LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VOA/ Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë Rama pas mos-hapjes së negociatave

21 Tetor 2019, 15:18, Politikë CNA
VOA/ Opozita kërkon dorëheqjen e qeverisë Rama pas mos-hapjes

?Një njeri po na mban peng të gjithëve. Kjo duhet të marrë fund?. ? Kështu u shpreh sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si përgjegjës për dështimet në procesin e integrimit europian dhe mos-hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Drejtuesi i bashkimit opozitar theksoi se ?situata e rëndë ekonomike, mungesa e mundësive, që vjen prej kapjes së institucioneve dhe pabarazisë para ligjit, ka detyruar shqiptarët të largohen në numra rekord si azilkërkues?.

?Europa refuzoi Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është i Edi Ramës, jo i Shqipërisë. Ky mesazh ka qenë më i fortë se kurrë nga Gjermania, që i tha Po Shqipërisë dhe Jo qeverisë përmes 9 kushteve që duhen përmbushur. Pa reforma serioze, të cilat ai nuk është në gjendje dhe nuk ka vullnetin t?i bëjë, Europa do të vazhdojë ta refuzojë Edi Ramën, por ne, shqiptarët, do të vazhdojmë të vuajmë pasojat? ? tha zoti Basha.

Ai deklaroi se kryeministri Rama duhet t?i kthejë mandatin popullit shqiptar, sepse ?shumica e vendeve ishin të një mendje se qeveria e Shqipërisë nuk e meritonte hapjen e negociatave dhe se kushtet treguan që qeveria ka bërë hapa pas?.

Ai tha se krimi, korrupsioni, blerja e votës, mosfunksionimi i gjykatave, nuk janë probleme të brendshme të Europës, por të qeverisë Rama.

?Kushtet e BE janë udhërrëfyesi ynë për të dalë nga kriza, për të ndërtuar një Shqipëri demokratike, me mundësi për të gjithë qytetarët e saj. Vënia para drejtësisë e te inkriminuarve dhe korruptuarve në nivele të larta janë kërkesat e panegociueshme për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit? ? tha ai.

Zoti Basha tha se qeveria e Tiranës duhet të ndjekë shembullin e Maqedonisë së Veriut dhe të largohet nga drejtimi i vendit.

?Me një qeveri të re, legjitime, e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që drejton procesin e negociatave europiane, mirëqenia dhe përparimi është i mundur? ? tha ai.

Por kryeministri Edi Rama hodhi poshtë kërkesat për dorëheqje dhe akuzoi opozitën se ajo punoi shumë fort për ta dështuar procesin.

?Ata nuk kanë lënë gur pa lëvizur por nuk ia dolën. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk morën atë që ju takonte si rezultat i një përplasje të brendshme në tryezën e familjes europiane për të ardhmen e Bashkimit Europian? ? tha ai.

Zoti Rama tha pas një mbledhje të Partisë Socialiste për të njëjtën temë se e vetmja gjë që Shqipëria ka në dorë është të bëjë detyrat e shtëpisë, dhe se përgjigja e fundit nga BE-ja nuk ndryshonte asgjë në trajektoren strategjike të vendit, PS-së dhe qeverisë.

?Detyrat tona të shtëpisë janë shumë të qarta. Rruga jonë vazhdon pa asnjë lëkundje dhe pa asnjë ekuivok. Ne duam të bëjmë Shqipërinë europiane për shqiptarët dhe fëmijët tanë dhe këtë do ta bëjmë përditë? ? tha ai.

Franca i kujtoi Shqipërisë se ka një numër të lartë azilantësh dhe emigrantësh, gjë që nuk përputhet me kërkesat e saj për integrim europian, ndërsa Gjermania i kërkoi të ringrejë Gjykatën Kushtetutese dhe të dënojë zyrtarët e inkriminuar në korrupsion gjyqësor dhe në krime zgjedhore./VOA

Lajmet e fundit nga