Connect with Us

Fitorja e Albin Kurtit/ Manjani: Do sjellë trazira në politikën e estabishmentit

Politikë

Fitorja e Albin Kurtit/ Manjani: Do sjellë trazira në politikën e estabishmentit

Publikuar

-

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se Albin Kurti do sjellë trazira në politikën e estabishmentit të deri sotëm në Kosovë dhe Shqipëri.

Sipas tij, fitorja e eAlbinit, por edhe e Vjosa Osmani tregon se të shkuarës i ka ardhur fundi.

“Etiketimet në avancë, pa iu dhënë shancin të ulen në karriket e qeverisë, janë shprehje e mllefit të së shkuarës. Albinit, Vjosa dhe ekipit të tyre duhet tu urojmë suksese!
Do kemi kohë ti vlerësojmë se çfarë dinë të bëjnë”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë:
Andi Bejtja ka të drejtë!
Albin Kurti do sjellë trazira në politikën e estabishmentit të deri sotëm në Kosovë dhe Shqipëri.
Fitorja e Albinit, por edhe e Vjosa Osmani është në fakt fund i establishmentit të të fortëve e ustallarëve që në emër të së shkuarës i ranë në top të karadakut të sotmes e të ardhmes së shqiptarëve.
Fitorja e tyre tregon se të shkuarës i ka ardhë fundi.
Etiketimet në avancë, pa iu dhënë shancin të ulen në karriket e qeverisë, janë shprehje e mllefit të së shkuarës.
Albinit, Vjosa dhe ekipit të tyre duhet tu urojmë SUKSESE!
Do kemi kohë ti vlerësojmë se çfarë dinë të bëjnë…

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Petrit Vasili mesazh Xhafajt dhe Dvoranit/ “Ju pret fati i Katicës!”

Publikuar

-

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili i është përgjigjur deklaratave të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, i cili kritikoi sot anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, ku tha se ajo nuk ka respektuar vendimet e KED-së për anëtaret e rinj të Kushtetueses.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Xhafaj po tenton të mbrojë palaçollëkun e kreut të KED-së, Ardian Dvoranin, i cili sipas tij ka tentuar të kapë Gjykatën Kushtetuese për ta vënë më pas atë në shërbim të Rilindjes.

Ndërsa i krahasan këta dy të fundit me Janeva Katicën e Maqedonisë së Veriut.

Postimi i Vasilit:

Katica politike,qe mbron Katicen e KED dhe betimin te Bregu i Lanes! Sot Katica politike e reformes ne drejtesi Fatmir Xhafaj po guxon te mbroje palacollekun e Katices Dvorani Kryetar i KED, qe shkeli e dhunoi Kushtetuten e Ligjin per ti sherbyer kapjes se Gjykated Kushtetuese nga rilindja dhe per ta kthyer drejtesine ne pronen kriminale te saj.

Sot Katica politike guxon te shantazhoje edhe anetaret e KED ne mbrojtje te Katices Dvorani te KED. Mashtrimi publik arriti deri aty sa Katica politike te genjeje edhe per vendime te KED, qe nuk jane marre kurre si dhe per vendime qe KED e ka te pamundur me ligj qe ti marre dhe te shpalle fitues.

KED ka marre vendim vetem, qe vendimet e saj te publikohen ne faqen e Gjykates se Larte dhe kjo eshte e zeza mbi te bardhe e nuk e luan topi. Katica Dvorani dhe Katicat e tjera thjesht shnderruan Gazeten Zyrtare ne Landfill Zyrtar gje te cilin mbron sot Katica politike Xhafaj. Mbi Katicen Dvorani bie e gjithe pergjegjesia individuale penale per kete veprim dhe te shume te tjera ne funksion te rolit te tij ne puçin kushtetues duke filluar nga loja kriminale me dergimin e listave,manipulimin e vleresimit te kandidateve etj etj ndaj edhe do te pergjigjet deri ne nje.

Katica politike Xhafaj, qe ben presion gjoja ne emer te reformes duke permendur vecanerisht partneret amerikane,eshte dita sot qe ti kujtojme se SHBA eshte simboli i drejtesise pavarur,te pakapur dhe te pashantazhuar. Katica politike nuk mund te shperdoroje e keqperdore dot më SHBA dhe ate qe ato simbolizojne, si alibi per te kapur drejtesine dhe Gjykaten Kushtetuese.

Katica politike, qe bekoi zgjedhjen antikushtetuese te Arta Markut,qe vuri Ministrine e Brendeshme ne funksion te vellait trafikant,qe deklaroi 24 ore perpara vazhdimin dinjitoz te reformave dhe 24 ore me pas iku me bisht ne shale flet sot per parime e per kushtetute.

Katica politike me shoke e cuan kushtetuten ne ate derexhe qe kandidatja e vetshpallur te betohej te Bregu i Lanes. Nje notere e thjeshte u tregua shume me dinjitoze se te gjithe Katicat e kapura te marra bashke. I gjithe populli i sheh me neveri Katicat e Bregut te Lanes, qe mbrojne njera tjetren dhe kerkon vec ndeshkimin e tyre./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhja e delegatëve të PS/ Denoncohet skandali: Më tepër vota se anëtarë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas procesit të zgjedhor për përzgjedhjen e 706 delegatëve të Kongresit të PS, që pritet të mbahet në fillim të vitit 2020.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetareje, e cila shprehet se “rezultatet e votimit në njësinë 5 ishin më të larta se numri i votuesve”.
Postimi i plotë:
Krim elektoral edhe gjate votimit per delegate!
Socialistet ne njesine nr 5 nen moton “nga krimi, me krimin, per krimin” mbushin kutite e votimit! sb
Pershendetje dr.Berisha! Jam nje socialiste e thjeshte.Ne njesine nr.5 rezultatet e votimit te delegateve te PS ishin super te larta. Ka shume e me shume vota se antare,dhe flete votimi te marra ne dorzim.Keta po na fyejne edhe inteligjencen,ju lutem e postojeni edhe ne fb/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Presioni politik ndaj KED dhe Vitore Tushës”/ Reagon Meta: S’ka Rilindje që e shpëton Dvoranin

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale duke dënuar ashpër sulmet politike në adresë të anëtares së Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha.

Sipas Metës garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Ndërsa paralajmëron se një video po përgatitet.

“Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantët e krimit kushtetues po dalin vetë. Video po përgatitet!”, shkruan Meta në videon e plotë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE