Connect with Us

“Macron i heq maskën monstrës së integrimit”/ Berisha godet ashpër Ramën

Politikë

“Macron i heq maskën monstrës së integrimit”/ Berisha godet ashpër Ramën

Publikuar

-

Vijon rutina e demokratëve, e të shprehurit të “dashurisë” dhe mirënjohjes Presidentit francez, Emmanuel Macron, ndërkohë që bëjnë përgjegjës për dështimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së kryeministrin Rama.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, teksa ofendon rëndë kreun e qeverisë për mosçeljen e negociatave,  ish kryeministri Sali Berisha, me fjalë të tjera, shprehet se “Macroni i ka hequr maskën monstrës së integrimit që tenton të mashtroi qytetarët.”

“Mashtrimi si maska e te pafytyrit!

Pasi bllokoi 4 vite me tradhe çeljen e negociatave dhe me dt 18 tetor u perjashtua nga gara me karton te kuq Edvin Bllokim Ha…. mendon se mund te mashtroje shqiptaret duke iu thene se vetem Franca e bllokoi çeljen e negociatave, nderkohe qe Presidenti Macron i heq masken monstres se integrimit dhe deklaron se çeljen e negociatave me Shqiperine e kundershtuan shumica e vendeve te BE. sb”, shkruan Sali Berisha./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta nuk i ndahet Dvoranit/ Provokoi që të shkelja hapur Kushtetutën

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka ngritur akuza të forta ndaj kreut të KED, Ardian Dvoranin lidhur me listat e emrave të kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese.

Meta u shpreh Dvorani e kishte provokuar Presdientin që të shkelte Kushtetutën në zgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Sipas dispozitave Kushtetuese Presidenti nuk emëron dy njërëzi, po vetëm anëtarin e parë, i dyti nga Kuvendi dhe i treti nga Gjykata. Presidenti pas emërimit të anëtarit të parë, nuk mund të emëronte të dytin pa u zgjedhur nga Kuvendi. Ky veprim nga Dvorani kërkonte që të krijohej një gjendje anti kushtetueshmërie. Nëse presidenti do të ndiqte logjikën e krijuar nga kryetari i KED, do të bënte një shkelje. Do përmbysej i gjithë rregulli kushtetues. Ai ka provokuar që të imponojë një rregull të ri që presidenti të shkelte hapur kushtetutën. Presidenti ka emëruar pa vonesë Besnik Muçin. Pas emërimit të gjyqtarit të parë ka qënë në pritje që Kuvendit të zgjidhte tjetrin brenda afatit”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dvorani ka kryer akt mafioz”/ Meta akuza te forta kreut të KED: Ka marrë vendime në mënyrë individuale

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta u shpreh se kreu i KED, Adrian Dvorani ka kryer një akt mafioz lidhur me listat e renditjes së kandidatëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Metës, këto lista Dvorani i ka dërguar një javë me vonesë në Kuvend duke mos dhënë sqarime për vonesën prej një jave.

“Dvorani i ka përcjellë listat në adresë të presidentit për plotësimin e vakancave në 8 tetor.
Nuk rezutoi që KED të ketë marrë ndonjë vendim në mënyrë kolegjiale për kohën e dërgimitë listave.
Ky veprim është bërë në mënyrë individuale nga kryetari i KED. Kryetari i KED informon presidentin se ka përcjellë dhe dorëzuar listat përfudnimtare të rendisjes së kandidatëve njëherazi.

LEXO EDHE:  Pa luftuar korrupsionin s’ka integrim në BE

I ka miratuar në një ditë dhe zotëria në vend që të respektojë kronologjinë sipas Kushtetutës, presidentit ja dërgon më parë dhe Kuvendit ja dërgon atë ditë që presidenti e pyet: Po kuvendit ja ke dërguar?

Kryetari i KED në datën 14 tetor, pas 6 ditëve të dërgimit të listave tek presidenti ka dërguar listat në Kuvend. Në aktet e dërguara nuk paraqitet asnjë e dhënë pse janë dërguar dy lista njëherazi tek presidenti dhe cilat janë shkaqet e vonesës me një jave diferencë pranë Kuvendit”, u shpreh Meta gjatë konferencës për shtyp./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta ngre “dolli” për Gjykatën Kushtetuese/ Të hënën kallëzim penal për Dvoranin

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta e ka nisur fjalën e tij në konferencën për shtyp duke ngritur “dolli” për fillimin e punës së Gjykatës Kushtetuese.

Më tej Meta ka bërë me dije se ditën e hënë do të paraqitë kallëzim penal kundër kreut të KED, Ardian Dvorani.
“Gëzuar për fillimin e punës të Gjykatës Kushtetuese. Dëshiroj t’iu bëj të ditur vendimin tim si president i Republikës për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si president kundër zotit Adrian Dvorani me detyrë kryetar i KED. Unë Presidenti i Republikës akuzoj Dvoranin për këto vepra penale: Shpërdorim detyre dhe përvetësimi i titullin apo detyrës shtetërore”, u shpreh Meta.

LEXO EDHE:  Hapja e zyrës ndërlidhëse të EUROPOL në Shqipëri/ Soreca: Një hap drejt BE-së

Sipas Metës, nga tërësia e rrethanave vlerësohet se Dvorani ka shpërdoruar funsksionin publik dhe ka marrë përsipër të realizojë një akt mafioz./CNA.al

LEXO TE PLOTE