LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spiropali "thumbon" opozitës: E shpallën Macron “Hero Kombëtar”

21 Tetor 2019, 12:39, Politikë CNA
Spiropali "thumbon" opozitës: E shpallën Macron “Hero

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin Elisa Spiropali shprehet se liderët e opozitës gati sa nuk janë ngazëllyer me kundërshtimin e KE-së për të hapur negociatat për integrim.

Sipas Spiropalit, opozita e ka shpallur presidentin e Francës Emmanuel Macron ??Hero Kombëtar??.

?Janë për të ardhur keq deklaratat e papërgjegjshme të disa poltikanëve ashqiptarë që duan ta përdorin këtë rast për çështje të politikës së ditës. Vetë Tusk tha që i kemi bërë detyrat dhe nuk jeni ju shkaku. Por disa politikanë si Berisha, Meta, Basha gati sa nuk e falenderuan Macronin. Ne nuk merremi me fajësime. Kemi qenë të qartë në të gjitha deklaratat se ky nuk është një proçes i lehtë. Nuk ia kemi fshehur opinionit publik. Po flasim për reagimin post-factum. Krerët e poltiikës shqitpare janë ngazëllyer për qëndrimin e Francës. Duhet të ishin në solidaritet me qytetarët se e meritojmë negociatat. Interesat tona nuk përputhen me Francën. Macronin opozita e ka kthyer në ?Heroi Kombëtar?. Komisioneri Kukan, i cili ka mbështetur vazhdimit PD-në për shkak të kahut të njëjtë politik që përfaqëson deklaroi se Macron është i papërgjegjshëm dhe sabotator i proçesit të zgjerimit?, u shpreh Spiropali në studion e News 24.

Lajmet e fundit nga