LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Zgjedhje të parakohshme ose do të jetë tepër vonë"/ Nard Ndoka mesazh për Ramën

21 Tetor 2019, 13:23, Politikë CNA
"Zgjedhje të parakohshme ose do të jetë tepër

“Vetëm zgjedhjet e parakohëshme e zgjidhin krizën”, kështu është shprehur në një postim në rrjetet sociale kreu i Partise Demokristiane, Nard Ndoka.

Po ashtu, ndër të tjera Ndoka ka bërë në një farë mënyre edhe një thirrje për reflektim nga ana e kryeministrit Rama, teksa shprehet se: “Sa më vonë vjen zgjidhja, aq me keq do jetë për vendin, për ty e rilindjen tënde dhe për të gjithë politikën përfaqësuese!”

“Sillu e perdridhu sa të duash me rilindasit e tu, por vetëm zgjedhjet e parakohëshme e zgjidhin krizën; me integrimin, Opozitën e Bashkuar, qytetarët dhe me Kombin tonë!
Sa më vonë vjen zgjidhja, aq me keq do jetë për vendin, për ty e rilindjen tënde dhe për të gjithë politikën përfaqësuese!”, është shprehur në postimin e tij Nard Ndoka./ CNA.al

Lajmet e fundit nga