Connect with Us

Negociatat/ Basha: Europa refuzoi Ramën jo shqiptarët

Politikë

Negociatat/ Basha: Europa refuzoi Ramën jo shqiptarët

Publikuar

-

Kreu i opozitës Lulzim Basha shprehet se Europa refuzoi kryeministrin Edi Rama dhe jo Shqipërinë.
Sipas Bashës, Europa do të vazhdojë ta refuzojë Ramën, por shqiptarët do vuajnë pasojat.
“Shumica e vendeve ishin të një mendje se qeveria e Shqipërisë nuk e meritonte hapjen e negociatave. Për këtë u artikuluan disa kushte që në thelb tregojnë se qeveria ka bërë hapa pas nga viti në vit. Situata e rënde ekonomike, mungesa e mundësive që vjen prej kapjes së institucioneve dhe pabarazisë para ligjit, ka detyruar shqiptarët të largohen si azilkerkues. Krimi dhe korrupsioni janë shqetësim për vendet e Bashkimit Europian. Ndëshkimi i blerjes së e votes, funksionimi i gjykatave të larta te vendit, venia para drejtesisë e të inkriminuarve dhe korruptuarve në nivele të larta janë kërkesat e panegociueshme për hapjen e negociatave. Këto nuk janë probleme të Bashkimit Europian siç deklaron propaganda e drejtuar nga kryeministri aktual. Janë probleme të qeverisjes së tij. Krejt e ndryshme paraqitet situata për Maqedoninë e Veriut. Asnjë kusht për këtë vend dhe një mbështetje gati unanime për hapjen e negociatave. Megjithatë kryeministri Zaev paraqiti dorëheqjen, i riktheu mandatin qytetarëve dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga ana tjetër qeveria jonë e cila është refuzuar nga vendet europiane, vazhdon të mos e lëshojë pushtetin, në dëm të popullit shqiptar. Ne kemi vetem nje rruge drejt së ardhmes dhe kjo eshte rruga europiane. Europa ka refuzuar Edi Ramën, jo Shqipërinë. Dështimi është i Edi Ramës, jo i Shqipërisë”, u shpreh Basha.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Grida Duma deklaratë të fortë/ “Çdo lagje e Tiranës është geto”

Publikuar

-

Nga

Demokratja Grida Duma ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme teksa po komentonte krimin në vend dhe vrasjet e fundit që kanë tronditur qytetarët.

Duma deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se çdo lagje e Tiranës është geto, ndërsa guxoi eedhe më tej duke thënë se do bëhet edhe çdo lagje e Shqipërisë.

“Geto do bëhet çdo lagje shqiptare për shkak të varfërisë. Shqiptarët nuk dinë çfarë do ta presë nesër. Nga gjendja e varfërisë, geto është çdo lagje e Tiranës”, theksoi anëtarja e kryesisë së PD-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grida Duma e thotë troç/ “Populli nuk na shikon më si të besueshëm”

Publikuar

-

Nga

Ish deputetja dhe anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike  Grida Duma, foli për videon e kryebashkiakut socialist Lefter Alla duke konsumuar kokainë në një lokal.

Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama se nuk i lëshon kryebashkiakët, pasi sipas saj e di që kaskada e tyre është e gjatë.

“Absolutisht jo dhe me gjithë dijeninë e plotë të tij, problemi më i madh është që ai (Rama) përpiqet të mos i lëshojë sepse ai e di se nëse lëshon njërin apo tjetrin, kaskada është e gjatë.

Populli na blen dhe na shet sepse nuk na shikon më si kredibël. Nuk i voton njeri këta njerëz, por këta janë duke ndëshkuar Shqipërinë në raportin e ikjes. Ky është modeli në bashkitë ku emigracioni është më i lartë”, u shpreh Grida Duma në emisionin “Zonë e Lirë”.

LEXO EDHE:  Top Channel i gjuan me top kullat e Edi Ramës

LEXO EDHE:  Edvin Kulluri i "nxjerr bojën" Bashës/ Kopje e shëmtuar e Rilindjes

Më tej ajo deklaroi se “Rama si pirës droge nuk është në normalitet”. Demokratja ndër të tjera kërkoi të bëhet testi i drogës për të gjithë politikanët./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Analisti i përvishet Bashës/ “Është i çoroditur, thotë do bëj protesta e ulet në tavolinë”

Publikuar

-

Nga

Analisti Arjan Curi ka sulmuar ashpër kryetarin e opozitës Lulzim Bashën për uljen në tryezën e Reformës Zgjedhore me mazhorancën.

Ai shprehu hapur pakënaqësinë me qeverinë, por nuk la mënjanë as Bashën, të cili e quajti të çoroditur.

Arjan Curi tha se kreu i opozitës e ndryshon fjalën herë pas here, pas theksoi se njëherë thotë që do bëjë protesta e nga na tjetër ulet në tavolinë me Damian Gjiknurin, të cilin e kanë akuzuar si të një ndër personat që kanë vjedhur më shumë votat e shqiptarëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE