LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Mitro Çela/ Seks, karrike dhe tapet

21 Tetor 2019, 13:09, Satire Politike CNA
Nga Mitro Çela/ Seks, karrike dhe tapet

Ulur te bari në Top Channel. Shijoj kafenë e Pirros. Sipas Exmerkës, më e mira në Tiranë. Karshi 4 – 5 gazetarë. Djem e vajza. Debat… Të qeshura. Përse flasin? Çaloj nga veshët. Dhuratë pleqërie. Shkëputet një gazetare. Më pyet: – Shoku Mitro! Kush ndjen më shumë qejf, ajo poshtë apo ai lart? – Goja, – thashë unë serbes, – dhe vazhdova kafenë. – Çfarë?!… E mbytur nga gazi, çupa u bashkua me shokët. Pak muhabet… Ha, ha, ha e ku, ku, ku… Dhe në kor: – Bastin e fitoi shoku Mitro… Më vunë në mes. Folë e qesh.

– T?u tregoj diçka sa për kulturë? 5 vitet e fundit ka rënë kostoja e seksit. Në shumë klube nate nuk ka më dhoma, krevatë, dyshekë, çarçafë e më the të thashë… Mjafton një karrike dhe një copë tapet. Në karrike zë vend zotnija. Një dorë te xhepi merr eurot, tjetra te zinxhiri. Tapeti për gjunjët e çupës me gojë hapur… Mes gazetarëve ishte futur edhe Foni. – Marr guximin t?ju pyes, mos vallë ju ka ulur në karrike i paudhi, që na tregoni kaq detaje të ëmbla? – Foni! Për të folur për hënën, nuk ka nevojë të jesh Amstrongu, astronauti, de!…

Lajmet e fundit nga