Connect with Us

Ish-zv.ministrja bën thirrjen urgjente/ Partitë politike kanë humbur identitetin, zgjidhja e vetme është reformimi

Politikë

Ish-zv.ministrja bën thirrjen urgjente/ Partitë politike kanë humbur identitetin, zgjidhja e vetme është reformimi

Publikuar

-

Zgjidhja e vetme për problemet e sotme politike, sipas ish.zv.ministres së Jashtme, Edith Harxhi është reformimi i partive politike.

Në një intervistë për CNA.al, Harxhi vuri theksin tek Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi, ndërsa u shpreh se “Nëse do të vinim tek ajo se ku e shoh unë zgjidhjen. Unë e shoh tek Reforma Zgjedhore, e cila është një nga dy reformat më të rëndësishme në vend.”.

Po ashtu ajo tha se beson tek Reforma në Drejtësi, pikërisht për shkak të investimit dhe mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë, dhe veçanërisht nga SHBA.

“Unë besoj tek Reforma në Drejtësi, natyrisht jo tek drejtësia e kapur, jo në institucionet e kapura nga qeveria aktuale, por as në drejtësinë e minuar nga faktori politik në Shqipëri. Unë besoj në një drejtësi të pavarur e cila do të mund të krijojë ato institucione, të cilat do ta bëjnë qytetarin shqiptar të barabartë para ligjit.

Për këtë kam shumë shpresë që partnerët tanë ndërkombëtarë, veçanërisht SHBA, të cilët kanë qënë mjaft të përkushtuar për Reformën në Drejtësi, me gjithë vonesat e shkaktuara do të arrijnë, do të krijojnë shpejt Gjykatën Kushtetuese por në të njëjtën kohë edhe SPAK-un dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, si tre institucione të rëndësishme të cilat do të bëjnë të mundur rrëzimin një herë e përgjithmonë të një kaste politike e cila e ka mbajutr vendin pezull ndër këto vite, sidomos në gjashtë vitet e fundit dhe do të vënë para drejtësisë ata faktorë të korruptuar që i kanë marrë shpresën dhe aspiratat shqiptarëve.”-tha Edith Hrxhi.

Më tej, ajo theksoi se një nga reformat e tjera shumë të rëndësishme, është edhe Reforma Zgjedhore.

“Mbështes fort jo vetëm ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri dhe listat e hapura, por në radhë të parë mendoj se duhet që të fillojë me reformimin e ligjit të funksionimit të partive politike në vend. Demokratizimi i tyre duhet të jetë kusht parësor sa i takon Reformës Zgjedhore, ashtu siç duhet të jenë listat e hapura, zhvillimi i primareve, si dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme brenda partive politike. Dhe këtë e them edhe për partinë time, për PD-në e cila urgjentisht duhet të zgjohet dhe të nisë një proces të denjë elektoral nga baza dhe deri lart, të hapur.

LEXO EDHE:  Dhunë dhe përplasje në protestë?/ Reagon PD

Përvec demokratizimit do të theksoja edhe financimin e partive dhe sidomos sanksionet e forta për finacimet e dyshimta. Financime nga krimi, nga grupe që lidhen me korrupsionin, me grupe okulte apo grupe të tjera të dyshimta nga jashtë vendit.

Të gjitha këto do të bënin të mundur që së bashku me ligjin e dekriminalizimit, të bëhej një reformë e mirëfilltë e sistemit politik shqiptar.”-tha Edith Harxhi pëe CNA.al.

Më tej, Harxhi theksoi se “sistemi politik në mënyrë që të reformohet dhe të largojë këtë klasë politike e cila ka ndaluar frymëmarrjen e këtij vendi është e lidhur me funskionimin e Reformës në Drejtësi, krijimin e SPAK, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Gjykatës Kushtetuese sa më shpejt si dhe vënien para drejtësisë të politikanëve të korruptuar dhe e dyta do të ishte reforma Zgjedhore me lista të hapura, duke amenduar dhe duke ribërë edhe një herë ligjin për funksionimin e partive politike.”

Sipas ish-zv.ministres Harxhi, këto do të bënin të mundur reformimin e sistemit dhe krijimin e një klase të re politike.

Ndër të tjera, ajo deklaroi se partitë politike kanë humbur identitetin e tyre, si PD ashtu edhe PS.

“Kjo nuk do të thotë të ndryshojmë identitetin e partive politike. Që në fakt është pikërisht kjo që ka ndodhur në Shqipëri. PD nuk është më Partia Demokratike, por edhe PS nuk është më Partia Socialiste, por është një Rilindje postmoderniste, e cila në thelbin e saj është një rilindje si një sekt. Po të njëjtë më duken disa elementë edhe të PD-së dhe mënyrës së funksionimit të saj dhe drejtimit të saj.”-deklaroi ish-zv.ministrja e Jashtme, njëkohësisht ish-anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi, për CNA.al.

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar “masakron” Bashën/ Ja  rruga e vetme për rrëzimin e Ramës

Edith Harxhi “shuplakë” qeverisë/ Dështimi i negociatave, jo për faj të BE-së  

“Nuk bëri asnjë konsultë”/ Edith Harxhi zbulon dy vendimet e Bashës që fundosen PD-në

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ka dënuar 12 vjet burg Shullazin”/ Klodiana Lala flet për kandidatët për prokuror

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që diskutohej për profilin e 3 prokurorëve, pjesë e garës për kryeprokuror,  të cilët dhanë intervisën ditën e sotme në KLP, gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala, krahas kritikave për Arta Markun, ka bërë edhe vlerësimin e dy prokurorëve të tjerë, Mençaj dhe Çela.

Për Lalën, pavarësisht profilit të saj si një njohëse e mirë e botës akademike dhe njohëse e mirë e ligjit, Mençaj nuk është e duhura për kryeprokurore, pasi nuk staturën e duhur për t’i bërë ballë politikës.

“Mençaj nuk ka lidreshipin  e duhur”, shprehet gazetarja, ndërkohë që të kundërtën mendon për Olsian Çelën, i cili sipas saj sot u paraqit me një program të qartë dhe një vision për atë se çfarë do të bëjë nëse zgjidhet kryeprokuror.

“Unë njoh edhe zonjën Fatjona Mençaj edhe zotin Olsian Çela. Zonja Meçaj ka punuar pranë presidencës në kohën që Bujar Nishani ishte president. Ajo foli sot si një zonjë se do të jetë në krah të qytetarëve. Zonja Mençaj nuk kishte platformë, nuk ka garanci. Mençaj u shmang nga debati shpesh herë. Por sa i takon anës akademike është njohëse e mirë e ligjit, por mendoj se nuk ka lidershipin e duhur. E shohin edhe si person politik. Ajo po ashtu nuk ka staturën për të bërë ballë ndaj politikës. Unë mbështes çdo profesionist.

LEXO EDHE:  Foto-ekskluzive/Vlora nuk e pret Bashën, militanti i PD shpërthen me lot në sy: Haram

LEXO EDHE:  Drejtësia/Pesë hapat për implementimin e reformës dhe pastrimin e sistemit

Ndërsa Olsian Çela është drejtuesi i Prokurorisë së Rëndë. Në kohën e Olsian Çelës, është dënuar 12 vjet burg Shullazi, është dënuar grupi i Fierit që bënte trafik kokaine, që kishte të përfshirë njerëz të fuqishëm, biznesmenë e persona të krimit. Olsian Çela shpalosi një platformë. Ai tha se do të garantoj pavarësi të prokurorëve. Olsian Çela diagnostikoi të gjitha sëmundjet nga të cilat vuan Prokuroria sot. Çela deklaroi sot se kemi dënuar persona për një cigare, persona të dobët e kemi krijuar kaos social”, është shprehru Klodiana Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fjalimi i Markut, gazetarja kryqëzon prokuroren/ “Nuk foli për tonelatat e kokainës, dosjet 339 dhe 184″

Publikuar

-

Nga

Të ndryshme kanë qenë opinionet e gazetarëve të ftuar në studion e “Real Story”, përsa i përket intervistës publike përbëllë KLP-së, të kandidatëve për postin e prokurorit.

Kritika ka patur për Prokuroren e Përgjithshme të Përkoheshme, Arta Marku, nga paneli i gazetarëve referuar deklaratave të saj se Prokuroria i ka duartë e lidhura. Ndërsa Mira Kazhani e ka justifikuar zonjën Marku duke u shprehur se kryeprokurorët sot kanë funksionin e një noteri. Për gazetarin Arion Sulo, Arta Marku ka fajet e veta sepse nga mosveprimi i saj kriza politike në vend ka marrë përmasa shumë të thella.

“Shqipëria është në krizë politikë me opozitës jashtë parlamentit për shkak të mos hetimit  të dosjeve për vjedhjeve të zgjedhjeve. Kjo është një peshqesh nga Arta Marku. Merr dosjen dhe e çon në Dibër. Ajo e zhbëri si dosje Zonja Arta Marku u zgjodh u tha se ishte përkohshme dhe ajo zgjat 6 muaj, dhe tani u be 2 vjet dhje kjo tregon anësinë e saj”, është shprehur Sulo.

Ndërkaq, për  gazetaren e kronikës Klodiana Lala, strategjia e Markut për të pranuar dështimet e saj përpara shqiptarëve, duke ardhur  pa asnjë program se çfarë do të bëjë në të ardhmen nëse zgjidhet në krye, do t’i ulë asaj pikë  në sytë e opinionit të gjerë.

Gazetarja ka kritikuar deklaratën e Markut për mospërmbushje të pritshmërive, teksa shprehet se ajo nuk foli fare për tonelatat e kokainës të kapur në Shqipëri, por as për dosjet e forta zgjedhore si ajo “339 dhe 184”.

LEXO EDHE:  Rama “masakron” Bashën/ Vjedh edhe në shtëpinë e vet

LEXO EDHE:  Basha: Rama prej 5 vitesh vendos kush e merr ndihmën ekonomike. Fshihet si skuth...

“Zonja Marku erdhi në krye të institucionit si një grua e pastër sa i takon përfshirjes në korrupsion. Në këtë seancë unë mendoj krejt të kundërtën. Unë pashë një Arta Marku që në vend se do të fliste për vizionin se si do të drejtonte në 7 vitet e ardhshme, ajo tha se unë nuk kam përmbushur pritshmërinë e publikut.Ajo tha se këto pritshmëri nuk i kam përmbushur se nuk kanë qenë në dorën time. Ajo ka lëvizur 80 prokurorë dhe i ka  transferuar.  Ajo tha se kam punuar nën presion mediatik dhe politik, por nëse nuk del mbi presionin politik, atëherë nuk mund ta bësh  rolin e  kryeprokurorit. Ajo shiti heqjen e mandatit e kryebashkiakut të Vorës, por çështja i shkoi e gatshme në tavolinë dhe nuk tha asgjë për dosjen 184 dhe 339 dhe nuk foli asnjë fjalë për tonelatat e kokainë që janë  kapur në Shqipëri.  Dosjet 184 dhe 339 janë dosje të mbaruara, vetëm nëse Spak i zgjon sërish”, është shprehur gazetarja Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shengeni Ballkanik / Besa Osmani zbulon pse Kosova është kundër   

Publikuar

-

Nga

Kandidatja për postin e kryeministres së Kosovës, nëse zgjedhjet fitoheshin nga LDK, ka qenë e ftuar e vetme e emisionit “Opinion” të mbrëmjes së sotme ku “Shengeni ballkanik” ka qenë temë e diskutimit. E pyetur nga moderatori i emisionit lidhur me vlerësimin që LDK ka ndaj kësaj iniciative të përkrahur nga tre kryeministra, Edi Rama, i Shqipërisë, Zoran Zaev, i Maqedonisë së Veriut dhe Aleksandër Vuçiç, i Serbisë, Osmani është shprehur:

 Ne si LDK jemi deklaruar se nuk përkrahim një qëndrim të tillë. Unë jam deklaruar kundër dhe ditën që është mbajtur takimi në Novi Sad,. Për mua nuk ka qenë e kuptueshme pse është mbajtur ai takim, ose pse ka filluar ajo iniciativë me Serbinë pa u marrë dhe pjatimin e shteteve të tjera dhe në veçanti të Kosovës. Kosova sa është udhëhequr nga LDK ka refuzuar ide të ngjashme”, ka vlerësuar znj.Osmani.

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Halimit/ Ulsi Manja: Kundërshtar i vështirë, por…

LEXO EDHE:  Shkarkohet kryetari i PS-së në Shkodër, emërohet Gasper Vola

E pyetur rreth pasojave që mund të sjellë një “Shengen ballkanik” sipas modelit BE për Kosovës dhe Rajonin, Osmani është shprehur:

Janë të shumta, si në aspektin ekonomik dhe në aspektin e vendosjes së masës së reciprocitetit. Ne nuk mund të lidhim marrëveshje të tillë me Serbinë e cila e përdor për të dërguar zyrtarët e lartë shtetëror të cilët provokojnë incidente në Kosovës”.

LEXO TE PLOTE