Connect with Us

“Nuk bëri asnjë konsultë”/ Edith Harxhi zbulon dy vendimet e Bashës që fundosen PD-në

Politikë

“Nuk bëri asnjë konsultë”/ Edith Harxhi zbulon dy vendimet e Bashës që fundosen PD-në

Publikuar

-

Ish-zv.ministrja e Jashtme, Edith Harxhi është shprehur për CNA.al, se dy vendimet e kreut të PD-së, Lulzim Basha, që çuan partinë në situatën më të pafavorshme që prej krijimit të saj janë djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale.

Sipas Harxhit, djegia e mandateve ishte deri diku e justifikuar, nëse do ta lidhnim me situatën politike dhe ekonomike në vend, por sipas saj vendimi është marrë nga kreu i PD-së, pa u konsultuar me strukturat.

Po ashtu ajo tha se djegia e mandateve do të ishte më e justifikuar nëse do të bëhej në muajin dhejtor, gjatë kohës së protestave studentore.

“Unë jam një nga ata njerëzit që mendoj se dorëzimi i mandateve mund të ketë qënë i justifikueshëm në gjendjen që ishte krijuar në vend. Megjithatë qëllimi nuk e justifikon mjetin, për faktin se djegia e mandateve në një demokraci është një akt ekstrem dhe në këtë rast do të kishte qënë shumë më e mbarë nëse do të ishte bërë gjatë periudhës së revoltës së studentëve. Në dhjetorin e kaluar. Shumë më i justifikuar pikërisht për të bashkërënduar forcat me atë shtresë dhe atë grup aq të rëndësishëm që u ngrit në dhjetor të vitit të shkuar kundër qeverisë aktuale.

Ajo do të ishte diçka shumë më sublime. Ndërsa në rastin aktual mendoj se dorëzimi i mandateve ka qënë i pakonsultuar me strukturat e partisë, të cilat megjithëse janë mbledhur ditën e fundit pasi vendimi ishte marrë, mendoj se ka qënë një pjesëmarrje formale dhe miratim fare formal nga ana e Këshillit Kombëtar apo Kryesia, pasi gjithçka ishte vendosur nga kryetari i partisë. Pa e konsultuar këtë vendim as me faktorin ndërkombëtar, as me aleatët e PD-së jashtë vendit, me SHBA dhe me vendet e tjera të BE-së, partitë simotra në EPP të cilat kanë qënë kundër këtij vendimi radikal. Por më pas edhe bojkoti i zgjedhjeve lokale në vend.

Mendoj se këto të dyja kanë bërë të mundur që PD dhe opozita shqiptare për herë të parë pas 30 vitesh të dalë jashtë sistemit politik, gjë që është akti më radikal që ka vendosur PD-në në momentin e saj më të pavolitshëm që prej vitit 1991.”-tha Edith Harxhi.

LEXO EDHE:  Nxehet Salianji/ Mandatet nuk i djegim për pushtet

Po ashtu ajo deklaroi se këto veprime të Bashës e sjellin PD-në në një situatë të cilën nuk e kemi kaluar as në vitin ’97, ndërsa shtoi se “Megjithëse unë arrij përsëri të justifikoi deri në një farë mënyre djegien e mandateve me situatën në vend, përsëri arrij në përfundimin se ishte një akt i pakonsultuar”.

“Edhe pas pushkatimit pa gjyq të 16 deputetëve në parlamentin shqiptar në vitin ’45-’46, opozita shqiptare në atë kohë, ajo opozitë e brishtë që ishte nuk i dorëzoi mandatet.

Në vitin ’97, opozita e atëhershme e PD-së, me gjithë situatën e kirijuar nuk i dogji mandatet. Për këtë arsye mendoj se qëllimi nuk e justifikon mjetin, pasi mjeti ishte absolutisht radikal dhe inekstremist”-tha Harxhi.

