Connect with Us

U rrëmbye dhe u torturua 13 vite më parë/ Djali i Remzi Hoxhës mesazh Ramës

Kronika

U rrëmbye dhe u torturua 13 vite më parë/ Djali i Remzi Hoxhës mesazh Ramës

Publikuar

-

Djali i të ndjerit Remzi Hoxha, i rrëmbyer dhe i torturuar 13 vjet më parë, Ardian Hoxha, tha sot se i implikuari kryesor i vrasjes së babait të tij, Budjon Meçe, nuk është më gjallë.

Në përkujtim të 24-vjetorit të vrasjes së të atit, e cila është cilësuar si një nga ngjarjet më enigmatike të Prokurorisë shqiptare,  Ardian Hoxha i ka drejtuar një mesazh kryeministrit, ndërsa tha se qeveria “Rama” dështoi të zbardhte këtë ngjarje. Po ashtu ai shtoi se babai i tij dha jetën për kombin shqiptar.

“Iu drejtova kryeministrit Rama, fillimisht na u tha se i duhej kohë, që të merret me çështjen. Por, në 2015 prapë e takova dhe i ofrova edhe një zgjidhje, se si ta zgjidhte më shpejt e më lehtë këtë çështje, duke e kapur Budjon Meçen, pasi kisha informacion se gjendej në Shqipëri, më orientoi te Saimir Tahiri, që ishte ministër i Brendshëm dhe më tha t’ia çoja të gjitha informacionet.

Tahirit ja kam nënvizuar që Budion Meçeja ka qenë i implikuar, në email shihet edhe përgjigja e tij, se do ja kalonte policisë, por që nuk është bërë asgjë. Tashmë kam informacionin se Meçeja nuk është i gjallë më. Kemi humbur një rast për të zbardhur drejtësinë. Kjo është shumë zhgënjyese për ne familjarët, pasi kishim shpresa të mëdha se do na ndihmonte të gjenim eshtrat. Kjo tregon se edhe kjo qeveri nuk ka qenë e interesuar të zbardhë rastin e babit tonë. Babi im, si shumë njerëz të tjerë, jetën e ka humbur për kombin shqiptar. Është shumë zhgënjyese për ne dhe shumë familje të tjera”, tha djali i Remzi Hoxhës.

LEXO EDHE:  Vrasja në Devoll/Vëllai i autorit i habit të gjithë: Ka qenë njëherë i dënuar, por ...!

Më tej, tha se për të ndihmuar në zbardhjen e kësaj vrasje, po përgatiten edhe dy dokumentarë për figurën e tij, njëri narrativ dhe tjetri artistik.

“Për të rritur presionin, ne kemi filluar të bëjmë edhe dokumentar për figurën e babait tim. Do bëhen dy dokumentarë, njëri narrativ dhe tjetri do të jetë dokumentar artistik”, u shpreh Ardian Hoxha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i frikshëm në SHBA/ Humb jetën shqiptari i fiksuar pas motorave

Publikuar

-

Nga

Një shtetas shqiptar që jetonte në Amerikë ka humbur jetën tragjikisht.

Nuri Kaloshi, ka ndërruar jetë pas një aksidenti të frikshëm që ka pësuar me motor.

Ai është aksidentuar me kamionin e mbeturinave, teksa gjykata ka vendosur që shoferi i makinës nuk ka pasur asnjë faji.

Lajmin  e hidhur e kanë bërë të ditur mediat e huaja./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kërcënoi sërish nga burgu/ Izolohet për tre muaj Neim Behari

Publikuar

-

Nga

I dënuari në burgun e Drenovës Neim Behari është izoluar për tre muaj pasi ka kërcënuar se do të kryente akte terrorsite.

Nuk është hera e parë që Behari kërcënon nga burgu pasi disa muaj më parë ai kërcënoi edhe një gjyqtar në Korçë si edhe Izet Haxhinë.

Gjykata e Korçës ka pranuar izolimin me tre muaj të Neim Beharit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U kap me armë dhe me drogë/ Arrestohet 32 vjeçari në Memaliaj

Publikuar

-

Nga

Goditet një rast i armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së drogave në doza të vogla.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë dhe Stacionin e Policisë Memaliaj bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Krahës 1, Bashkia Memaliaj.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi: 1 armë zjarri pistoletë “Zastava”, 1 armë gjahu teke, një pushkë sportive (të cilat i mbante pa leje), municion luftarak dhe 20 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

LEXO EDHE:  Ekzekutoi ish-të dashurën/ Si përfundoi disa herë në komisariat autori

LEXO EDHE:  Vrasja në Dibër/ Zbardhen të tjera detaje, 3 në pranga

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

LEXO TE PLOTE