgjika.

Mësohet se prej 1 janarit 2020 e deri sot janë riatdhesuar 808 shtetas shqiptarë, të kthyer deportiv dhe të riatdhesuar nëpërmjet fluturimeve me charter, në bashkëpunim me Frontex-in, të cilët kanë pasur si qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha paralajmëron Tahirin: Nga sot trego kujdes për jetën

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Bushatit në Shkodër/ Artan Hoxha jep arsyet, pse duhej të ikte më përpara

Policia thekson se Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në Vlorë/ Digjen disa hektarë me shkurre

Publikuar

-

Nga

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme, ku si pasojë e flakëve janë djegur disa hektarë me shkurre.

Për shkak të terrenit të vështirë, pasi është një zonë moçalore, zjarrfikësja e ka shumë të vështirë që të ndërhyjë për të shuar zjarrin.
Mësohet se në vendngjarje është vetëm policia e Orikumit e cila po mbikqyr situatën./CNA.al

LEXO TE PLOTE