Duke u rikthyer tek protestat dhe bojkoti i zgjedhje, ish-zv.ministrja, theksoi se “Protestat dhe këmbëngulja e kreut të PD-së për të mos hyrë në zgjedhjet vendore, duke e lënë PD-në jashtë sistemit mendoj se kjo ka qënë një nga vendimmarrjet më të pakonsultuara me strukturat e PD-së. Nuk ka pasur forume në bazë për të dikutuar për pasojat që do të kishte një vendim i tillë. Mos marrja pjesë në zgjedhjet lokale ka të bëjë drejtpërdrejt me komunitetin”.

Ndër të tjera, Harxhi theksoi se PD do të marrë një kosto shumë të madhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Zgjedhjet e e përgjithshme mund të përsëriten por zgjedhjet lokale është shumë e vështirë të përsëriten. Sepse kuptohet që mandatet që marrin kryetarët janë në të njëjtën kohë edhe mandate individuale dhe jo partiake.”-tha Edith Harxhi për CNA.al

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar “masakron” Bashën/ Ja  rruga e vetme për rrëzimin e Ramës

Edith Harxhi “shuplakë” qeverisë/ Dështimi i negociatave, jo për faj të BE-së  

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manjani zbulon “lojën” e Ramës/ Mesazhi i fortë për Metën, Berishën, Bashën e Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa komenton situatën politike në vend, shkruan se pa asnjë dyshim kryeministri Edi Rama ka hyrë tashmë në fushatë elektorale.

Më tej, Manjani thekson se “loja” e Ramës është se ai thotë “nuk ka më të mirë se unë”, me idenë që të thithë në këtë vorbull propagande Bashën dhe të tjerët të provojnë veten nëse janë më të mirë apo jo.

Sipas Manjanit, kjo është një grackë në të cilën ka rënë edhe opozita.

“Në fushatën e re elektorale që Edi Rama ka hyrë tashmë, nuk ka asnjë element surprizë.

Ai thotë “nuk ka më të mirë se unë”, me idenë që të thithë në këtë vorbull propagande Bashën dhe të tjerët të provojnë veten nëse janë më të mirë apo jo.

Në këtë grackë ka rënë disi edhe opozita, e cila ngjan si aleancë “kështjellash” në distancë e jo si njësi e organizuar e bashkrenduar dhe mbi të gjitha e vendosur për një betejë finale.

Pa dyshim në këtë konfiguracion Edi Rama luan mjeshtërisht. Jep gjithmonë idenë se “e ka rregulluar” muhabetin me kështjellën ngjitur. Qëllimi është demoralizimi i aleancës, pra përçarja.

PËRÇARJA e opozitës pra është qëllimi. Ky është ÇELËSI i suksesit politik të Edi Ramës.”-shkruan Manjani.

Më tej, ish-ministri i jep një leksion opozitës, ndërsa thekson se “Në këto kushte, nuk ka shumë shpikje për të bërë. Opozita duhet të dalë nga “kështjellat” dhe të mbushë rrugët se mllefi i njerëzve me qeverinë më të keqe të 30 viteve po ju kthehen në dëm, kur duhet të ishte avantazh.

Kjo është kohë bashkimi jo aleancë kështjellash! Duhet një bashkim i madh jo vetëm me miqtë, por edhe me “armiqtë” dmth kundërshtarët apo opozitarët e opozitës. Me të gjithë, të mërzitur, të larguar apo të përzënë. Me personalitete jo politike dhe bisnesmenë.

LEXO EDHE:  Seanca plenare/ PD: Kuvendi ka frikë nga populli

LEXO EDHE:  Kandidatët e PD/260 emrat politikë në tavolinën e Bashës

Me të gjithë ata që e rrefuzojnë këtë qeveri.

E përsëris jo vetëm me parti e miq, por edhe me individë, partie grupime “armiqsh”. Nuk përjashtohen nga kjo llogjikë as ato që morën mandatet e opozitës. Edhe ata duhen ftuar, jo për tu kërkuar ndjesë, por kontribut.

Të gjithë ata që kanë në mendjen e tyre nevojën për të shpëtuar sistemin demokratik, duhet të jenë në këtë front të madh.

Opozita zyrtare duhet të tejkalojë veten dhe të ftojë e t’i afrojë të gjithë në një front jo ideologjik, por historik.”.

Ndërkohë, Manjani ka edhe një mesazh të fortë për Bashën, Kryemadhi, por edhe për Berishën dhe Metën, për të cilët thotë se duhet ta kuptojnë nevojën ulëritëse për demokraci.

Po ashtu Manjani thekson se të gjithë duhet të jenë në një front kundër kësaj qeverie, duke përfshirë këtu edhe të ashtuquajturit “armiq”.

“Luli e Monika, por edhe Berisha e Meta duhet të kuptojnë se janë vetëm emra kalimtarë dhe se karrierat e tyre politike nuk kanë asnjë rëndësi përpara nevojës uleritëse për DEMOKRACI, SHTET jo politik dhe LIRI EKONOMIKE.

Asnjëri nga këto emra nuk e do më shumë demokracinë se fjala vjen Jozefina Topalli, Genc Ruli, Astrit Patozi etj. Asnjëri nga të gjithë këto emra nuk e do demokracinë më shumë se Fatos Lubonja apo djemtë e Thurjes, e të tjerë pa fund që nuk janë anëtarë të partive të opozitës për rrefuzojnë autokratin arrogant.

Fjala është në ndalet rregjimi më autokrakik i kohës, jo kush do jetë kryeministri i radhës.

Një mandat tjetër i panatyrshëm i Edi Ramës do të thotë edhe formalisht diktaturë. Asnjë shanc për sistem demokratik më!

Bashkimi bën fuqinë!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i del krah Metës/ Dakord me Presidentin kur flet për “grusht shteti”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë në krah Metës kur flet për grusht shteti.

I ftuar në “Tempora” Berisha tha se Rama mund të largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni.

E vërteta është se ekonomia është në rrokullisje. Shqiptarët duhet ta dinë se rrogat e administratës publike nuk po paguhen me të ardhurat që mblidhen por me një mekanizëm jashtëzakonsiht të rrezikshëm bankar.

Ky borxh 82% që shkon dhe këtu nuk janë llogaritur 600 milion euro të prapambetura, është 14 miliard borxhi, nuk ka investitorë të huaj që të vjen. Mungesa e gjykatava është baras mungesë shteti ligjor dhe bashkë me borxhin e bën situatën dramatike. Zgjidhja është largimi i shkaktarit. Edi Rama largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni, pa lëshuar sheshin. Edi Rama e ka gjetur dhe ikën, ai le të ikë por më nuk kthehet dot në zyrë, nuk mund të rrijë kryeministër në tunelet e Skraparit dhe Mokrës. Jam dakord me Presidentin kur flet për grusht shteti”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ironizoi Metën për shpërndarjen e Parlamentit/ Presidenca “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ironizoi pak më parë presidentin Ilir Meta për deklaratën e këtij të fundit se populli do të shpërndajë Parlamentin.

Kreu i qeverisë tha se nuk surprizohet nga Meta, ndërsa theksoi se nuk shikon fall, sikurse pretendon për Kreun e Shtetit.

Pas kësaj ka ardhur menjëherë reagimi i Presidencës, konkretisht nga zëdhënësi i Metës Tedi Blushi.

Blushi i kujton me një fjali të vetme Ramës akuzat për lobimin e këtij të fundit, për të bërë një foto me ish-presidentin e SHBA Barack Obama, që pretendohet se është bërë me anë të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Bilal Shehu.

LEXO EDHE:  Listat e PD/Çfarë pritet të ndërtojë Basha?

LEXO EDHE:  Tabaku dhe Bylykbashi takim me përfaqësuesit e Venecias/ Akuza të forta Ramës

“Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”, thekson zëdhënësi i Kreut të Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE