LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Protestat do të vijojnë”/ Kryemadhi: Futja e Shqipërisë në BE, synim i opozitës

21 Tetor 2019, 17:54, Politikë CNA
“Protestat do të vijojnë”/ Kryemadhi: Futja e

?Futja e Shqipërisë në BE, pjesë e axhendës së opozitës?, kështu është shprehur në një prenoncim për media pas mbledhjes së aleatëve kryetarja e LSI-së, monika Kryemadhi. Sipas Kryemadhit, opozita në mënyrë unison ka rënë dakord për krijimin e një plani për zgjidhjen e krizës politike.

?BE e ka thënë qartë se në Shqipëri ka krizë politike . BE e ka lënë si një kusht është Reforma Zgjedhore, ilegjitimitetin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare sa më shpejt.

Nuk ka integrim pa zgjedhje të lira. Ne si opozitë jemi tepër të qartë se e ardhmja e Shqipërisë është  BE-ja me partner strategjik SHBA.  Çdo tentativë për të kërcënuar partnerët janë politika të dështuara dhe çdo veprim tjetër që bën Rama është pjesë e paturpsisë së tij. Shqiptarët janë ata që duhet të vendosin. Duhet të ikim nga kjo situatë e errët. Ka një dritë jeshile që janë 9 kushtet e Bundestagut. Unë mendoj dhe jam e bindur që gjërat do të ecin përpara dhe se duhet bërë Reforma Zgjedhore dhe të zgjidhet kriza politike .

Ritheksoj qëndrimin unison të planit opozitar për të ecur përpara drejt gjetjes së një zgjidhje dhe paraqitjes së saj për zgjidhjen e krizës politike.

Protestat gjithmon janë pjesë e pjesë e aksionit opozitar. Protestat nuk janë me axhend, por me organizim. Opozita tashmë ka në axhend futjen e Shqipërisë në BE. Protestat do të vijojnë?, u shpreh Kryemadhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga