Connect with Us

Rama rilicenson kompaninë që operonte në Landfillin e Sharrës kur u vra Ardit Gjoklaj

Politikë

Rama rilicenson kompaninë që operonte në Landfillin e Sharrës kur u vra Ardit Gjoklaj

Publikuar

-

atentat ndaj shoferit te eskavatorit

Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa thotë se qeveria Rama ka licensuar kompaninë që menaxhonte landfillin e Sharrës ku u vra Ardit Gjoklaj.

Sipas Zhupës, në muajin Prill 2019 , Ministria e Mjedisit dhe Turizimit e drejtuar nga Blendi Klosi, nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kanë licensuar kompaninë Alb Tech Plast sh.p.k me pronar Edurim Teqja për të vazhduar në Elbasan ushtrimin e aktivitetit në fushën e mbetjeve plastike dhe llojeve të tyre.

“Shteti jo vetëm që nuk ndërmori masa për shkeljet e evidentuara por sot e ka lincensuar përsëri në të njëjten fushë veprimatrie. Sa më shumë të abuzosh, të vrasësh, të skllavërosh njerëzit aq më të lehtë e ke të bësh biznes me rilindjen. Ky është modeli i biznesit që promovojnë, ndërsa biznesi i ndershëm po mbyllet çdo ditë”, shkruan Zhupa.

Postimi i plotë:

Lincesohet përsëri nga qeveria Rama, kompania që menaxhonte landfillin e Sharrës me bekimin e Veliaj dhe ku u vra Ardit Gjoklaj dhe skllavëroheshin punëtorët e kompanisë !

Ne muajin Prill 2019 , Ministria e Mjedisit dhe Turizimit e drejtuar nga Blendi Klosi , nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mjedisit kanë licensuar kompaninë Alb Tech Plast sh.p.k me pronar z. Edurim Teqja për të vazhduar në Elbasan ushtrimin e aktivitetit në fushën e mbetjeve plastike dhe llojeve të tyre.

“ Alb Tech Plast sh.p.k” është kompania “3R sh.p.k” e cila ka kryer ndryshim emri me 17 Maj 2018 dhe zotërohet nga z. Edurim Teqja, në vitin 2016 kjo kompani u kontraktua nga Veliaj, Bashkia Tiranë për kryer diferencimin e mbetjeve në Landfillin e Sharrës jashtë cdo kushti dhe parametri teknik .

Në investigimet e medias doli qartë që në Landfill shfrytezoheshin shumë persona, burra , gra dhe femijë jashtë kushteve të sigurusë në punë , pa sigurime shoqerore. Po ashtu ngjarja më e rëndë ndodhi 7 Gusht 2016 Ardit Gjoklaj u vra në ambjentet e Landfillit nga ekskavatori i kompanisë 3R sh.p.k .

Shteti jo vetëm që nuk ndërmori masa për shkeljet e evidentuara por sot e ka lincensuar përsëri në të njëjten fushë veprimatrie. Sa më shumë të abuzosh, të vrasësh, të skllavërosh njerëzit aq më të lehtë e ke të bësh biznes me rilindjen. Ky është modeli i biznesit që promovojnë, ndërsa biznesi i ndershëm po mbyllet çdo ditë.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Gjyqtarja që duhet të mbrojë Kushtetutën betohet në kafene”/ Shpërthen Kim Mehmeti

Publikuar

-

Analisti dhe shkrimtari i mirënjohur i trevës shqiptare të Maqedonisë së Veriut, Kim Mehmeti i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Ekopolitikë” në Ora News e ka quajtur të paprecedentë betimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi tek një zyrë noterie.

“Ky konflikti i fundit për Gjykatën Kushtetuese, unë  nuk jam gjykatës apo ndonjë njohës i mirë, por ka diçka që shihet edhe pa syzet e ekspertit, kur gjykatësja që duhet ta mbrojë kushtetutën shkon dhe bën betim në kafene kjo tregon çdo gjë”- tha Mehmeti.

LEXO EDHE:  Pas vdekjes së Ardit Gjoklajt/ Bashkia rigjallëron landfillin e Sharrës

Ditën e djeshme, Arta Vorpsi me betimin e saj tek noterja Miranda Xhemalçe shmangu Presidentin e Republikës, Ilir Meta, sikur se 3 anëtarët e tjera të emëruara.

Kopjen e betimit, Vorpsi ia dërgoi Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Në Kuvend ka politikanë homoseksualë të padeklaruar”/ Nuk përmbahet Kujtim Gjuzi

Publikuar

-

Arbër Kodra, Drejtor Ekzekutiv i “Open Mind Spectrum Albania” (OMSA),  i ftuar  mbrëmjen e sotme në programin “Historia ime”teksa rrëfeu se si ka ndryshuar jeta e tij pasi tregoi publikisht se është homoseksual, hodhi dyshimet se edhe në qeverinë aktuale dhe në Kuvend ka persona të komunitetit LGBT.

Menjëherë pas këtyre deklaratave ka ndërhyrë kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, në një lidhje telefonike në emisionin.

Pjesë nga biseda

Kujtim Gjuzi: Nëse në fillim kishim Jezus Krishtin dhe para tij paganët, evolucioni ndoshta dhe darvinizmi i këtyre lloj njerëzve. Po i them lloj unë tani, se këta janë paksa të veçantë nuk mund të themi se janë si të gjithë njerëzit.

LEXO EDHE:  “Vrasja” e Veliajt dhe heshtja e Ramës, Metës dhe Bashës

Arbër: Jo mo zotëri se njësoj jemi, siç je dhe ti…

Kujtim Gjuzi: Normalisht që ata kanë hapësirën e tyre dhe ata nuk mund të dalin lakuriq në mes të bulevardit.

Arbër: S’është e vërtetë. Ku ka parë zoti Gjuzi që kemi dalë lakuriq në mes të bulevardit.

Kujtim Gjuzi: Mos thuaj që s’kemi dalë lakuriq Arbër, se s’di si të të them ty tani, zonjë apo zonjushë.

Arbër: Zoti Gjuzi bën një gabim me termat.

Kujtim Gjuzi: Mos u merr me këtë pjesë, merru me veten tënde./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ish Ministri i Drejtësisë/ “Rezoluta nuk ka asnjë vlerë ligjore! Asnjë, po asnjë fare!”

Publikuar

-

Nga

Pasi paraditen e sotme Kuvendi i mbledhur në seancë të Jashtëzakonëshme me 97 vota pro, asnjë kundër dhe 4 abstenim, ka miratuar një Rezolutë për shmangien e krizës Kushtetuese, ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale një postim që e hedh poshtë gjithsa ka ndodhur.

“Rezoluta nuk ka asnjë vlerë ligjore! Asnjë, po asnjë fare!-shkruan ai në nisje të mesazhit që vijon:

“Lexojeni Kushtetutën e Republikës dhe nuk do ta gjeni askund fjalën Rezolutë, jo më si normë me fuqi detyruese.

LEXO EDHE:  Video-Tymi toksik “mbulon” Tiranën/ Zjarr në Landfillin e Sharrës

Rezoluta parlamenti ynë ka miratuar plot në vite, por të gjitha janë të natyrës deklarative jo normuese, as urdhëruese.

Ajo që mbetet janë vendimet zyrtare të Parlamentit për emërimin e 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dy dekretet e Presidentit për të emëruar anëtarët e tjerë dhe, ceremonia zyrtare e betimit të atyre që janë emëruar.

Të tjerat janë barcoleta me ose të pa noterizuara”./CNA.al

LEXO TE PLOTE