Connect with Us

“Disa fakte që nuk mund të mos mbahen mend”/ Manjani tregon dështimet e PD, PS dhe LSI

Politikë

“Disa fakte që nuk mund të mos mbahen mend”/ Manjani tregon dështimet e PD, PS dhe LSI

Publikuar

-

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani i ka dhënë një leksion të mirë partive kryesore politike në vend, ndërsa kujton disa detaje nga aktiviteti i tyre politik.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani kujton vitin 2009, kur Rama dështoi sipas tij në protestën e përditshme me çadër në bulevard dhe u braktis nga populli.

Më tej, ai kujton vitin 2017, ku sipas tij të njëjtën gjë provoi edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Po ashtu ai kujton edhe LSI, në 2008 e cila e provoi të zaptonte Parlamentin, por me deputetë që hynë në grevë urie, por që sipas Manjani u braktis nga populli.

“Të gjithë ata që presin një revolucion me protesta të forta, dua ti sjell në vemendje këto fakte:
1. Rama, në 2009 e provoi i pari protestën e përditshme me çadër në bulevard. Por u katandis në pjesmarrje thjesht deputetësh dhe anëtarë të forumeve drejtuese të PS. Vetëm ata hynë në grevë urie se populli iku në shtëpi.

2. Basha, në 2017 e provoi me çadër dhe pati të njëjtin efekt, vetëm deputetët dhe disa njerëz ende në punë asokohe. Populli iku në shtëpi dhe shihte lajmet.

3. LSI, në 2008 e provoi të zaptonte edhe Parlamentin, por me deputetë që hynë në grevë urie. Populli përsëri iku në shtëpi…

LEXO EDHE:  A e rrëzon dosja “978”, kauzën e Lulzim Bashës për blerjen e votave?

4. Berisha, në 97- 2001 njihet si udhëheqës i protestave madje edhe të dhunshme. Por efekti ishte katastrofë, përfundoi i izoluar vetëm në një grusht militantësh sepse populli nuk e ndoqi.

5. Edhe me 21 janar 2011, Rama udhëhoqi një protestë të dhunshme nga e cila pati kundërpërgjigje të dhunshme dhe pati dhe viktima. Në atë sekond, populli iku prap në shtëpi.

Këto fakte më vijnë ndërmend, por edhe qeveria e Fatos Nanos të ’91 ra jo nga protesta popullore por nga greva e urisë së një grupi minatorësh në Valias.”-shkruan Manjani.

Pram sipas Manjanit nuk e kemi me qejf protestën e qëndrueshme, siç e kanë Grekët, Rumunët, Maqedonasit e Serbët. Edhe në Kosovë protestohet në mënyrë të qëndrueshme.

“Në Shqipëri politikën populli e sheh si teatër, për fat të keq! Prandaj dhe politikanët luajnë si të duan pa skenar e pa tekst…
Kjo spjegon në fakt arrogancën e Ramës sot, por edhe pamundësinë e Bashës dhe opozitës.
Shqiptarët reagojnë vetëm në kutitë e votimit. Pra fshehtas. Aty nuk të falin sado që t’ua vjedhësh votën. Të paktën deri më sot kështu ka ndodhur.”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Arta Vorpsi u betua tek noterja/ Salianji: Emër merr edhe Ver Llapa

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD, Ervin Salianji ka ironizuar betimin e Arta Vorpsit para noteres duke e krahasuar me “Ver llapën”, një personazh i njohur në rrugët e Tiranës.

“Ne kemi kohë që themi se Rama do të kapë gjithë institucionet e  drejtësisë. Lufta me presidentin është që të kapë e të nënshtrojë çdo institucion tjetër. Sa njerëz ka kur kalojnë në rrugën që thonë kam folur me Ufot, kam zëvendësuar Donald Trump. Të gjithë këta që dalin në rrugë marrin emër, emër merr edhe Ver Llapa”, u shpreh Salianji nga studion e Opinon në News 23.

LEXO EDHE:  PD nxjerr shifrat zyrtare/Bojkoti më i madh i demokratëve, sa votuan në çdo qark

LEXO EDHE:  A e rrëzon dosja “978”, kauzën e Lulzim Bashës për blerjen e votave?

Sipas ish deputetit, kryeministri po tenton të thotë “ligji jam unë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dhuna ndaj banorëve të Astirit/ Balliu tregon dy hapat që do ndërmerren nga opozita

Publikuar

-

Nga

Partia Demokratike ka paditur penalisht policinë dhe drejtues të IKMT-së për dhunën e ushtruar ndaj banorëve të zonës së Astirit.

Kallëzimi penal është dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës nga ish-deputeti Klevis Balliu dhe Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata.

Në një prononcim për mediat, ish-deputeti Klevis Balliu tha se padia është vetëm hapi i parë që ka ndërmarrë opozita, ndërsa hapi i dytë sipas tij është dëmshpërblimi cent për cent i këtyre banorëve, kur PD të vijë në pushtet.

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ Zbulohet skema si Rama po bllokon procesin

LEXO EDHE:  Intervista/ Meta: Ja qendrimi i LSI-së për ligjin e mbetjeve dhe roli ynë në 7 vitet e qeverisjes

“Padia është për shkopat e gomës, arrestimet e paligjshme, dhuna ppsikologjike, dhe drama që kanë kaluar fëmijët dhe gratë. Ky është thjeshtë hapi i partë i PD për të vënë para përgjegjësisë hajdutët.

Hapi i dytë është se me të ardhur në pushtet PD, VKM e e parë që qeveria do të nxjerrë do të jetë dëmshpërblimi cent për cent i këtyre banorëve. Shkatërrimi i shtëpive të tyre është bërë me justifikimin se ka një projejkt por nuk ka një të tillë.”-tha Balliu.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Hajdari takon Vjosa Osmanin/ Listat e hapura të Kosovës tregojnë se sa e konsoliduar është demokracia

Publikuar

-

Nga

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka takuar sot kandidaten për kryeministre të Kosovës, Vjosa Osmani.

Hajdari bën me dije se gjatë takimit, Osmani ka ndarë eksperiencën e LDK-së në zgjedhjet e fundit në Kosovë.

“Listat e hapura të Kosovës tregojnë se sa e konsoliduar është demokracia, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Parlament”, shkruan Hajdari.

Postimi i plotë:
Kënaqësi të takohesha me Znj. Vjosa Osmani, në selinë e LDK në Prishtinë.
Bisedë frytdhënëse ku Znj. Osmani ndau me ne eksperiencën e LDK-së me zgjedhjet e fundit në Kosovë.
Listat e hapura të Kosovës tregojnë se sa e konsoliduar është demokracia, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në mënyrë të drejtëpërdrejtë në Parlament.
I uroj shumë suksese Znj. Osmani, dhe shpresoj të thellohet bashkëpunimi i mëtejshëm ndërmjet dy Parlamenteve tona./CNA.al

LEXO TE PLOTE