Connect with Us

U helmuan nga zarfat e ardhur nga Serbia/ Lënë spitalin 12 komisionerët në Kosovë

Kosova & Rajoni

U helmuan nga zarfat e ardhur nga Serbia/ Lënë spitalin 12 komisionerët në Kosovë

Publikuar

-

12 numëruesit e votave dhe komisionerët e KQZ së Kosovës të cilët u helmuan nga zarfat me vota të ardhura nga serbia, kanë lanë sot Qendrën e Klinikës Infektive të Prishtinës.

Testat laboratorike konfirmuan se ata nuk vuan nga infeksion ngjitës dhe për rrjedhojë mund të vazhdojnë punën normalisht.

Në 13 tetor, 12 komisionerë të zgjedhjeve u helmuan nga disa zarfa me vota të ardhura nga Serbia. Ata shfaqen skuqje të lëkurës, djegie, enjtje të syve etj. Serbia akuzoi Kosovën se po e inskenon këtë rast për shkak të marrëdhënieve të tendosura midis dy vendeve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan/ Zbardhen detajet tronditëse

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje tragjikë ka ndodhur sot në Kosovë ku një police ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten.

Sipas burimeve të gazetës kosovare “Express”, efektivja me inicilet V.B., dyshohet se ka pasur probleme psikike dhe se para pak muajsh i është nënshtruar edhe një trajtimi shëndetësor.

Pas kësaj, sipas burimeve, ishte rekomanduar që tashmë të ndjerës t’i ulej edhe gradimi, por që nuk ishte marrë masë për pezullimin e saj nga puna.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona – anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

LEXO EDHE:  Përplasja e komisionerëve në veri/ Goran Rakiç i “hedh benzinë zjarrit”: Pse nuk guxojnë të votojnë me letërnjoftim serb?!

LEXO EDHE:  Mblidhet sot Parlamenti Europian/ Diskutime për dialogun Kosovë-Serbi

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipa mjekësore, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Rasti është duke u hetuar, ndërsa për detajet e tjera do të informoheni me kohë.”, shkruhet në njoftimin e policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Policja vrau katër familjarët dhe veten/ Kryetari i Gjilanit nuk përmban lotët

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri nuk ka përmbajtur dot lotët teksa do të jepte një deklaratë për mediat lidhur me vrasjen e 5- fishtë brenda familjes Bllaca.

Haziri thotë se familja Bllaca ishte një familje e respektuar dhe është tronditur nga lajmi tragjik.

“Është tronditës lajmi që sot ka ndodhur në Gjilan. Tragjedia që po kalojmë duhet të zbardhet. Shuarja e një familjeje është tragjedia më e madhe që mund të ndodhë. Ka qenë një familje e respektueshme, por deri këtu erdhi për shkak të problemit”, ka thënë Haziri me lot në sy./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Vrau prindërit, dy vëllezërit dhe veten/ Kush është efektivja e policisë që kreu krimin makabër

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Kosovën pasi një police e identifikuar si Valdete Bllaca, 45 vjeç,  ka qëlluar për vdekje katër anëtarë të familjes, e në fund ka bërë vetëvrasje.

Fillimisht, ajo dyshohet se ka vrarë dy prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot rreth orës 13h, nga një zyrtare policore janë vrarë 4 persona, anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan”, ka njoftuar Prokuroria.

LEXO EDHE:  Përplasja e komisionerëve në veri/ Goran Rakiç i “hedh benzinë zjarrit”: Pse nuk guxojnë të votojnë me letërnjoftim serb?!

LEXO EDHE:  Mini Shengeni Ballkanik/ Rama mbërrin në Serbi për firmosjen e marrëveshjes

Ende nuk janë bërë të ditura rrethanat të cilat mund të kenë çuar deri te vrasja e katër anëtarëve të familjes, e më pas vetëvrasjen.

LEXO TE PLOTE