Connect with Us

Denoncimi/ Ishte dënuar 6 herë, PS-ja e vendos sekretar bashkie

Politikë

Denoncimi/ Ishte dënuar 6 herë, PS-ja e vendos sekretar bashkie

Publikuar

-

Partia Demokratike vijon serinë e saj të denoncimeve kundrejt përfaqësuesve politik socialist në funksione publike.

Këtë herë ish deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka akuzuar sekretarin e ri të Bashkisë Delvinë, se ka qenë i dënuar së paku 6 herë për falsifikim.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale të shoqëruar me foton e disa dokumenteve, Salianji pretendon se ish-noteri Shkëlqim Haxhin është dënuar me 4 muaj burg në vitin 2016 për shpërdorim detyre pasi kishte falsifikuar dokumente me qëllim përfitimi vetjak.

“Ose kryetari ose sekretari me patjetër!

Kjo ështē moto e përzgjedhjes së atyre që duhet të ishin përfaqësues të qytetarëve por janë përfaqësues të pjesës më të errët të malavitës.

Në Bashkinë Delvinë sekretari i ri Shkëlqim Haxhi, i dënuar se paku 6 herë dhe fiks për këto merita është përzgjedhur!”, shkruan Salianji.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Përplasjet President-qeveri/ Lubonja: ‘Eleminimi’ i Metës, alarm për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

“Eleminimi’ i Metës, alarm i madh për të gjithë shqiptarët, kështu është shprehur analisti Fatos Lubonja.

I ftuar në studion e emisionit “Real Story”, duke bërë një paralele të situatës politike në vend me SHBA-në, Lubonja është shprehur se zgjidhja e ngërçit të Kushtetueses nuk duhet të shkonte tek Komisioni i Venecias.

“Është gabim kur thoni se ‘po e tha Amerika, ka mbaruar’. Amerika është një vend si gjithë të tjerët, me probleme, ka një President që “New York Times” i ka cilësuar 14 gënjeshtra. Pastaj kur erdhi Trump në pushte, ai tha; “hapeni këtë proces”. Mos ta marrim se Amerika është perfekte. Amerika pak ka ndërtuar? (Ka ndërtuar shtet autoritar) S’mund të shkojmë në Venecia. Pasi që ti të krijosh krediblitetin, dhe shqiptarët thonë; ‘ju jeni përfaqësues tanët dhe jo banda’. Kjo është rrugë e gjatë. Jeni në kapjen e drejtësisë. Dhe ‘eliminimi’ i presidenti është alarm i madh për të gjithë në që duam të jetojmë në një vend të lirë dhe në një vend të lirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku socialist në kërkim/ Klodiana Lala: “Ka patur dijeni për fatin e tij”

Publikuar

-

Gazetarja Klodiana Lala, e qenë prezent në studion e “Opinion” ku ndër të tjera u diskutua çështja e Agim Kajmakut, theksoi se kryebashkiaku socilalist ka patur dijeni për fatin e tij, nga punonjës të policisë.

“Kajmaku ka patur informacion paraprakisht  nga punonjës të policisë, dhe kam përshtypjen i kishte paraprirë fatit të tij.

Është një kryetar bashkie qe kishte fshehur një raport kriminal dhe këtu bie integriteti i një zyrtari.

LEXO EDHE:  Do të sjellë PD prova të reja për Xhafajn?/ Përgjigjet deputeti demokrat

Sipas Prokurorisë dhe vendimti të Gjykatës, njoftimi i ka shkuar të gjitha zyrave noteriale.

Si mund të mbrojë veten një zyrtar qe ka fshehur raportin kriminal, dhe ka mashtuar qytetarët  e tij që e votuan.

Policia dhe Prokurora ka informacione që ai është rreth e rrotull dhe nuk ka ikur jashtë Shqipërie”, theksoi Lala./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po më keqpërdoren kritikat”/ Kurti flet hapur për marrëdhëniet me Ramën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherazi kryeministri i ardhshëm i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “Open” mbrëmjen e sotme, teksa fliste për degën e Vetëvendosjes në Shqipëri, ka sqaruar edhe marrëdhënien e tij me Ramën dhe PS-në.

Kurti ka shprehur pakënaqësinë e tij rreth atyre që ai i cilëson si keq interpretime të marrëdhënies së tij me kryeministrin shqiptar, duke shtuar se marrëdhëniet me palëve janë të mira.

“Shpreh pakënaqësinë time lidhur me keqpërdorimin që i bëhet kritikave dhe mospajtimeve mes meje dhe Ramës, dhe këto keqinterpretime bëhen nga ata që nuk duan bashkimin mes Shqipërisë dhe Kosovës.

LEXO EDHE:  Propozimi për djegien e mandateve/ Basha i bën qefin Salianjit

Mospajtimet me Ramën keqpërdoren për fërkime që dikush i do me dy vendeve. Ka njerëz që janë kundër bashkimit të Kosovës me Shqipërinë”, është shprehur Kurti teksa shton se: “Ta ndihmojmë BE-në duke synuar një federatë tonën.”

Referuar marrëdhënieve me Partinë Socialiste, Kurti thotë se: “Kemi afërsi me PS-në, por dega jonë në Shqipëri, nuk është as pozitë dhe as opozitë. Unë nuk jam Bojken Abazi as Enis Sulstarova, ata drejtojnë degën e Shqipërisë dhe mund t’a pyesni atë”, vijon kreu i LVV./CNA.al

LEXO TE PLOTE