LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

11-vjeçari në kampet e Sirisë/ Deputeti kërkesë urgjente Kuvendit

22 Tetor 2019, 12:20, Politikë CNA
11-vjeçari në kampet e Sirisë/ Deputeti kërkesë

Deputeti i Bindjes Demokratike, Andi Përmeti i ka drejtuar një kërkesë urgjente Kuvendit të Shqipërisë, për të zhvilluar një interpelancë me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, për të dhënë shpejgime në lidhje me rastin e Alvin Berishës, djalit 11 vjecar që ndodhet i vetëm në kampet e Sirisë.

Kërkesa drejtuar Kuvendit, është firmosur nga deputetët Andi Përmeti, Alban Zeneli, Arben Elezi, Arlind Çaçani, Korab Lita, Halil Jakimi, Koci Tahiri, Kostaq Papa.

Në një mesazh në rrjetet sociale, deputeti Përmeti shkruan se ?Rasti i bere publik nga emisioni italian “Le Iene”, ku dukej qartazi qe mjaftonte vetem vullneti i shtetit shqiptar per te rikthyer Alvinin prane familjes.
Nje rast i cili nuk mund te lihet ne heshtje. Cdo prind duhet te vendose veten ne vendin e Afrimit dhe duhet ti kerkoje llogari qeverise se cfare masash po merr ne rastin konkret dhe sa kohe do ti duhet Alvinit te bashkohet me familjen.?

Lajmet e fundit nga