LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berisha “shpërthen” kundër Ramës/ Ta shporrim një minutë e më parë monstren

22 Tetor 2019, 12:04, Politikë CNA
Berisha “shpërthen” kundër Ramës/ Ta shporrim

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të flasë më tone mjaft të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Edi Rama po rrezikon rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, gjë që sipas tij u arrrit me kriteret dhe standartet e plotesuara.

Sipas Berishës, Rama po ndjek politikën e spastrimit etnik dhe për këtë ai bën thirrje që ta shporrin një orë e më parë.

?Me kriteret dhe standartet e plotesuara shqiptaret fituan levizjen e lire ne Europe si arritjen e jetes se tyre. Kjo arritje kercenohet seriozisht çdo dite e me shume nga politika e Vaso Çubrilloviçit e spasrimit etnik te shqiptareve qe ndjek Zografi Bis, kercenohet nga eksportet e krimit, droges, armeve dhe trafiqet e tjera kriminale te narkoshteti te tij.
Te shporrim nje minute e me pare monstren! Rama ik! sb?-shkruan Berisha në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga