Connect with Us

Takimi me grupin e PS-së/ Zbardhen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat

Politikë

Takimi me grupin e PS-së/ Zbardhen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot një një deklaratë për mediat, ku ka zbardhur detaje nga takimi me grupin parlamentar të PS-së.

Rama tha se në mbledhje është dhënë porosi për deputetët dhe ministrat të nisin proçesin e përfshirjes së grave dhe vajzave si bashkëkryetare të organizatës së grave socialiste.

“Është dhënë porosi deputetët dhe ministrat të nisin proçesin e përfshirjes së grave dhe vajzave si bashkëkryetare të organizatës së grave socialiste.

Kjo është domosdoshmëri në kushtet kur jemi partia më e votuar nga gratë dhe vajzat në Shqipëri. Ne ndajmë bindjen se muhabet bëhet me burrat, por punët bëhen me gratë”-tha Rama.

LEXO EDHE:  Paralajmëron Manjani/ Rama po punon për ditët e fundit

Më tej, ai tha se “Kemi diskutuar edhe për temen e ditës, mos marrja e vendimit të merituar për Shqipërinë dhe kemi rënë dakort se kjo nuk ndryshon asgjë në trajektoren e PS dhe qeverisë tonë. Në ditët në vijim kam një sërë komunikimesh me presidentin e Francës dhe drejtues të tjerë të vendeve anëtare për të kuptuar ecurinë e proçesit”.

Sa i takon Reformës Zgjedhore, Rama tha se “Do ecim përpara dhe brenda vitit do të ngjisim shkallën e parë”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmërim tjetër nga presidenca/ Prova të reja për grushin e shtetit

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Predisentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka paralajmëruar prova të reja për grushtin e shtetit.

Sipas Blushit, presidenti do të japë sot në orën 12:30 një konferencë për shtyp ku do të publikojë prova të reja për grushitn e shtetit.

Kujtojmë se një ditë më parë,  Meta thirri në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Nga Mitro Çela/ Dora e Zotit në sup të Ramës

LEXO EDHE:  Paralajmëron Manjani/ Rama po punon për ditët e fundit

Meta e njohu Bashën me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manjani zbulon “lojën” e Ramës/ Mesazhi i fortë për Metën, Berishën, Bashën e Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa komenton situatën politike në vend, shkruan se pa asnjë dyshim kryeministri Edi Rama ka hyrë tashmë në fushatë elektorale.

Më tej, Manjani thekson se “loja” e Ramës është se ai thotë “nuk ka më të mirë se unë”, me idenë që të thithë në këtë vorbull propagande Bashën dhe të tjerët të provojnë veten nëse janë më të mirë apo jo.

Sipas Manjanit, kjo është një grackë në të cilën ka rënë edhe opozita.

“Në fushatën e re elektorale që Edi Rama ka hyrë tashmë, nuk ka asnjë element surprizë.

Ai thotë “nuk ka më të mirë se unë”, me idenë që të thithë në këtë vorbull propagande Bashën dhe të tjerët të provojnë veten nëse janë më të mirë apo jo.

Në këtë grackë ka rënë disi edhe opozita, e cila ngjan si aleancë “kështjellash” në distancë e jo si njësi e organizuar e bashkrenduar dhe mbi të gjitha e vendosur për një betejë finale.

Pa dyshim në këtë konfiguracion Edi Rama luan mjeshtërisht. Jep gjithmonë idenë se “e ka rregulluar” muhabetin me kështjellën ngjitur. Qëllimi është demoralizimi i aleancës, pra përçarja.

PËRÇARJA e opozitës pra është qëllimi. Ky është ÇELËSI i suksesit politik të Edi Ramës.”-shkruan Manjani.

Më tej, ish-ministri i jep një leksion opozitës, ndërsa thekson se “Në këto kushte, nuk ka shumë shpikje për të bërë. Opozita duhet të dalë nga “kështjellat” dhe të mbushë rrugët se mllefi i njerëzve me qeverinë më të keqe të 30 viteve po ju kthehen në dëm, kur duhet të ishte avantazh.

Kjo është kohë bashkimi jo aleancë kështjellash! Duhet një bashkim i madh jo vetëm me miqtë, por edhe me “armiqtë” dmth kundërshtarët apo opozitarët e opozitës. Me të gjithë, të mërzitur, të larguar apo të përzënë. Me personalitete jo politike dhe bisnesmenë.

LEXO EDHE:  Rama me dy standarde/ Kush ministër duhet të kishte dorëzuar dorëheqjen pas Xhafajt

LEXO EDHE:  Paralajmëron Manjani/ Rama po punon për ditët e fundit

Me të gjithë ata që e rrefuzojnë këtë qeveri.

E përsëris jo vetëm me parti e miq, por edhe me individë, partie grupime “armiqsh”. Nuk përjashtohen nga kjo llogjikë as ato që morën mandatet e opozitës. Edhe ata duhen ftuar, jo për tu kërkuar ndjesë, por kontribut.

Të gjithë ata që kanë në mendjen e tyre nevojën për të shpëtuar sistemin demokratik, duhet të jenë në këtë front të madh.

Opozita zyrtare duhet të tejkalojë veten dhe të ftojë e t’i afrojë të gjithë në një front jo ideologjik, por historik.”.

Ndërkohë, Manjani ka edhe një mesazh të fortë për Bashën, Kryemadhi, por edhe për Berishën dhe Metën, për të cilët thotë se duhet ta kuptojnë nevojën ulëritëse për demokraci.

Po ashtu Manjani thekson se të gjithë duhet të jenë në një front kundër kësaj qeverie, duke përfshirë këtu edhe të ashtuquajturit “armiq”.

“Luli e Monika, por edhe Berisha e Meta duhet të kuptojnë se janë vetëm emra kalimtarë dhe se karrierat e tyre politike nuk kanë asnjë rëndësi përpara nevojës uleritëse për DEMOKRACI, SHTET jo politik dhe LIRI EKONOMIKE.

Asnjëri nga këto emra nuk e do më shumë demokracinë se fjala vjen Jozefina Topalli, Genc Ruli, Astrit Patozi etj. Asnjëri nga të gjithë këto emra nuk e do demokracinë më shumë se Fatos Lubonja apo djemtë e Thurjes, e të tjerë pa fund që nuk janë anëtarë të partive të opozitës për rrefuzojnë autokratin arrogant.

Fjala është në ndalet rregjimi më autokrakik i kohës, jo kush do jetë kryeministri i radhës.

Një mandat tjetër i panatyrshëm i Edi Ramës do të thotë edhe formalisht diktaturë. Asnjë shanc për sistem demokratik më!

Bashkimi bën fuqinë!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i del krah Metës/ Dakord me Presidentin kur flet për “grusht shteti”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë në krah Metës kur flet për grusht shteti.

I ftuar në “Tempora” Berisha tha se Rama mund të largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni.

E vërteta është se ekonomia është në rrokullisje. Shqiptarët duhet ta dinë se rrogat e administratës publike nuk po paguhen me të ardhurat që mblidhen por me një mekanizëm jashtëzakonsiht të rrezikshëm bankar.

Ky borxh 82% që shkon dhe këtu nuk janë llogaritur 600 milion euro të prapambetura, është 14 miliard borxhi, nuk ka investitorë të huaj që të vjen. Mungesa e gjykatava është baras mungesë shteti ligjor dhe bashkë me borxhin e bën situatën dramatike. Zgjidhja është largimi i shkaktarit. Edi Rama largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni, pa lëshuar sheshin. Edi Rama e ka gjetur dhe ikën, ai le të ikë por më nuk kthehet dot në zyrë, nuk mund të rrijë kryeministër në tunelet e Skraparit dhe Mokrës. Jam dakord me Presidentin kur flet për grusht shteti”./CNA.al

LEXO TE PLOTE