LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri në burgun e Rrogozhinës/ Pezullohet gardiani, izolohen të burgosurit

21 Tetor 2019, 09:45, Kronika CNA
Sherri në burgun e Rrogozhinës/ Pezullohet gardiani, izolohen të

Gjykata e Fierit ka vendosur 3 muaj izolim për të burgosurit të cilët shkaktuan sherr pak ditë më parë në burgun e Rrogozhinës.
Të burgosurit, Vilson Veizi dhe Endrit Goga, kanë qenë dje të pranishëm në Gjykatë. Endrit Goga, mësohet se e ka pranuar që i ka gjuajtur me grusht të dënuarit Bajram Myftaraj, ndërsa Veizi refuzoi që të kishte gjuajtur.

Avokati i këtij të fundit është shprehur gjatë seancës se Veizi mund të ketë qenë i pranishëm momentin e sherrit, por ai ka vënë një aparat në zemër dhe ajo nuk e lejon që të përfshihet në zënka pasi rrezikon jetën.

Ndërkohë, prokurori, është shprehur se ngjarja për të cilën janë akuzuar dy të dënuarit është e dokumentuar me prova, pasi janë marrë pamjet e kamerave të sigurisë.
Në përfundim, prokurori përkoi që Vilson Veizi dhe Endrit Goga, të mbylleshin për 3 muaj në qeli izolimi të veçantë.

I gjithë sherri ka ndodhur në sy të njërit prej gardianëve që ndodhej në hyrje të palestrës, i cili është pezulluar nga detyra. Ndërsa mësohet se ka nisur edhe një hetim administrativ nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve./CNA.al

Lajmet e fundit nga