Connect with Us

“U hapën negociatat për në BE!”/ Ironia e fortë e Ylli Dylgjerit

Opinione

“U hapën negociatat për në BE!”/ Ironia e fortë e Ylli Dylgjerit

Publikuar

-

Nuk di si tua përshkruaj ato çaste o miq. Një festim i paparë! Po tundej dheu.Tërmeti i fundit 5.8 ballë u harrua nga thirrjet frenetike në mikrofon të udhëheqësit modern Taulant Balla: Fitoreeeeee!  U hapëëëëën! Festëëëë!

Skenari i pritjes së LIDERIT ishte shkruar për tërë natën nga vetë Ai që e ideoj, sakrifikoj, drejtoj, kurorëzoj, dhe në fund firmoj këtë fitore historike të Shqipërisë.

Busti i Liderit Global po derdhej i tëri në çokollatë në sheshin Skënderbej, aty ku dikur rrinte diktatori mbi një piedestal betoni.

Tapeti i kuq ishte shtruar nga Rinasi në Qëndër.

Tirana po skuqej nga dekori, dritat, fishekzjarret dhe buçimat e këngës që drejtohej nga dora e dirigjentit Fon Er Velija.

Ndërkohe, Opozita po nxihej nga romuzet e Elisa &Co. Karikaturat me figurat e udhëheqësve të saj na kujtonin Daj Samin në festat e komunizmit. Fonia po përsëriste pa fund premtimin e Liderit Global me mjekër:

“Me çizme, pa çizme, me taka, pa taka, me kepucë, pa kepucë, Ne do ti hapim negociatat, Ne do ta bejme antare të Bashkimit Europian!”

Në këtë atmosfere elektrizuese, autobuzi i kuq dykatësh, mbante në bordin e tij kombëtaren Qeverisëse, që së bashku me një takëm ambasadorësh, me duart lart, e me “buzeqeshje Gent Cake” përshëndesnin popullin e elektrizuar. I vetmi Ambasador i hutuar, ishte Ai i OSBE që në shashtisje të plotë nga turma ngrinte gishtin e mesit.

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës tregon sekretet/Çfarë ndodhi dje në tryezën me Ramën

Prap thirrje: Europë, Europë! Kënga ushtonte anekand sheshit me të bukur te saj:

Tirana e kuqe,

Tirana e Partisë,

Gjysma e Erion Velisë!

Ne mes tyre, kamerat e TV te Aleksander Frangajt po fiksonin me kostumin  roze filantropistin Alexandër Sorros…të ardhur enkas për të kurorëzuar lodhjen e viteve të babait, gjyshit, dhe Atij vetë këto 30 vjet.

E kështu do kalonin orët, mes thirrjeve, gëzimit, shampanjës dhe ambulancave që shoqëroni të dehur e të tredhur për ndihmën e shpejt në spitalet e kryeqytetit…

Ndërkohë mëngjezi po zbardhte.

U zgjova i trembur. Çuçi, maçoku, sapo e kishte bërë përmjerjen e parë. Bashkë me erën e saj, një radio njoftonte larg një lajm:

…Shqipërisë dhe Maqedonisë, nuk i ishin hapur negociatat nga BE. Kisha qënë në endër…

Çohem i trembur! Shkoj dhe unë në tualet…/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Nga Klodian Tomorri/ Mirëqenia, borxhi dhe defterët e Ilir Beqjas

Publikuar

-

Nga

Deputeti socialist, Ilir Beqja deklaroi sot ne Kuvend se ne periudhen 2013-2019, borxhi publik eshte rritur me 18 per qind, ndersa te ardhurat per fryme me 25 per qind. Kjo sipas tij tregon se mireqenia neto e shqiptareve eshte rritur nen qeverisjen e maxhorances aktuale.

Ne fakt shifrat e deklaruara nga zoti Beqja nuk jane te sakta. Borxhi publik i Shqiperise ne fundt te vitit 2013 ishte 884 miliarde leke, ndersa ne fund te vitit te kaluar shifra ishte 1 mije e 112 miliarde leke.

Pra per periudhen te cilen referohet zoti Beqja borxhi publik i Shqiperise nuk eshte rritur me 18 per qind sa thote zoti Beqja, por me plot 25.8 per qind.

Tani, qe te ardhurat per fryme ne 6 vite te rriten me 26 per qind, do duhej qe cdo vit rritja e tyre te ishte mesatarisht rreth 4 per qind, bashke me efektin kumulativ te bazes. Por kjo nuk ka ndodhur.

Ne fakt, te ardhurat per fryme ne Shqiperi Instat ka filluar t’i llogarise vetem se fundmi. Dy vitet e para te llogaritur jane 2017-2018-a. Sipas instat ne vitin 2018, te ardhurat per fryme ne terma nominale u rriten me vetem 2.5 per qind. Dhe 2018 ishte viti me rritjen me te mire ekonomike i qeverise socialiste.



LEXO EDHE:  “Nuk do të bëhemi pjesë e mashtrimit”/ Kur hajduti bërtet kapeni hajdutin  

Por meqe treguesi i te ardhures per fryme ekziston vetem per dy vjet, ka nje menyre tjeter per te dhene panoramen e plote, mbi ate se kush eshte rritur me shpejt, borxhi apo mireqenia. Ky eshte krahasimi i Prodhimit Kombetar Nominal

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës tregon sekretet/Çfarë ndodhi dje në tryezën me Ramën

Per periudhen 2013-2019, PBB nominale e vendit eshte rritur po me rreth 25.8 per qind nga 1 mije e 355 miliarde leke qe ishte ne 1 mije e 705 miliarde leke. Me pak fjale ne terma nominale, borxhi publik i shqiperise ne periudhen 2013-2019 eshte rritur ne te njejten perqindje sa prodhimi kombetar nominal.

Nese i kthen numrat ne terma reale, atehere defteret duken shume me te hidhur nga ata te Beqjas. Me tej akoma nese llogarit te ardhuren kombetare per fryme, shkon edhe me keq.

Shkurt ne 6 vitet qe permend zoti Beqja, borxhi publik i vendit eshte rritur sa shtesa nominale e Prodhimit Kombetare. Po ndaloj tek 2019-a. Nese krahasimi do te perfshinte dhe vitin 2020, defteret e zotit Beqja do te ngjasonin me ato te Cicikovit.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Miron Çako/ Sakrilegj i përsëritur

Publikuar

-

Nga

Nga Miron Çako/ Sakrilegj i përsëritur

E gjithë bota e qytetëruar laike dhe fetare reagoi kundër vendimit të Gjykatës së Lartë të shtetit Turk për shndërrimin përsëri e Hagia Sofias në xhami.

Siç dihet botërisht Shën Sofia, që nga viti 1934 dhe deri më sot, ka funksionuar si muze dhe pasuri e kulturës botërore në mbrojtjen e UNESCO-s.

Presidenti Erdogan e quan këtë tjetërsim të kishës muze si veprim legjitim, sepse Shën Sofian e quan si pronë të shtetit turk, që kur osmanët pushtuan Kostandinopolin në vitin 1453 dhe kthyen pa dëshirën e të krishterëve Kishën Katedrale të Perandorisë Bizantine, kushtuar që në shekullin e VI “Urtësisë së Perëndisë” (Zotit Jisu Krisht), në xhami.

E gjithë bota e di se si u përdhos dhe u kthye në xhami Shën Sofia nga pushtuesi Sulltan Mehmet II Fahtiu.

Sulltan Mehmeti i II në 1453 ps.K dhe presidenti Erdogan në 2020 ps.K, dy njerëz të pushtetshëm, të osmanëve dhe turqve si besimtarë myslimanë duket kanë menduar se me këtë tjetërsim të kishës të Shën Sofias në xhami kanë bërë një vepër të pëlqyeshme përpara Allahut, profetit dhe fesë Islame.

Por a është ky veprim i përsëritur i drejtë sipas këndvështrimit islam?

Mesa dimë, feja e Islamit, që u shfaq në shekullin e VI pas Krishtit, është e mbështetur në librin e Kuranit, që për besimtarët myslimanë, është fjala e Allahut zbritur profetit Muhamed, si i fundit i profetëve.

Kjo fjalë është e patjetërsueshme dhe e detyrueshme për myslimanët deri në ditën e fundit dhe të gjithë do të gjykohen nga vargjet kuranore në ditën e fundit të kiametit.

Në qoftë se do ti referohemi Kuranit, atje do të shohim një tjetër këndvështrim dhe trajtim krejt ndryshe ndaj besimtarëve të feve jo-myslimane dhe objekteve të kultit të tyre, të cilët janë monoteiste dhe lusin një Zot ose janë njerëzit e Librit (Biblës) si judenjtë dhe krishterët.

Sipas interpretimit të teologëve myslimanë, Islami, që do të thotë “paqe”, garanton mbrojtjen e hebrenjve, të krishterëve dhe jo-myslimanëve të tjerë, që banojnë në tokat myslimane. Shtëpitë e tyre të adhurimit si kisha, sinagoga duhet të mbrohen nga sulmet dhe respektohet e drejta e tyre për të adhuruar sipas zgjedhjes së tyre. Ata bazohen në këtë interpretim nga fjalët e Kuranit.

Në Kuran lexojmë: “Sikur Allahu të mos i kontrollonte njerëzit me anë të të tjerëve (myslimanëve), do të ishin shkatërruar manastiret, kishat, sinagogat dhe xhamitë në të cilat përmendet shpesh emri i Allahut.” (Sure Haxhxh 22:40)

Vet Muhamedi, profeti dhe themeluesi i fesë Myslimane, ka lënë shëmbullin personal për mbrojtjen dhe për mos tjetërsimin në xhami të kishave të krishtera.

Është unikal shembulli i tij në respektimin e manastirit të Sinait ndërtuar në vendim ku profetit Moisi shekulli i XV pr.K iu shfaq Zoti. Ky manastir iu kushtua në fillim Tërëshenjtës Gjithmonë Virgjëreshës Mari, Nënës së Zotit Jisu Krisht dhe më pas mori emrin që mban dhe sot, të dëshmores së madhe Shën Ekaterinës.

Manastiri u ndërtua në shekullin e VI nga mbreti romak me origjinë ilire Justinian I, i cili ndërtoi edhe Shën Sofian.

Në këtë manastir ruhet deri më sot shenja e dorës së Muhamedit dhe deklarata e tij që ky manastir i të krishterëve dhe kishat e tyre të mos preket dhe tjetërsohen nga myslimanët.

“Ky është një mesazh nga Muhammed ibn Abdullah, si një garantues për ata që përqafojnë krishterimin, qofshin afër apo larg, ne jemi me ata.

Vërtet unë, shërbëtorët, ndihmuesit dhe pasuesit e mi i mbrojmë ata, sepse të krishterët janë qytetarët e mi dhe betohem në Allah, se unë do të jem kundër çdo gjëje që i mundon ata. Nuk ka detyrim për ata.

As gjykatësit e tyre s’kanë për t’u hequr nga postet e as murgjit nga manastiret e tyre.

Askush nuk do të shkatërrojë ose do të dëmtojë qoftë edhe një shtëpi të besimtarëve të tyre, apo do të rrëmbejë ndonjë gjë për t’ua dhënë myslimanëve. Kush rrëmben prej tyre, ai ka prishur besëlidhjen me Zotin dhe nuk i është bindur të Dërguarit të Tij. Vërtet, të krishterët janë aleatët e mi dhe kanë garancinë time kundër gjithçkaje që ata urrejnë.

Askush nuk do t’i detyrojë ata që të udhëtojnë, apo të luftojnë.



Myslimanët duhet të luftojnë për ata…Kisha e tyre duhet respektuar. Ata s’duhen ndaluar në riparimin e kishave të tyre dhe nuk duhen ndaluar as në shenjtërimin e besëlidhjeve të tyre.

Të gjithë (myslimanët) duhet të respektojnë marrëveshjen deri në Ditën e Fundit (fundi i botës).”

Përgjatë shekujve kjo kartë e tij për mbrojtjen e të drejtave të krishterëve nuk është nderuar dhe zbatuar me besnikëri nga të gjithë myslimanët kudo ku ata sundonin.

LEXO EDHE:  Negociatat/ Bojaxhi: Gjermania foli qartë, ja pse duhet vetting për gjithë drejtuesit e shtetit

LEXO EDHE:  Aleati i Bashës tregon sekretet/Çfarë ndodhi dje në tryezën me Ramën

Përveç rastit të Manastirit të Shën Ekaterinës, i cili nuk është prekur nga myslimanët, madje është ruajtur, ka patur shumë raste të përsëritura sidomos nga osmanët kur janë bërë sakrilegje me kishat duke i përdhosur dhe pastaj kthyer në xhami, ashtu si u veprua dhe po vazhdon të veprohet përsëri me kishën e Shën Sofias edhe sot, kur bota është më e qytetëruar dhe ka mësuar nga gabimet e të shkuarës e të drejtat e njeriut, si ajo besimit, e cila është saksionuar me ligje ndërkombëtare.

Por përveç sakrilegjeve ka pasur edhe raste që i kanë qëndruar besnik Kuranit dhe deklaratës së profetit të Islamit.

Shembull i mirë i ruajtjes së rreptë të të drejtave të jo-myslimanëve, në historinë e hershme islame, ishte praktika e Omar Ibn Al-Khattab, Kalifi i dytë i Islamit shekulli i VII.

Ai, pasi pushtoi Jerusalemin, u premtoi të krishterëve që jeta e tyre, prona e tyre, kishat e tyre të adhurimit, ikonat e tyre fetare dhe tërë komunitetet e tyre do të mbroheshin nga myslimanët.

Ai bëri edhe një traktat për marrdhënien paqësore ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve në qytetin e shenjtë të Jerusalemit, i cili u respektua përgjatë shekujve.

Në këtë deklarat shkruhet: “Në emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.

Kjo është ajo që u jepet siguri nga shërbëtori i Allahut, Omari, besimtarëve, për banorët e Jerusalemit.

Ai u jep atyre siguri për jetën e tyre, pronën e tyre, kishat dhe parakliset e tyre, për të sëmurët, shëndetin e tyre dhe tërë komunitetin e tyre. Kishat e tyre nuk do të zaptohen, shkatërrohen ose zvogëlohen në numër. Kishat dhe kryqet e tyre nuk do të përdhosen dhe as asgjë tjetër nga prona e tyre. Ata nuk do të detyrohen të braktisin fenë e tyre dhe askush prej tyre nuk do të dëmtohet.”

Omari, përveç deklatatës, ishte veçanërisht i kujdesshëm për të lënë shembullin personal që mos të linte asnjë shkak që të shkeleshin dhe tjetërsoheshin të drejtat për jo-myslimanët dhe veçanërisht të krishterët, që jetojnë nën autoritetin e tij.

Në një histori të famshme, Omari u ftua nga Patriarku i Kishës së Lindjes dhe Varrit të Shenjtë ( të Krishtit) për t’u lutur brenda Kishës së Ngjalljes.

Omari nuk pranoi, jo nga hezitimi për t’u lutur brenda një kishe orthodhokse, por sepse ai kishte frikë se disa myslimanë të paditur do ta keqkuptonin veprimin e tij dhe mund të zaptonin kishën pas vdekjes së tij dhe ta kthenin në një faltore islame.

Ibn Khaldun njoftoi: “Omar ibn Al-Khattab hyri në shtëpinë e shenjtë dhe erdhi në Kishën e Varrit të Shenjtë. Ai u ul brenda në mesin e shokëve të tij derisa të mbërrinte koha e lutjes. Omari i tha Patriarkut: “Unë dua të lutem”. Patriarku tha: “Këtu është vendi juaj i lutjes”, por Omari nuk pranoi dhe u lut në shkallët pranë një dere larg nga kisha. Kur Omari mbaroi lutjen, ai i tha Patriarkut:

“Nëse unë lutem brenda kishës, myslimanët pas meje do ta merrnin atë dhe ata do të thoshin: Omari u lut në kishë dhe do ta kthenin në xhami”

Pra, sipas Kuranit, profetit dhe themeluesit të fesë Islame Muhamedit dhe shembullit të personaliteteve të spikatur të fesë Islame, qytetarët jo-myslimanë, si të krishterët duhet të gëzojnë lirinë e fesë dhe adhurimin brenda kufijve të ligjit civil të vendeve myslimane. Kishat e tyre të adhurimit duhet të mbrohen nga besimtarët mysliman ndaj kujtdo që mund të dëshirojë t’i dëmtojë ata, sepse ata janë moneteist dhe i luten një Zoti ashtu si i luten edhe myslimanët .

Prandaj si sulltan Mehmeti i II në vitin 1453 dhe Erdogan në vitin 2020 që e shndërruan Agjia Sofian, Katedralen e të krishterëve në xhami pa dëshirën e krishterëve, kanë bërë një sakrilegj jo vetëm kundër krishtërimit, por ndaj vet Allahut, Kuranit dhe nuk janë bindur profetit e Islamit për respekt dhe mbrojtje të kishave dhe për këtë sakrilegj do përgjigjen në ditën e kiametit.

Jo vetëm të krishterët e gjithë botës duhet të reagojnë për këtë sakrilegj fetar të përsëritur, por edhe myslimanët në Turqi dhe në gjithë botën duhet të distancohen dhe të reagojnë kundër, sepse ky është një veprim i dhunshëm kundër fesë dhe sipas Fortlumturisë së tij Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe Shqipërisë, Anastasit, President nderi i Koferencës për fetë dhe paqen : “Dhuna në emër të fesë cënon shenjtërinë e vet fesë “.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

O bashkohuni e rrëzojeni, o boll u ankuat

Publikuar

-

Nga

O bashkohuni e rrëzojeni o boll u ankuat

Nga Ilir Levonja

* Tani radhën e protestave e kanë ata të klubeve të natës. Por pak kush po i dëgjon. Megjithatë ata dolën. Madje edhe e shanë me libër shtëpie Edi Ramën. Dhe në protestë ishin po vetëm ata. Nuk iu bashkua kush. Çdo kush ka hallin e vet. Kanë nge violinat e natës. Kështu të përgjigjen të tjerët. Kështu ndodh në Shqipëri. Ju kujtohet besoj. E nisën studentët, në kapërcyellin e dimrit 2018-2019 por nuk iu bashkua kush.

E para opozita u distancua sikur studentët po ankoheshin për një qeveri alienësh. Madje me mjeshtri u përdorën edhe ca grupe studentësh që një e më dy thoshin se nuk janë protesta politike por ekonomike. Megjithëse dëmet më të mëdha ekonomike vinë nga revanshet politike apo e thënë troç, nga tekat e politikës. Shembullin më të freskët keni faturën tashmë të depozituar prej 109 milion eurosh karshi një televizioni a investitori të huaj.

Dhe ta besosh që një brez që merret drejtpërdrejtë me studimet të injoroj këtë, pra faktin që kanceri ekonomik zë fill nga politika, është e dhimbshme, po ja që ndodhi në Shqipëri. Plot 3 vjet protestuan artistët e teatrit kombëtar, nuk iu bashkua kush. Kanë ngenë ata, kemi halle të tjera. Kështu thoshin. Veç tek-tuk ca shfaqje më shumë show për tregun e politikës se sa fitore për mos cenimin e të drejtës civile mbi vlerat kulturore dhe historike.



Po kaq vite kishin edhe një grup qytetarësh që protestonin për prishjen e banesave, për shkak të ndërtimit të një unaze. Ishin viktima të informalitetit në tregun e dyndjeve, a në vrullin trojeve të xanuna. E megjithatë askush nuk iu bashkua. I njëjti avaz, kanë ngenë ata, kemi halle të tjera. Protestuan fermerët, i derdhën bidonat me qumësht faqe botës, në kryqëzime rrugësh, para kamareve. Ua hapën spontet rimorkiove të zetorëve mezhdave të parcelave ku hodhën çfarë prodhuan, ku e kishin e nuk e kishin, trangullin, qepën, pataten, domaten. Por kush nuk ua vuri veshin. E kanë ngenë ata, mirë ua bëjnë, i kanë çmimet në stratosferë.

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave me BE/ Kushte të tjera për Shqipërinë?

LEXO EDHE:  “Nuk do të bëhemi pjesë e mashtrimit”/ Kur hajduti bërtet kapeni hajdutin  

Pse qeveria u thotë të mbjellin të gjithë domate? Ja kjo është shoqëria jonë, të gjithë për vete e asnjë për shoqërinë. Pasi shoqëria nuk është vetvetja. Tanimë po protestojnë këta të klubeve të natës. Dhe qeveriu është po aq ironik sa ishte me ata të teatrit, me ata të studimeve, me ata të domateve etj. Të gjithë bëjnë sehir njëri-tjetrin. Kurse gjallesa puplon, kërcënon me sy, nënqesh, i bënë dhe ata përballë të gajasen me batutat e tij. O dilni të gjithë, o mos u ankoni grupe grupe se shtadhjetë qeveri të ndërrohen në rajon, shtadhjetë breza të kaojnë, Edi Rama nuk ikën.

Nuk ka për të ikur kurrë me votë. Kurrë me afera marrëveshjesh, madje është koha më brutale, më ironike, kur debatohen marrëveshje me individë listash deri tek broshura themeltare e shtetit. Po ju nuk doni ta kuptoni. Vazhdoni se edhe shtadhjetë vjet të tjerë do ta shani Edin me libër shtëpie, veç ama ai në qeveri e ju ankonjës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE