LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Astrit Patozi i shtrin Bashës 'dorën' e bashkëpunimit/ "Kam dy kushte"

22 Tetor 2019, 18:47, Politikë CNA
Astrit Patozi i shtrin Bashës 'dorën' e

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, nga studio e ?Mbrëmje në ABC? ka deklaruar se është pro një marrëveshje me Bashën, si kreu i partisë më të madhe opozitare në vend, mirëpo që kjo gjë të arrihet ka dy kushte kryesore.

Sipas Patozit, rotacioni politik me ardhjen e opozitës në pushtet është e mundur nese Basha tregon që vlen vërtet.

?Jam pro një bashkëpunimi me Lulzim Bashën vetëm në qoftë se ai bën dy gjëra: Së pari për Reformën Zgjedhore, pra nëse bëhet implementimi i një Reforme Zgjedhore të thellë dhe se dyti për ndryshimin e sistemit politik për të na cuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha një gjë të tillë e ka detyrim. E ka detyrim sepse është kreu i partisë më të madhe opozitare në vend. Asnjëherë nuk është e pamundur që Rama të rrëzohet nga pushteti.

Unë mendoj se Rama rrëzohet edhe tani me votë, por t?i duhet të tregosh që vlen. Secili duhet të japi kontributin e tij. Nëse ne bëjmë gjënë e duhur për të mbledhur çdo rrëke opozitare në vend, por për të sjell ndryshimin jo thjesht për të zënë karrigen, jam i sigurt që Rama largohet?, është shprehur Astrit Patozi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga