Connect with Us

Braktisja e 11 vjeçarit në kampin e ISIS/ Berisha: Qëndrim çnjerëzor i një shteti gangster

Politikë

Braktisja e 11 vjeçarit në kampin e ISIS/ Berisha: Qëndrim çnjerëzor i një shteti gangster

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha, ka dënuar braktisjen nga shteti të vogëlushit shqiptar, Alvin Berishës, i bllokuar në kampet e ISIS-it në Siri.

Sipas Berishës qeveria duhet të kishte ndërhyrë për të tërhequr qytetarët e saj, ashtu siç ka bërë Kosova pasi ishin të gjitha mundësitë.

“E kam ndjekur me shumë vëmendje këtë çështje. Ai fëmijë është më i braktisuri. I braktisur nga pamundësia e të atit, i cili nuk është i zoti të shkojë atje. I braktisur nga një grup gangsterësh në Tiranë që duhet të skuqen por s’kanë fytyrë.

I kam ndjekur mbrëmë të dy zv.ministrat. Thonin ka dinamikë, në një kohë kur Kosova i ka marrë dy muaj para. Në një kohë kur SHBA kanë bërë thirrje të përsëritur merrni fëmijët e gratë nga kampi.

Shqiptarët nuk kanë qenë pak atje. Dy zv. ministrat e Ramës mbrëmë mashtronin qytetarët për një fëmijë. Ata e kanë patur plotësisht të mundur shkonin ta merrnin, siç kanë shkuar të tjerët. Por kanë bërë të paditurin e të paqenin siç janë.

Asnjë lloj kanali nuk mund të shfrytëzonte Kosova e mos e shfrytëzonte Shqipëria.

Ky është një qëndrim çnjerëzor i një shteti gangster. Ai është fëmijë i pafajshëm dhe duhet të qëndrojmë të gjithë pas tij.”/CNA.al

 

 

 

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Sulmet e Metës ndaj ambasadës së SHBA/ Reagon DASH

Publikuar

-

Departamenti i Shtetit thotë se “është në dijeni” të komenteve të Presidentit Ilir Meta ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara dhe diplomatëve amerikanë dhe se “është duke e vëzhguar situatën”.

Pas sugjerimit të djeshëm të ambasadës amerikane në Tiranë që Shqipëria t’i drejtohej për opinion Komisionit të Venecias lidhur me përplasjen për çështjen e emërimeve të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti Meta u shpreh me një gjuhë të ashpër duke thënë “Jo më shtet të ambasadave, por shtet të së drejtës”.

Duke iu përgjigjur interesimit të Zërit të Amerikës për komentet e djeshme të Presidentit Meta, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se “respektimi i ligjit është mbi të gjitha”.

LEXO EDHE:  Tripoli/ Militantët e ISIS sulmojnë hotelin e të huajve

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkura nuk ka ndryshuar”, thotë zëdhënësi, duke shtuar se “vazhdimi i përparimit me reformat është jetik për stabilitetin dhe begatinë e Shqipërisë, si dhe për çuarjen përpara të synimit tonë të përbashkët, atë të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Shtetet e Bashkuara, shton më tej zëdhënësi, “do të vazhdojnë të mbështetin Shqipërinë si një vend mik, partner dhe aleat, teksa vendi kryen reforma jetike”./VOA

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po na rrjep”/ Studenti denoncon pedagogun e arkitekturës: Na detyron të anëtarësohemi në FRESH

Publikuar

-

Nga

Një student i Universitetit Politeknik në Tiranë, ka denoncuar pedagogun pasi i detyron të anëtarësohen në FRESH në këmbim të notës.

Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e studentit i cili shprehet se një pedagog te arkitektura i quajtur Ermir Gjoka “po i rrjep”.

“Ky petagog me arrogancën më të madhe na vjen në orë të mësimit dhe tallet me ne, na trajton si njerëz pavlerë E vetmja mënyrë që ta kesh mirë me pedagogun Ermir Gjoka është të rregjistrohesh te Forumi Socialist ose të besh kurse private me të”, thuhet në mesazhin e qytetarit dixhital.

Postimi i plotë:

Denoncon pedagogun se i detyron te anetaresohen ne FRESSH! sb
Pershendetje Z.Berisha
Jam student i arkitektures te universiteti politeknik.
Do doja te denoncoja nje petagog te arkitektura i quajtur Ermir Gjoka i cili po na rrjep z.Berisha
Po ju shkruaj se vetem ju keni mbetur shpresa e vetme per ne studentet e arkitektures
Ky petagog me arrogancen me te madhe na vjen ne ore te mesimit dhe tallet me ne na trajton si mjerez pavlere
E vetmja menyre qe ta kesh mire me petagogun Ermir Gjoka esht te rregjistrohesh te forumi socialist ose te besh kurse private me te.
Para 4 vitesh u be nje denoncim te faqja online e ministrise se arsimit dhe kur erdhi kontrollli nga ministria cuditerisht Ermir Gjokes nuk iu be nje kontroll dhe 2 petagogeve te tjere te lidhur me qeverine
Ju lutem z.Berisha na ndihmoni te ngrejme zerin pasi ora e mesimit ne lendet qe jep Ermir Gjoka esht bere politike
Gjith kohes levdrata per Edi Ramen dhe qeverine socialiste
Na shpetoni z.Berisha se jemi futur ne depresion sa vjen dita e marte dhe e merkur qe kemi mesim me te./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Muli i lëpihet Lulit

Publikuar

-

Nga

Megjithëse Partitë Popullore Europiane nuk kanë thënë asnjë fjalë për Lulzim Bashën por thjesht dhe vetëm kanë përsëritur nje apel të tyre drejtuar qeverisë shqiptare, atë që ka bërë dhe Bundestagu zyrtarisht, Muli i ashtuquajtur nga shumë njerëz në PD dhe që mban emrin e tij Flamur Noka, është kthyer fatkeqësisht në një lëpirës të Lulzim Bashës.

Duke humbur çdo personalitet dhe karakter, Muli na thotë se PPE i kanë hapur rrugën Lulit, a thua se koalicioni i Partive të Djatha Europiane  e heq dhe e vendos Ramën se ka qejf Muli që të vendoset Luli.

Në fakt përtej çdo qendrimi të PPE, i cili në fakt nuk ka asnjë fjalë të vetme, asnjë rresht të vetëm në mbështetje të Lulzim Bashës por ka thjesht dhe vetëm qendrime zyrtare ndaj qeverisë shqiptare.

Muli na thotë se i është hapur rruga Lulit, por që të zgjidhet Luli more Muli, që je fiks një nul duhet të votojnë shqiptarët dhe ta mbështesin Lulin por edhe pse ti i servilosesh që nesër të marrësh një mandate deputeti, ore Mul Nuli është shumë e vështirë që ai që do ti të bëhet kryeministër.

LEXO EDHE:  Kush i dogji mandatet e opozitës dhe ku po shkon PD-ja?!

Që Luli të bëhet kryeministër, ti e di shumë mirë që duhet të mbledhë vota, në Vlorë ku ty të kanë dëbuar, në Kukës ku ti nuk hyn dot, në Shkodër ku bëre lëmsh dynjanë apo në Tiranë ku mund të të vendosë në ndonjë zone.

Prandaj për të marrë një mandat deputeti dhe për të fituar PD, më mirë o Mul Nuli do të ishte që PD të ndyshonte, të ikte Luli të bashkoheshe dhe të shkonte drejt një fitoreje se kështu me ty dhe lëpirjet e tua o Mul nuli, Luli s’ ka për tu bërë kurrë kryeministër./CNA.al

LEXO TE PLOTE