LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si do të jetojmë në planetin Mars?

21 Tetor 2019, 08:20, Blog CNA
Si do të jetojmë në planetin Mars?

Si do të dukej një shtëpi në planetin Mars? Çfarë lloj rrobash duhej të veshim në Planetin e Kuq? Dhe si do ta kultivojmë atje ushqimin tonë? Përgjigjet e disa prej këtyre pyetjeve, janë ngritur në një ekspozitë të re ?Zhvendosja për në Mars?, në Muzeun e Dizajnit në Londër.

Tashmë po zhvillohet një garë të ethshme, për një mision të suksesshëm drejt Marsit. NASA po kordinon veprimet me disa institucione publike dhe private, që garojnë secili kush do të ulet i pari në Mars, dhe këtu përfshihet ?Space X? e miliarderit Elon Mask, ?Blue Origin? e Xhef Bezos, kompania e famshme Boeing dhe Administrata Kombëtare Kineze e Hapësirës.

NASA planifikon që të nisë një mision në planetin e kuq në vitet 2030, një afat mbi të cilin është dakordësuar edhe me grupimet e tjera private. Edhe pse ky synim, ngjan më shumë me një aspirate, se sa është realist. Shumë teknologji që kërkohen për këtë mision nuk ekzistojnë ene, përfshirë anijen, që është ose duke u zhvilluar, ose është akoma në fazën e prototipit.

Ajo që i ngjan një misioni në Mars, është ende larg nga të qënit i qartë. Disa ekipe shkencëtarësh, planifikojnë të ndërtojnë një habitat të plotë në këtë planet afër Tokës. Të tjerët, parashikojnë ndërtimin e stacioneve orbitale, që mund të shërbejnë si ?trampolina?, për të ndërmërrë udhëtime të kufizuara në sipërfaqe.

Por nuk është shumë herët të ëndërrohet, dhe as të niset të imagjinohet, sesi do të marrë formë i gjithë ky projekt ambicioz. E fokusuar tek roli, që do të luajë dizajni në dërgimin e njerëzve në Mars, ekspozita e çelur në Londër, është e pasur me materiale historike. Por aty gjenden edhe shumë elementë spekulativë, me një gamë të gjerë veprash, nga projektues të fushave të ndryshme.

Kuratorja Eleonor Uotson, thotë se modelet e shfaqura, ishin një përgjigje ndaj pyetjeve të shumta mbi misionet e ardhshme në Mars. ?Si për shembull si do të jetë veshja që i përshtatet mikrogravitetit, si do të ishte një habitat në Mars, dhe pyetje shumë më spekulative, si për shembull si mund të duket planeti pas 1.000 apo edhe 10.000 vjetësh?- thotë Uotson.

Midis pajisjeve eksperimentale, është një koleksion mode nga kompania ?RÆBURN?, që ka fantazuar se si mund të duken veshjet, që do të përdoren brenda habitateve Marsiane, të prodhuara nga materialet e ricikluara të anijeve.

Shumica e rrobave, janë bërë prej parashutave të ricikluara dhe batanijeve termike. ?Me një kosto prej 18.000 dollarë për 1 kg ngarkesë, dërgimi i sendeve në Mars është shumë i kushtueshëm. Prandaj çdo gjë që duhet marrë me vete, duhet ripërdorur me shumë zgjuarësi?- thekson Uotson.

Ekspozita përfshin 5 projekte arkitekturore, për modulet e mundshme të habitateve njerëzore në Mars. Ato janë të gjitha pjesë e konkursit të NASA-s, për shtypjen e habitatit në formatin 3D. Njëri prej tyre, e prodhuar nga kompania Hassell me qendër në Londër, është prodhuar në përmasa reale, në mënyrë që vizitorët të futen brenda dhe ta eksplorojnë.

Habitati ?Hassell?, përfshin pajisjet hidroponike. Jashtë habitatit, rrobat normale nuk do të mund t?i rezistonin atmosferës së ashpër të Marsit. Astonautët, do të kenë nevojë për kostume hapësinore si NDX-1, një nga projektet e para për udhëtimin në Mars, nga 2 inxhinierë të Universitetit të Dakotës së Veriut, Geri L.Herris dhe Dr de Leon.

Në krahasim me kostumet e dizajnuara për programin Apollo të eksplorimit të Hënës, kostumet e përgatitura për misionet në Mars, duhet të jenë shumë më fleksibël, pasi ato do të mbahen veshur me muaj ose apo edhe vite me radhë, dhe jo vetëm për pak ditë. Aktualisht, eksplorimi i Marsit kryhet vetëm nga robotët.

Deri tani, ka pasur 4 ulje të suksesshme të sondave në sipërfaqen e planetit të kuq. Aktualisht aty ndodhet vetëm njëra prej tyre, sonda ?Curiosity?. Marsi ka qenë gjithnjë një temë tërheqëse për shkencëtarët dhe ëndërrimtarët.  Por interesi për këtë planet pranë Tokës, ka arritur kulmin e tij vitet e fundit.

Kjo së pari, për shkak se teknologjitë që kërkohet për të shkuar atje, janë sot më të mundshme. Uotson thotë se interesi buron edhe nga gjendja aktuale e planetit tonë. ?Kriza e ndryshime klimatike ka frikësuar shumë njerëz. Ndaj ekziston prirja për ta menduar Marsin si një lloj mundësie alternative për njerëzimin, një planet B, që është shumë i rrezikshëm dhe problematik.

Por unë mendoj se një është një përpjekje që ia vlen, pasi të gjitha teknologjitë që kërko për të mundësuar një mision në Mars, si habitatet me zero mbetje, dhe bujqësia e qëndrueshme, kanë zbatime shumë pratike, që na duhen sot në Tokë?- përfundoi Uotson./ ?CNN?- Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga