LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ulje e aksidenteve me 12.8% dhe një shtator i përgjakshëm/ INSTAT publikon raportin

21 Tetor 2019, 14:18, Kronika CNA
Ulje e aksidenteve me 12.8% dhe një shtator i përgjakshëm/ INSTAT

?12,8 % më pak aksidente rrugore në nëntëmujorin e 2019-tës, se sa një vit më parë?, kështu është shprehur në një raport të saj Instituti i Statistikave (INSTAT).

Sipas Istitutit në nëntëmujorin 2019, numërohen 1.136 aksidente rrugore nga 1.303 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e 2018, ku vetëm në muajin shtator 2019 numërohen 122 aksidente rrugore nga 156 aksidente të ndodhura në muajin shtator 2018, duke u ulur numrin e të aksidentuarve, përfshirë këtu të vrarët dhe të plagosurit, nga 218 në shtator 2018 në 152 në shtator 2019 ose 30,3 %.

Sipas INSTAT në nëntëmujorin 2019, në krahasim me nëntëmujorin e 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 157 persona nga 152 persona. Ndërsa vetëm në muajin Shtator të këtij viti numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 20 persona nga 9 persona të vdekur në Shtator 2018.

Numri i të aksidentuarve në nëntëmujorin e vitit 2019, rezulton 1.570 persona nga 1.765 persona, duke u ulur me 11,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në muajin Shtator 2019, aksidentet rrugore, në 86,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25 ?35 vjeç, duke zënë 32,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 13,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në nëntëmujorin 2019, aksidentet rrugore në 14,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 38,3 %, krahasuar me një vit më parë./CNA.al

Lajmet e fundit nga