Connect with Us

Rrëfimi i gazetarit për 11-vjeçarin shqiptar në kampet e ISIS/ Rama nuk na është përgjigjur

Sociale

Rrëfimi i gazetarit për 11-vjeçarin shqiptar në kampet e ISIS/ Rama nuk na është përgjigjur

Publikuar

-

Në një lidhje direkte përemisionin “Open” gazetari italian Taulant Kopliku ka treguar me detaje se si qëndron situata e 11 vjeçarit, Alvin Berisha.

Sipas gazetarit, ka një sensibilizim të madh nga politika italiane, por edhe qytetar dhe artist italian apo edhe shqiptar, mirëpo mungon sensibilizimi nga ana e qeverisë shqiptare.

Kopliku shpreh se ka kontaktuar disa herë kryeministrin, por nuk ka marrë një përgjigje nga ky i fundit.

“Ju siguroj që jo vetëm nga politika italiane, por edhe nga persona të ndryshëm të artit dhe të kulturës në Itali  kanë patur interesim për Alvinin. Ka patur një sensibilizim të madh. Këto personazhe kanë kërkuar të bëjnë vullnetarizëm të paktën nga ana financiare, por këtu nuk bëhet fjalë për financa por për të dalë Alvini nga aty.

Po ashtu ka me dhjetra telefonata nga shqiptarë si në Itali, por edhe në Shqipëri që kërkojnë të bëjnë dicka. Ka një solidarizim të madh edhe nga shqiptarët.

Shpresoj që qeveria shqiptare të jetë duke punuar në fshehtësi,sikurse ju thatë, por me ne nuk ka patur asnjëlloj kontakti. Ka patur 2 telefonata ndaj kryeministrit Rama dhe ai nuk është përgjigjur. Ndoshta është e drejta e tij sepse nuk njihte numrin.

LEXO EDHE:  Largimi i Tahirit dhe deklaratat e opozitës/ Reagon kryeministri Rama

Po ashtu, zoti kryeministër ka një mesazh zanor në whats app.

Pak kohë më parë dikush nga Danimarka ka tërhequr 3 persona dhe koha që është dashur të tërhiqen ka qenë 10 minuta. Nuk është shumë e gjatë koha që duhet për tërheqjen e këtyre personave.

Si interlekutor aty ka shërbyer një përson, Ministër i Jashtëm i atij vendi, me emërin Abdyl Ahmid, i cili ka dhënë edhe numër telefoni. Këta autoritete kanë kërkuar qoftë edhe një kontakt dhe në këtë mënyrë fëmijët do të mund të transportoheshin duke u larguar nga Haizeken, në një territor të ndërmjetëm.

Këto informacione na i dhanë shërbimet e brendshme në qytetin e  Al -Holit”, është shprehur gazetari Taulant Kopliku./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Surprizat e motit/ Iu pret një ditë e bukur me diell, por ja sa do jenë temperaturat

Publikuar

-

Nga

Për ditën e sotme, moti do të vijojë të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare, ditë të bukura me diell por mengjese të freskëta.

Përgjatë ditës së Mërkurë kemi ndryshim gradual të situatës meteorologjike, pasi duke nisur nga orët e mesditës fillon shtimi gradual i vranësirave mesatare deri të dendura.

Përgjatë orëve të pasdites dhe kryesisht ato të mbrëmjes të ditës së Mërkurë nisin reshjet e shiut me itensitet të ulët në të gjithë territorin.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 6 / 14 °C
në vendet e ulëta: 5 / 15 °C
në vendet malore: 3 / 13 °C

LEXO EDHE:  Dashamir Shehi tregon kushtet për zgjedhje të parakohshme

LEXO EDHE:  “Pakti për Universitetin”/ Rama kërkon diskutim

Era pritet të fryjë e lehtë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 18 shkurt 2020

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Bashkëpunimi ne çift do jete edhe me i forte gjate kësaj dite. Tensioni qe ka ekzistuar me partnerin do te shuhet dhe ju do merrni fryme me lirisht. Beqaret nuk duhet te krijojnë shume iluzione sepse edhe mund te lëndohen. Me mire do jete t’i marrin gjerat sa me shtruar. Ne planin financiar Urani do ua beje gjerat me te lehta dhe nuk do keni tronditje si me pare.

DEMI 21. prill – 21. maj

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete shume elektrizues sot. Do debatoni për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe nuk do bini dot ne një mendje për asgjë. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë kështu qe nuk do kërkojnë me patjetër një lidhje. Duke i marre gjerat shtruar atyre do iu dale edhe me mire. Financat mezi do i menaxhoni si duhet dhe gjendja do përkeqësohet.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Ju qe keni kohe qe keni krijuar një lidhje, sot do kujdeseni për çdo detaj ne mënyrë qe gjerat t’iu ecin si duhet. Do toleroni edhe me shume se me pare. Beqaret do jene sharmante ne maksimum dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë prej muajsh. Situata financiare do jete goxha me e mire nga me pare. Shfrytëzojeni rastin për te bere edhe disa investime me shume.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Dite e mbushur me bashkëpunim ka për te qene kjo e sotmja për ju. Partneri do jete edhe me i duruar dhe me i gatshëm për t’ua bere qejfin çdo moment. Beqaret nuk do mendohen gjate për te hedhur hapa dhe mund te hidhen ne krah e dikujt qe ka kohe qe i josh. Financat duhet t’i menaxhoni me më shume kujdes sepse po iu filluan problemet zor se do i zgjidhni menjëherë.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Dielli do e ngrohe gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot dhe do beje qe marrëdhënia juaj me partnerin te jete e kënaqshme. Nuk do e mbani me kokën mënjanë dhe do afroheni me partnerin. Beqaret do jene gati edhe për aventura kalimtare vetëm qe te mos qëndrojnë me vetëm. Buxheti do jete goxha i qëndrueshëm. Shpenzimet e mëdha mundohuni t’i shtyni për me vone.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Ju te dashuruarit do keni një dite te jashtëzakonshme sot. Gëzimi qe do përjetoni do jete aq i madh saqë nuk do dëshironi te vije nata. Edhe beqaret do jene te privilegjuar. Qe ne orët e para te mëngjesit ata do njihen me persona interesante qe do i bëjnë te buzëqeshin. Financat do mbeten te kënaqshme. Ju do jeni realiste dhe do dini si t’i menaxhoni ato sa me mire.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Marrëdhënia ne çift ka për te qene disi me e stabilizuar sot. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe nuk do mbani me mëri as për te shkuarën. Beqaret do kenë mundësi te mira për te filluar aventura romantike mjaft emocionuese. Ne planin financiar mos merrni shume rreziqe sepse situata ne një moment mund t’iu dale jashtë kontrollit dhe do i vuani gjate pasojat.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Marrëdhënia juaj me partnerit do jete e mbushur me gëzim e hare sot. Do e keni me te lehte te komunikoni dhe te shprehni çdo dëshirë. Beqaret do kenë një dite plot surpriza te këndshme. Për te përjetuar kënaqësi e për te mos u ndier me vetëm mund te fillojnë edhe aventura afatshkurtra. Financat nuk do jene te mira dhe do jeni te detyruar te hiqni dore nga disa shpenzime.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Do jeni me te qarte për atë qe doni te bëni sot ne jetën tuaj ne çift dhe shume gjera kane për te marre udhën e duhur. Komunikimi dhe bashkëpunimi do jete i ngrohte. Beqaret nuk duhet te hezitojnë t’i shprehin ndjenjat sa me shume qe te mundin sepse vetëm ne këtë mënyrë do e bëjnë për vete personin e duhur. Ne planin financiar duhet kujdes. Ulini menjëherë shpenzimet.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite shume e bukur dhe pa te papritura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin tuaj dhe e ardhmja do jete e mrekullueshme. Edhe për beqaret perspektivat janë te mira. Mos prisni te filloni menjëherë lidhje serioze. Ne planin financiar duhet te reflektoni me kujdes dhe te mos hidhni hapa te pamenduara.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Do jeni shume te shqetësuar sot lidhur me një çështje delikate dhe asgjë nuk ka për te ecur si duhet me partnerin. Mos e lini shume pas dore sepse situata mund te dale edhe jashtë kontrollit tërësisht. Beqaret nuk duhet te tregohen impulsive sepse do gabojnë. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe edhe sikur gjendja e te ardhurave te jete e qëndrueshme.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dite shume e tensionuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do keni ide dhe mendime te ndryshme me partnerin dhe nuk do kuptoheni dot se bashku. Beqaret do kenë disa njohje, por asnjeri nuk do iu duket i përshtatshëm për ta pasur pranë. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen qe ju keni pritur. Do ju duhet ende kohe për ta përmirësuar situatën.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Donatorët zbulojnë ndihmat në Bruksel/ Tërmeti shkund sërish Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

Teksa në Bruksel është mbledhur Konferenca e donatorëve për Shqipërinë, një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është ndjerë pak momente më parë në jugperëndim të vendit.

Sipas Qendrës Europiane të Regjistrimit të Tërmeteve raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Lezhë.

Ndërkohë, që thellësia e tërmetit raportohet të ketë qenë 2 km.

LEXO TE PLOTE