Connect with Us

Ja pse Evropa ka nevojë për Amerikën

Blog

Ja pse Evropa ka nevojë për Amerikën

Publikuar

-

Nga Fraser Nelson “The Telegraph” 

* Si duhet të reagojmë, teksa turqit po shtypin forcat kurde në Siri? Është e drejtë të thuhet se jo shumë kohë më parë, kurdët rrezikuan, dhe madje dhanë jetën e tyre në luftë kundër ISIS-it. Kur qeveria britanike e Xhon Mejxhërit, vendosi të mbrojë kurdët irakenë, duke krijuar një zonë të ndalimit të fluturimeve në vitin 1991, për t’i mbrojtur ata nga Sadam Huseini, ajo masë krijoi një lloj stabiliteti.

Londra vendosi marrëdhënie të mira tregtare me Bagdadin. Por sot Donald Trumpi, është duke ripërcaktuar aleancat. Kurdët nuk luftuan në Normandi, tha ai në mënyrë të çuditshme, ndaj pse Amerika duhet t’i mbrojë ata tani nga turqit? A mund të mbrohet çdokush nga cilido tjetër në atë rajon? “Gabimi më i keq që SHBA-të kanë bërë ndonjëherë, është ndërhyrja e tyre në Lindjen e Mesme”- theksoi Trump.

Ai e përcakton koston e ndërhyrjeve në Afganistan, Libi dhe Irak, me shifra të ndryshme, nga 4 në 8 trilionë dollarë, në varësi të gjendjes së tij shpirtërore, dhe audiencës që ka përpara.  Përfundimi i tij: i ka ardhur në majë të hundës, me rolin e Amerikës si “xhandar” i botës.

Trump po e distancon vendin e tij nga ky rol, dhe aleatët e tij duhet të mësohen me këtë gjë.

Për aleatët amerikanë, ky ndryshim është serioz. “Më parë, amerikanët të paktën këshilloheshin me ne. Tani, ne nuk e kemi fare idenë, se çfarë do të bëjë SHBA. Dhe kjo e ul besueshmërinë tonë tek aleatët”- më thotë një ish-ministër britanik. Krenaria e madhe e Britanisë, ka qenë pasja e një “marrëdhënie të veçantë ”, që mund të ndikonte mbi SHBA-në.

Por, çfarë e mirë vjen nga kjo, kur edhe Pentagoni nuk po përfillet më nga Shtëpia e Bardhë? Kur Trump tha në fillim të këtij viti, se do të largonte trupat amerikane nga Siria, në Londër pati një debat të madh, nëse Britania duhet të vazhdonte apo jo të qëndronte dhe vijonte luftën.

Në fakt, ishte një diskutim i shkurtër. Pa Amerikën, asnjë tjetër nuk ka fuqinë të bëjë ndonjë gjë. Shumica e demokratëve që aspirojnë të garojnë për president në garën e vitit 2020, ofrojnë versionet e tyre ndaj argumenteve të Trump:se është derdhur shumë gjak, dhe janë harxhuar shumë para, në përpjekje për të zgjidhur problemet në mbarë botën.

Si Berni Sanders ashtu edhe Trump, flasin prej vitesh për ndërhyrjet amerikane si “luftëra të pafundme”. Sondazhet tregojnë se amerikanët i konsiderojnë misionet e Xhorxh Ë.Bush jashtë vendit, si një dështim mjeran. Dhe kjo nuk është e habitshme, duke pasur parasysh se sot talebanët e kontrollojnë më shumë Afganistanin, sesa në çdo kohë tjetër që nga viti 2001.

Ndërkohë në Uashington ka shumë njerëz që e përshkruajnë NATO-n si një organizatë mashtruese, e cila u jep mundësi evropianëve të gëzojnë mbrojtjen ushtarake amerikane, pa paguar për të. Ata pyesin se përse Britania (dhe shumë vende të tjera), nuk po kujdesen për ekstremistët e tyre të kapur në Siri, dhe veçanërisht për 2.000 të burgosurit e mbajtur nga kurdët sirianë.

Drama e re turke, na jep së paku ofron një lloj panorame se si duket bota pa Amerikën. Vladimir Putin, ka tani mundësi ta paraqesë veten si forca dominuese në rajon. Pa Amerikën, koalicioni ndërkombëtar prej 77 vendesh kundër ISIS-it, nuk mund të shkojë shumë larg. Nga 22.000 sulme ajrore të kryera kundër grupimit radikal, më shumë se 17.500 janë ndërmarrë nga Forcat Ajrore të SHBA-së.

LEXO EDHE:  Paralajmërimi i frikshëm i Vladimir Putin për tensionin SHBA-Kore e Veriut

Dejvid Kameron dhe Nikolas Sarkozi, drejtuan rrëzimin e regjimit në Libi. Por kur erdhi puna tek sulmet me raketat Tomahouk, që kanë një kosto 1 milionë paund secila, marina amerikane ishte e vetme. Pa Xhaxha Semin, nga kryeqytetet evropiane do kishim vetëm kërcënime të forta. Por vetëm kaq.

Tani ne dëgjojmë raporte të ndryshme, mbi gatishmërinë e ushtrive të ndryshme të Evropës. Ato janë gjithnjë e më të frikshme. Hollandezët e pranuan kohët e fundit, se gjysma e automjeteve të tyre ushtrake nuk ndizen. Dy muaj më parë, të 53 helikopterët ushtarakë të ushtrisë gjermane, Bundesvehr-it, u deklaruan të pamundur për të fluturuar.

Franca paraqitet pak më mirë:160 nga 460 helikopterët e saj ushtarakë, janë në gjendje pune. Gatishmëria ushtarake kushton shumë, dhe jo shumë kombe evropiane janë gati të paguajnë. Nëse Turqia do të niste një sulm të befasishëm kundër Evropës, dhe jo kurdëve sirianë, nuk është aspak e qartë se çfarë rezistence mund të ndeshte.

Një studim i kohëve të fundit i “RAND Corporation”, merret me atë mund të ndodhë nëse dikush pushton Letoninë. Kështu rezultoi që gjermanëve, u duhet 1 muaj që të mobilizojnë 1 njësi ushtarake, ndërsa britanikëve 3 muaj. Për misionet më të mëdha, shkalla e varësisë nga SHBA-ja ishte mbresëlënëse.

Ambasadorja britanike në Kombet e Bashkuara, Karen Pirs ka deklaruar me të drejtë: bota me të cilën përballemi sot përfshin një Rusi agresive, një Kinë më kërkuese, dhe një Amerikë që po izolohet me shumë në vetvete – dhe ky i fundit është problemi më shqetësues.

Xheremi Hant, pati të drejtë kur në fushatën për lidershipin e Partisë Konservatore, tha se një Britani pas Brexit, duhet të dyfishojë shpenzimet e mbrojtjes. Jo sepse bota është një vend më i rrezikshëm, por sepse Britania duhet të tregojë se mund të jetojë e pavarur. Nëse Xhaxha Semi zhduket nga qarkullimi, gjithçka ndryshon. Dhe këtë po e zbulojnë sot kurdët.

Donald Trump i ka kërkuar Rexhep Taip Erdoganit, të sillet me maturi ndaj armiqve të tij kurdë, duke theksuar se ai do ta “shkatërrojë plotësisht” ekonominë turke, nëse ndodh ndonjë gjë e rëndë. Por duke pasur parasysh mendimin e tij mbi problemet e huaja, kjo nuk ka shumë gjasa që të ndodhë.

Bota po mëson të presë gjithnjë e më shumë fjalë nga Uashingtoni, por gjithnjë e më pak veprime:Trump është bërë një president që flet me zë të lartë, ndërsa në duar mban një shkop të vogël. Për aleatët e Amerikës, ky është kombinimi më i keq i mundshëm./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Pse rënia e ndikimit të Perëndimit, përbën një shqetësim për botën

Publikuar

-

Nga

Nga Andrew Hammond ”Gulf News”

* Konferenca e Sigurisë e Mynihut, përfundoi të dielën pas diskutimeve të gjata që përfshinë rreth 500 liderë politikë dhe të biznesit, përfshirë Emanuel Makron, Majk Pompeo dhe Mark Zukerberg. Një nga temat kryesore këtë vit ishte e ashtuquajtura “Westlessness” (rënien e ndikimit të Perëndimit në botë), duke reflektuar pasiguritë në lidhje me rolin aktual të Perëndimit, pavarësisht faktit se ai ndikim ende mund të ripërtërihet.

Ndër çështjet që u ngritën për diskutim në Mynih ditët e fundit, ishte ajo nëse bota po bëhet më pak perëndimore, nëse vetë Perëndimi po bëhet më pak perëndimor, dhe çfarë do të thotë për botën nëse Perëndimi ua lë gjithnjë e më shumë të tjerëve skenën ndërkombëtare.

Ky diskutim i gjerë, ka të bëjë me fenomenin e “Westlessness”, që u përkufizua në Mynih si një “ndjenjë e përhapur e shqetësimit, përballë rritjes së pasigurisë, në lidhje me qëllimin e qëndrueshëm të Perëndimit përballë shumë sfidave të sigurisë, të cilat duket se janë bërë të pandashme, nga ato që disa i përshkruajnë si shenja të shkatërrimit të projektit perëndimor”.

Një nga qëllimet kryesore të konferencës, nuk ishte vetëm hulumtimi mbi këto çështje, por gjithashtu nisja e adresimit të një sfide kryesore strategjike për partnerët trans-atlantikë, që është dalja me një strategji të përbashkët e Perëndimit, ndaj asaj që mund të jetë një epokë e re e rivalitetit mes fuqive të mëdha.

Sado e vështirë që mund të duket për disa, ripërtëritja e Perëndimit si aleanca kryesore politike në botë, është larg nga të qënit e pamundur. Hapi i parë i domosdoshëm, është që të gjitha palët kryesore, përfshirë BE-në, Kanadanë dhe Japoninë, të pranojnë se nuk mund të jetë i mundur rikthimi i rendit të vjetër liberal.

Për shumë njerëz, është mëse e qartë se të tentosh t’i rikthehesh një morie rregullash të vjetra, të bazuara në rregullat ndërkombëtare, mund të mos jetë realiste. Brenda bllokut perëndimor, sfidat janë të mëdha. Këtu përfshihet çështja e ndryshimit të klimës, ku OKB-ja ka bërë thirrje për më shumë bashkëpunim, gjë që nuk ka ndodhur për shkak të planeve të Trump për t’u tërhequr nga Marrëveshja e Parisit, deri në fund të këtij viti.

Për më tepër, përkundër marrëveshjes tregtare të fazës së parë SHBA-Kinë, tensionet më të gjera ekonomike ndërkombëtare, janë në nivele të larta. Përveç veprimeve të SHBA-së, edhe Japonia ka vendosur tarifa të reja për Korenë e Jugut, ndërsa Italia është në mosmarrëveshje me Francën dhe Brukselin për buxhetin e saj dhe çështjen e emigracionit.

Ndërkohë, Gjermania nuk bie dakord me fqinjët e saj lindorë për sundimin e ligjit dhe sigurinë  energjitike. Edhe Kanadaja, po tregon disa shenja të heqjes dorë nga rendi liberal i pasluftës. Ajo po e pranon se sistemi i zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në OBT-së nuk po funksionon si duhet, ndaj po ndjek aktivisht një rrugë alternative.

Nisja e dekadës së re këtë vit, është koha e duhur për t’u përballur me këto fakte. Dhe është momenti i duhur për të nisur studimin, se si duhet të jetë një qasje e re e udhëhequr nga Perëndimi mbi qeverisjen globale. Një parakusht për ta mundësuar këtë qëllim, është fokusimi tek çështjet e mëdha strategjike me të cilat përballet Perëndimi.

LEXO EDHE:  E vërteta e takimit Rama-Obama

LEXO EDHE:  Terrorizmi nuk mposhtet, vetëm duke i mbyllur njerëzit nëpër burgje

Këto janë të shumta, dhe nuk do të zgjidhen me një samit të vetëm, apo edhe një seri konferencash këtë vit. Së pari, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar, duhet të bien dakord se si të menaxhojnë një Brexit kaotik, në rast se arritja e një marrëveshje tregtare do të duket e pamundur të arrihet.

Së dyti, është e nevojshme që Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara, me marrëdhëniet dypalëshe që kanë hyrë në ngërç nën Trumpin dhe Angela Merkelin, të bien dakord se ekzistojnë një varg sfidash të sigurisë dhe ato ekonomike, të cilat mund të përballohen më mirë së bashku.

Së treti, Franca dhe Italia duhet të përpiqen të sheshojnë dallimet mes tyre. Sigurimi i eurozonës ndaj krizës ekonomike të radhës, kërkon një bashkëpunim të thellë midis tyre dhe Gjermanisë.

Dhe ky duhet të jetëm vetëm fillimi. Çështje të tjera, përfshijnë të ardhmen e sistemit ndërkombëtar të tregtisë, që po vuan pasojat e sanksioneve të fundit të vendosura në të gjithë globin.

Megjithatë, në kontekstin aktual nuk duhet përpjekur për të bërë shumë gjëra. Premtimet e tepërta, dhe mbajtja e shumë pak prej tyre, nuk është mënyra e duhur për të ripërtërirë aleancën perëndimore. Nëse dominon realizmi, dhe kjo temë shndërrohet në një dialog shumëvjeçar, forume si NATO dhe G7, sado të papërsosura që janë, mund të ngjiten në lartësinë e sfidës.

Për shembull, NATO ka një rëndësi të vazhdueshme me anëtarësimin e vendeve me një popullsi të përbashkët prej rreth 1 miliardë njerëzish. Ajo mbetet një nga organizatat ushtarake më të suksesshme në botë, duke ndihmuar në periudhën më të gjatë të paqes së qëndrueshme në historinë moderne të Perëndimit.

Skeptikët do të thonë se asgjë e madhe nuk do të ndryshojë në një drejtim pozitiv, të paktën për sa kohë që Trumpi do të jetë president i SHBA-së. Sado problematike që janë shumë nga pozicionet politike të Trumpit, Perëndimi nuk është vetëm një bashkësi vlerash, por ndërkohë edhe një bashkësi interesash.

Kur vlerat përplasen, ne duhet të përqendrohemi tek interesat. Dhe në këtë moment të fundit të pasigurisë gjeopolitike dhe ekonomike, viti 2020 mund të jetë momenti për të filluar rivendosjen e themeleve për një Perëndim të ripërtërirë./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Si të parandalohet një pandemi tjetër, përpara se ajo të shpërthejë

Publikuar

-

Nga

Nga Annie Sparow “Foreign Policy”

* Përhapja e epidemive është e pashmangshme. Nëse ato bëhen pandemike – pra kur ka një përhapje të pakontrolluar të sëmundjeve ngjitëse, në të gjitha vendet dhe kontinentet e botës – kjo varet nga përgjigja jonë.

Pandemitë varen gjithmonë nga rrjetet e shpejta të udhëtimit dhe popullsitë e dendura, që dikur ishin relativisht të pazakonta, ndërsa sot janë një normë globale nga Nairobi në Xhakarta. Përhapja e virusit Ebola në Republikën Demokratike Lindore të Kongos, është një kërcënim i tillë pandemik.

Pas më shumë se 18 muajsh, ekzistojnë vetëm 3 raste. Por Kongo dhe shumë vende të tjera të varfra në Afrikë dhe gjetkë, janë tashmë të kërcënuara nga koronavirusi i ri. Koronavirusi është teknikisht vetëm një epidemi, që nuk ka lëvizur ende në një numër të konsiderueshëm jashtë Kinës.

Që nga 14 shkurti, pati mbi 60.000 raste të konfirmuara në Kinë, dhe më pak se 500 raste në 24 vende të tjera. Katër prej këtyre vendeve raportojnë raste, kur infektimi ka ndodhur jashtë Kinës. Si duhet të reagojë bota, përballë kërcënimit, që virusi mund të përhapet në gjithë botën? Kina ka futur në karantinë mbi 80 milionë njerëz.

Në fakt asnjë shtet nuk mund të kontrollojë plotësisht qarkullimin e e një virusi. Dhe vendimet se kush jeton dhe kush vdes, diktohen nga modele që mund të mos jenë mënyra më e mençur ose më efektivja për të trajtuar shëndetin global. Shpërthimet e epidemive, shkaktohen nga sëmundjet që kalojnë nga kafshët te njerëzit.

Në 50 vitet e fundit, më shumë se 300 patogjenë janë shfaqur ose rishfaqur, të nxitur nga ndryshimi i klimës, shkretëtirëzimi i tokës, rritja e ndërveprimeve midis kafshëve dhe njerëzve, sistemet e dobëta shëndetësore, rritja e popullsisë dhe urbanizimi.

Në mënyrë tipike, epidemitë shoqërohen me përdorimin e masave si karantina, mbikëqyrja dhe vaksinimi. Kjo qasje kontrolluese ndaj sëmundjes synon një patogjen të vetëm në një kohë të dhënë. Ky proces filloi me Murtajën, një sëmundje bakteriale e transmetuar kryesisht nga pleshtat që jetojnë tek minjtë e zinj.

Murtaja godiste shpejt, shkaktonte simptoma agonizuese, dhe vriste shpejt të prekurit, zakonisht brenda 3 ditësh. Me një normë mesatare vdekshmërie rreth 70 përqind, ndonjëherë në ndonjë qytet e fshat mbeteshin gjallë shumë pak njerëz, për të të varrosur të vdekurit.

Pandemia e dytë e madhe globale e Murtajës, që filloi në vitin 1347 dhe zgjati deri në shekullin e XVII-të, vrau afërsisht 100 milion njerëz, ose një të katërtën e popullsisë së botës në atë kohë. Frika e përhapur në atë kohë, solli përpjekjet e para të organizuara për ruajtjen e shëndetit publik gjatë shekujve në vazhdim. Bllokadat detare, karantinat ushtarake dhe kordonet sanitare, u përdorën për të izoluar qytete dhe madje edhe vende të tëra.

Autoritetet shëndetësore identifikonin raste të dyshuara gjatë kërkimeve derë më derë, dhe burgosnin me forcë të infektuarit. Ndërkohë, u kërkuan anëtarëve të familjes të të sëmurit nga Murtajës, të hynin në karantinë për 40 ditë. Në shekullin e 18-të në Evropë dhe Amerikë, përhapja e lijës, një sëmundje virale e transmetuar nga njeriu tek njeriu, u lehtësua nga zhvillimi i urbanizimit dhe jetesa në  grupe të mëdha.

LEXO EDHE:  Pse Kina nuk është aq e fortë sa duket

LEXO EDHE:  Pse Kina nuk është aq e fortë sa duket

Ajo vriste një të tretën e atyre që infektonte, dhe i linte përgjithmonë me shenja të mbijetuarit.

Vaksina e mjekut anglez Eduard Xhener, e prodhuar në vitin 1796, garantoi një masë të re për shëndetin publik. Në gjysmën e dytë të shekullit XIX, teoria e mikrobeve, e promovuar nga biologu francez Lui Pastër, u konsolidua teksa mjeku gjerman Robert Koh izoloi i pari bakterin që shkakton tuberkulozin dhe më pas kolerën, ndërsa mjeku hungarez Injac Semelveis, isht pionier i praktikës së dezinfektimit dhe larjes së duarve.

Teoria e mikrobeve, çoi në modelin biomjekësor të qasjes ndaj sëmundjes, që supozon se secila sëmundje ka një shkak specifik. Në Evropë dhe Amerikën e Veriut, nevoja e higjenës nxiti një lëvizje sanitare që e reformoi jetesën në qytete, përmes programeve të shëndetit publik që përmirësuan kushtet e jetesës mbi një spektër të gjerë sëmundjesh:ujë të sigurt, kanalizime, mbledhje e mbeturinave, asgjësim i ujërave të zeza, ventilim etj.

Pastaj në vitin 1946, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ripërcaktoi shëndetin si “gjendje e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe sociale, dhe jo thjesht mungesa e ndonjë sëmundje”. Ajo e vuri theksin tek vaksinimi dhe mjetet për të luftuar infeksionin përmes aspekteve pozitive:ushqim më të mirë, edukim fizik, kujdes dhe sigurim shëndetësor.

Sot, reagimi ndërkombëtar është përqendruar kryesisht tek sëmundjet që paraqesin një kërcënim për Perëndimin. Sëmundjet endemike që vrasin shumë më tepër njerëz si malarja, kolera dhe tuberkulozi, marrin shumë më pak fonde dhe vëmendje, dhe shkaqet rrënjësore mbeten të paadresuara.

Patogjenët ndjekin rrugë tashmë të njohura. Prandaj, përhapja e tyre dhe rreziku i transmetimit të qëndrueshëm, varet nga bashkëpunimi global.Reagimi ndërkombëtar ndaj shpërthimit të koronavirusit, është vetëm shembulli i fundit. Edhe pse shumë vende perëndimore përfitojnë nga zhvillimet më të fundit të mjekësisë, në pjesën më të madhe të botës mungon kujdesi i duhur shëndetësor.

Numri i kufizuar i rasteve të diagnostikuara, nuk nënkupton se përhapja globale e tij është e stabilizuar në 24 vendet aktuale, apo se nuk po ndodh ndonjë përhapje lokale. Mungesa e rasteve në Afrikë, edhe pse ka një fluks të lartë trafiku me Kinën, ka të ngjarë t’i detyrohet mungesës së aftësisë diagnostikuese të kontinentit.

E njëjta gjë vlen për Indonezinë dhe Pakistanin. Nëse virusi përhapet gjatë verës në Afrikë ose Indonezi, mund të ketë një transmetim të tij gjatë gjithë vitit. Kjo do të shtonte mundësinë që koronavirusit të bëhet endemik dhe pandemi si malarja. Dhe do të shkaktonte shpërthime vjetore çdo sezon gripal, duke paraqitur një kërcënim të vazhdueshëm.

Modeli biomjekësor, ia nënshtron njerëzit sëmundjes. Bota ka nevojë për një model që i vë njerëzit të parët. Ashtu si shëndeti individual nuk është mungesa e sëmundjes, në një nivel shoqëror apo edhe global, shëndeti i një popullate nuk mund të përcaktohet nga mungesa e shpërthimeve epidemike./ Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Studimi/ Njerëzit janë më të mirë, sesa mendojmë zakonisht

Publikuar

-

Nga

A janë njerëzit egoistë apo bujarë? A janë lakmia dhe interesi vetjak, ato që na nxisin në pjesën më të madhe të gjërve që bëjmë? Apo jemi të aftë t’i vendosim nevojat e të tjerëve, përpara tonave? Tradicionalisht, sociologët kanë qenë të prirur drejt pikëpamjes cinike, sipas së cilës njerëzit janë shumë egoistë.

Ata besonin në “interesin e arsyeshëm mbi vetveten”, dhe tek “parimin e minimumit”, që thotë se ne jemi programuar të minimizojmë kostot tona në jetë, dhe të maksimizojmë përfitimet tona. Po kështu, psikologët evolucionarë argumentonin shpesh se altruizmi – ndihma ndaj një personi tjetër, pa pritur asgjë në këmbim – thuajse nuk ekziston.

Por në dallim nga pikëpamjet e tilla mbi natyrën njerëzore, studimet e fundit kanë zbulur prova që sugjerojnë se qeniet njerëzore janë shumë më të dashura dhe më bujare, se sa mund të mendoni. Madje edhe fëmijët e vegjël, duan të ndihmojnë të tjerët.

Feliks Uorneken, që studion bashkëpunimin tek fëmijët, sugjeron se fëmijët e vegjël socializohen për të ndihmuar të tjerët, dhe shfaqin një prirje të natyrshme për ta bërë këtë. Ai sugjeron se në mjediset në të cilat evoluan njerëzit, edhe ndihma më e vogël që mund të jepnin fëmijët për të tjerët (si për shembull kapja për dore), do të kontribuonte në mbijetesën e familjes së tyre.

Studimi i Uornken, tregoi sesi fëmijët e vegjël ndihmuan në mënyrë spontane një të huaj të rritur, për sa kohë që nevoja për ndihmë ishte mjaftueshëm e qartë që vogëlushët ta kuptonin atë. Për shembull, nëse një i panjohur për ta në moshë madhore, kishte nevojë për ndihmë për të kaluar një pengesë të dukshme, apo për ndihmë në ngritjen e një objekti të rënë përtokë, fëmijët e vegjël ia ofronin atë me lehtësi.

Uorneken arriti në përfundimin se “sjelljet e hershme ndihmëse, janë vërtet pro-sociale dhe i shërbejnë një funksioni evolucionar tek njerëzit”. Ndërkohë ata që e ndiejnë empatinë, angazhohen në forma ekstreme të ndihmës. Të dyja studimet klasike mbi empatinë dhe ndihmën, dhe hulumtimet e fundit mbi dhuruesit e gjallë të veshkave, sugjerojnë se altruizmi është një dukuri e vërtetë në marrëdhëniet njerëzore.

Psikologu social Daniel Batson, që e ka studiuar altruizmin për 3 dekada me radhë, tregoi se nëse një i huaj, për të cilin ndjejmë empati, vuan vazhdimisht, ne do të ndërhyjmë ndonjëherë dhe vuajmë në vendin e tij, madje edhe atëherë kur kemi mundësi që ta shmangim atë.

Ngjashëm, hulumtimi i neuroshkencëtares Ebigeil Marsh mbi dhuruesit e veshkave, tregon se këta dhurues kanë trurin të prirur për të ndihmuar të tjerët. Për shembull, truri i dhuruesve të veshkave, është shumë më reagues ndaj fytyrave që shprehin frikë, sesa truri i shumicës së njerëzve të tjerë.

LEXO EDHE:  Pse Kina nuk është aq e fortë sa duket

LEXO EDHE:  E vërteta e takimit Rama-Obama

Marsh sugjeron se të njëjtat mekanizma psikologjikë që promovojnë kujdesin prindëror tek njerëzit që kanë fëmijë, mund të aktivizohen edhe tek të huajt që duket se vuajnë. Ndërkohë një tjetër studim nga neuroshkencëtarët socialë Naomi Ajzenberger dhe Met Liberman, tregon se njerëzit përjetojnë kënaqësi kur shohin që u ndodhin gjëra të mira njerëzve që kanë nevojë për ndihmë, si dhe kur ndihmojnë të tjerët me paratë e tyre.

Ata sugjerojnë se kjo ndodh pasi ne jemi krijesa të tilla sociale, dhe jemi të inkurajuar nga evolucioni të ndjejmë kënaqësi kur ndihmojmë njerëzit e tjerë. Madje edhe kur kjo ndodh me një kosto për sa i përket kohës, përpjekjeve apo parasë së shpenzuar.

Ndërkohë një argument klasik kundër altruizmit, është argumenti “i tradhtisë” i Riçard Doukins. Argumenti thotë që nëse gjenet do të promovonin altruizëm tek njerëz të caktuar, anëtarët e tjerë të grupit të një personi, mund të presin të përfitojnë nga këta mirëbërës dhe të bëhen mashtrues, duke marrë gjithmonë, pa dhënë asgjë në këmbim.

Por kjo logjikë, bazohet në disa supozime të diskutueshme. Një supozim është se bamirësit i tolerojnë mashtruesit përreth tyre. Por në fakt nuk e bëjnë këtë. Ata i ndëshkojnë shpesh mosmirënjohësit. Por dëshmia më e drejtpërdrejtë kundër argumentit “të tradhëtisë” së Doukins vjen nga kërkimet në psikologjinë shëndetësore.

Stefani Braun dhe kolegët e saj, monitoruan më shumë se 800 të moshuar mbi 65-vjeç për 5 vite, për të parë se kush do të jetonte më gjatë. Njerëzit që kishin më shumë gjasa të mbijetonin në atë periudhë, ishin ata që raportuan në fillim të studimit se ofronin më shumë ndihmë emocionale dhe fizike për njerëzit e tjerë. S’ka dyshime që ne të gjithë jemi të aftë të jemi egoistë. Por duket se shumica e njerëzve janë gjithashtu të aftë për akte të mëdha të mirësisë dhe vetëmohimit./Spsp.org- Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE