Connect with Us

Nuk ndalet Rama/ I përgjigjet Bashës përmes Contes

Politikë

Nuk ndalet Rama/ I përgjigjet Bashës përmes Contes

Publikuar

-

Vijojnë replikat midis kryeministrit Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ndërkohë që kreu i selisë blu, përmes një prenoncimi për mediat edhe njëherë tjetër bëri fajtor Ramën për mosçeljen e negociatave, kësaj rradhe kryeministri ka zgjedhur t’i përgjigjet atij përmes deklaratës së kryeministrit italian Giuseppse Conte.

“Mbledhja e mbrëmëshme do të mbahet mend si një gabim historik. Shqipëria meriton hapjen e negociatave”, thuhet në një foto të publikuar nga Rama, krahas së cilës kryeministri shkruan: “Pa koment”./ CNA.al

Image may contain: 2 people, suit and text

1 Koment

1 Koment

  1. t

    21 Tetor, 2019 at 6:22 pm

    Pet neg.vendoi macron,kur u shpreh se nuk ishin dakort shumica e vendeve,dhe jo conti

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Studentët e vetmja opozitë kundër Ramës”/ Topi akuza palëve politike

Publikuar

-

Nga

“Studentët e vetmja opozitë e fortë kundër Ramës”, kështu është shprehur  ish Presidenti Bamir Topi, teksa fajson opozitën për krizën aktuale politike në të cilën ndodhemi.  Në një intervistë për RTV Ora, Topi është shprehur se ka qenë pikërisht politika në sinkron e opozitës dhe mazhorancës ato të cilat shkatërruan çdo frymë apo lëvizje të re politike që mund të vinte në Shqipëri pas protestës së studentëve.

“E kam të vështirë të interpretojë se si do të shkojë situata politike,  ndërkohë që opozita ka dalë jashtë parlamentit.

Por ky është edhe faji i opozitës që kemi ardhur në këto kushte. Unë mendoj se opozita me këtë punë që po bën, me këtë fjalor të vjetër politik të përdorur është ajo që po mban në këmbë pushtetin e Ramës. E vetmja opozitë e fortë kundër Ramës kanë qenë studentët.

LEXO EDHE:  Krasta vë me shpatulla pas muri Bashën/ Çfarë përfaqëson Topalli për ty

Madje kam një dyshim të madh se mbas asaj lëvizje në qoftë se do të lindte diçka e re në terrenin politik, ishte pikërisht politika në sinkron e mazhorancës dhe opozitës që e shkatërruan.

Rama nuk është i pathyeshëm, madje mendoj se ka thyer shumë rregulla kryesore për demokracinë. Nuk po na lejon fare të merremi dhe të diskutojmë për mirqënien dhe ekonominë. Institucionet janë themeli i cdo vendi demokratik dhe fakti se neve ndodhemi diku pa institucione e diku me institucione të cunguara, tregon se faji kryesor bie mbi mazhorancën, por pse jo edhe mbi opozitën”, është shprehur Topi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shkon në Parlament si në mbledhje të partisë”/ Topi ironizon Ramën

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti, Bamir Topi, duke komentuar situatën politike në vend është  shprehur se pikënisja e të gjitha deformimeve janë ndryshimet kushtetuese të bëra në 2008-ën.

Në një intervistë në studion e lajmeve në RTV Ora, i pyetur nëse krijimi i Kushtetueses do të mund të zgjidhte krizën institucionale në vend për 30 Qershorin, Topi është shprehur se arsyeja e institucioneve të dobëta  në Shqipëri është vendosja e tyre në shërbim të një individi.

Topi madje ka ironizuar edhe kreun e qeverisë Rama, teksa shprehet se “shkon në sallë të parlamentit sikur shkon në mbledhje të partisë”. Për ish presidentin është pikërisht një situatë e tillë politike ajo që krijon vakumin institucional.

“Institucionet shqiptare kanë marrë goditjen e fortë që në 2008, nga vullneti i përbashkët i sinkronizuar i opozitës me mazhorancën. Aty është pikënisja e të gjitha deformimeve. Bota nuk bën luftë politike. Janë ndërruar elitat politike disa herë.

LEXO EDHE:  Rama: Burg kush shkel sigurinë ushqimore

Këtu vijohet të luftohet mbi bazën e emrit: Ç’mendon Basha, ç’mendon Rama.

Nëse do të ishte e kundërta  që individi të vendosej në shërbim të institucioneve do të kishim institucione të forta. Tek e fundit kryeministri është zgjedhur nga partia e tij për të drejtuar qeverinë. Parlamenti është zgjedhur nga populli. Mirëpo, kur shikon një kryeministër që shkon në sallë të parlamentit sikur shkon në mbledhje të partisë, kjo krijon një vakum të tmerrshëm institucional.

Në vend që parlamenti të kontrolloj punën e qeverisë është kryeministri ai që i tregon parlamentit se ku duhet të shkojë. Madje disa deputet janë zgjedhur rishtas dhe kjo nuk është një rregull normal, është një gabim i rëndë”, është shprehur Topi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Shqipëria Republikë Kryeministrore”/ Topi ‘shuplakë’ opozitës: S’kam asnjë lloj respekti

Publikuar

-

Nga

“Shqipëria është defacto një republikë kryeministrore”, kështu është shprehur ish presidenti Bamir Topi teksa komentonte situatën politike në vend, me ngërçin kushtetues.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Topi ka bërë opozitën si përgjegjësen kryesore për keqqeverisjen e Ramës, ndërsa shprehet se “braktisja e parlamentit nga kjo e fundit, e ka bërë Ramën një kryeministër pa një barrikadë bllokuse, duke dëmtuar demokracinë.”

Po ashtu, Topi ka dhënë një vlerësim negativ për opozitën parlamentare dhe deputetët e mazhorancën, për të cilët shprehet se nuk ka asnjë lloj respekti, për shkak të mënyrës së të vepruarit.

“Në qoftë se në Kushtetutë është një Republikë Parlamentare, Shqipëria defakto është një Republikë Kryeministrore. Kjo sepse praktikisht edhe sikur Rama të ndihej i dobët fillimisht, dita ditës do ta kuptonte  se ai pushtet do ta fuqizonte me oreksin për të marrë pushtetet e tjera.

LEXO EDHE:  Beteja e lodhur e kundërshtarëve të Bashës

Unë kam respekt të madh për institucionin, por jo për trupën aktuale të deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

Nuk më kanë lënë asnjë lloj shanci që unë të mendoj pozitivisht. Por, në këtë kontekst unë nuk mund të justifikojë braktisjen e parlamentit nga opozita. Në rast se sot Edi Rama konsiderohet edhe realisht apo psikologjikisht shumë i fuqishëm, nëse do të shihnim në fillim trajektoren që ka ndjekur Rama, do të shihnim një kryeministër timid, dita ditës të pasigurt në vetëvete.

Braktisja  e opozitës Parlamentin e ka bërë Ramën një kryeministër pa një barrikadë bllokuse përpara dhe kjo është e rëndë për institucionet dhe demokracinë”, është shprehur Topi./CNA.al

LEXO TE PLOTE