Connect with Us

Humbi të vëllain në aksident/ Blerina Gjylameti lutje publike: Për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më

Kronika

Humbi të vëllain në aksident/ Blerina Gjylameti lutje publike: Për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më

Publikuar

-

Deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka reaguar dy ditë pas humbjes së të vëllait, Elton Macolli në aksidentin tragjik në tunelin e Elbasanit.
Gjylameti ka komentuar lajmet në media dhe lutet që të ndalen aludimet që lidhen me shkaqet e aksidentit.

“Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment tju bëj veçse tju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme. Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që ska të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë.

Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm”, shkruan mes të tjerash Gjylameti.
Postimi i plotë:

Te dashur miq!
Ju falenderoj pa masë të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë mua dhe familjes time në këto orë dhe ditë të vështira.
Ndjej obligimin moral dhe qytetar tju informoj se në asnjë moment as nga unë as nga familjarët e mi nuk është bërë asnjë presion ndaj organeve ligjzbatuese as për shoferin e kamionit dhe për asnjë person tjetër. E vetmja gjë që na ka lehtësuar është që në aksident nuk është përfshirë asnjë jetë tjetër.
Për ata që duan të përfitojnë për lajme e klikime nga fatkeqësi të kësaj natyre nuk kam asnjë koment tju bëj veçse tju kujtoj se po bëjnë një gjë të kundraligjshme.
Për të gjithë ata që kanë gjetur moment për të shprehur publikisht mllefet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj çdo lloj gjëje që ska të bëjë me jetën e vëllait tim i them bëhuni njerëz dhe mos e kalofshi kurrë një gjë të tillë.
Do t’ju lutesha për hir të fëmijëve dhe familjarëve të mi mos të vazhdoni më me aludime se cila ishte arsyeja e atij aksidenti të tmerrshëm.
Kjo është një barrë e jona mos e lodhni më veten.
Zoti qoftë me ju dhe familjet tuaja!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Kishte vënë muzikë të lartë në lokal/ Policia shoqëron banakierin në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Kishte vënë muzikë të lartë në lokal/ Policia shoqëron banakierin në Tiranë

Banakieri i një lokali në Tiranë është proceduar penalisht për veprën penale prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Policia ka shoqëruar në komisariat shtetasin me iniciale B. H., 21 vjeç.

Gjithashtu, policia ka sekuestruar pajisjet që përdoreshin për të bërë muzikë në ambientet e këtij lokali.

“Në vijim të kontrollove për zbatimin e protokollit të sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe në bazë të ankesave të bëra nga qytetarët për një subjekt që vijonte aktivitetin duke prishur rendin dhe qetësinë publike, kanë organizuar punën dhe gjatë inspektimit në rrugën “Muhamed Gjollesha”, kanë konstatuar një lokal që vendoste muzikë të lartë, tej normave të lejuara. Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi dhe u procedua penalisht, për veprën penale “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, banakieri i lokalit, shtetasi B. H., 21 vjeç”, thotë policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Tirana/ Tentoi të kalonte 4 sirianë në Kosovë

Publikuar

-

Nga

Arrestohet në Morinë 21-vjeçari nga Tirana/ Tentoi të kalonte 4 sirianë në Kosovë

Një 21-vjeçar është arrestuar në Kukës pasi u kap në flagrancë duke transportuar 4 shtetas sirianë, në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K. V.,  i cili është kapur në fshatin Morinë, me automjetin tip “Volkswagen”, me të cilin po transportonte 4 sirianët.

Po ashtu,  gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

“Vijojnë kontrollet në akset rrugore dhe në kufirin e gjelbër, në zbatim të planit të përbashkët të masave mes DVP Kukës e Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihmë shtetasve nga vendet e treta, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme, kundrejt fitimit.

Në kuadër të kontrolleve evidentohet dhe arrestohet në flagrancë 1 shtetas, për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” kundrejt fitimit dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

LEXO EDHE:  Tre të plagosur nga një aksident në rrugën e Kombit

LEXO EDHE:  Makina përplas motorrin/ Vdes 67-vjeçari

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin K. V., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Morinë, me automjetin tip “Volksëagen”, me të cilin po transportonte 4 shtetas sirianë.

Shtetasi K. V., kundrejt fitimit do t’i ndihmonte shtetasit sirianë që të kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, në mënyrë të paligjshme.

Gjatë verifikimit të dokumentacionit rezultoi se ai drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shoferi humb kontrollin/ Kamioni i tonazhit të rëndë del nga rruga

Publikuar

-

Nga

Shoferi humb kontrollin/ Kamioni i tonazhit të rëndë del nga rruga

Një aksident rrugor është regjistruar sot në segmentin lidhës të aksit Fier-Levan.

Mësohet se një kamion i tonaxhit të rëndë ka dalë nga rruga, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Paraprakisht dyshoht se drejtuesi mund të ketë humbur kontrollin e mjetit për shkak të një manovrimi të gabuar.

Për shkak të aksidentit, trafiku në rrugë u bllokua derisa u bë e mundur zhvendosja e automjetit me anë të një vinçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE