Connect with Us

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar “masakron” Bashën/ Ja  rruga e vetme për rrëzimin e Ramës

Politikë

Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar “masakron” Bashën/ Ja  rruga e vetme për rrëzimin e Ramës

Publikuar

-

Ish-zv.ministrja e Jashmte, njëkohësisht ish-anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, Edith Harxhi i ka drejtuar kritika të forta kreut të opozitës Lulzim Basha.

Në një intervistë ekskluzive për CNA.al, Edith Harxhi ndërsa u ndal tek largimi masiv i shqiptarëve theksoi se kjo nuk ndodh vetëm për shkak të keqqeverisjes, por sepse sipas saj shqiptarët kanë humbur shpresën edhe tek opozita, dhe në veçanti tek PD-ja.

“Në qoftë se do të marrim situatën politike në vend. E theksova pak më parë se ajo është mjaft e komplikuar, por në veçanti këtu do të vija re mungesën e një opozite solide. Paafftësia dhe pafuqia për të ngjallë shpresë tek shqiptarët natyrisht bën të mundur që edhe ajo shtresë e cila ka besuar më parë tek PD të jetë e heshtur, ose është larguar nga PD-ja dhe tashmë bën vetëm bisedat e saj nëpër kafene apo mediat sociale apo rri në heshtje, apo marrë pozicionin e anonimatit, njësoj si para viteve ’90 në Shqipëri.

Kjo natyrisht tregon se sa e paaftë dhe pa platformë është sot opozita shqiptare e cila nuk arrin dot të mbledhë mërinë dhe mllefin e shqiptarëve ndaj keqqeverisjes, mungesës së ligjshmërisë në vend dhe gjithë situatës së rënduar ekonomike dhe politike, dhe nuk arrin dot të marrë në dorë fatet e vendit, t’iu janë shpresë shqiptarëve dhe të ngrejë aspiratën e tyre.”-tha Edith Harxhi për CNA.al.

Sipas ish-zv.ministres Harxhi, Opozita sot, PD në veçanti është pa një platformë, pa një strategji të saj.

Më tej, ajo theksoi se ka humbur boshtin dhe shtyllat e saj tradicionale, ka humbur në mënyrë të drejtpërdrejtë organizimin në struktura, ka humbur njerëzit, të cilët janë larguar nga PD.

“Mungesa e një platforme të qartë ideologjike konservatore siç do ta kërkonte koha sot dhe zhvillimet botërore. PD natyrisht do duhej të përgatiste një platformë ideologjike të thekur konservatore.”-tha Edith Harxhi.

Gjithashtu ajo përmendi katër shtyllat kryesore mbi të cilat është ngritur Partia Demokratike, të cilat sipas saj sot mungojnë ose janë venitur.

“Partisë Demokratike sot i mungojnë katër shtyllat tradicionale, mbi të cilat është ngritur PD. Ata janë ish-të persekutuarit, ish-pronarët, të cilët në këto 30 vite nuk kanë arritur të bëjnë asgjë për pronën e tyre ose shumë pak dhe atë pak që është bërë është bërë në qeverisjen e PD-së, por është e pamjaftueshme dhe PD nuk ka arritur të ngrejë çështjen e pronës në themel të saj, sidomos gjatë këtyre gjashtë viteve që ka qënë në opozitë dhe pas daljes së ligjit “Rama”, i cili e kthen pronën në statuskuonë e vitit 1945-‘46.

Shtresa tjetër është ajo e intelektualëve, të cilët tashmë janë larguar në shumicë nga PD-ja. Rrinë të strukur, mundohen të flasin nën zë, heshtin shpesh herë dhe në shumicën e kohës kanë marrë gtë njëjtin pozicion si para viteve ’90.

Dhe pjesa e fundit që janë të rinjtë. Partia Demokratike nuk arrin dot që të thërrasë këta të rinj që po largohen çdo ditë e më shumë nga Shqipëria, duke iu dhënë shpresë, duke iu ofruar diçka të veçantë, duke iu treguar hapësirat që rinia shqiptare mund të ketë me një qeverisje të denjë, të pakorrptuar të PD-së.”.

Ndër të tjera Edtih Harxhi theksoi se vetëm një bashkim i PD-së, një mendim i unifikuar dhe zgjedhje të brendshme të lira e të ndershme në PD do të mund të rrëzonin Ramën nga pushteti.

“Natyrisht që nëse PD do të ishte e bashkuar, me një mendim të unifikuar dhe me një ideologji konservatore të reformuar në të njëjtën kohë dhe të ringjallur do të sillte fuqinë për të gjitha strukturat dhe për të gjithë ata që do të shpresonin për një të ardhme të ndritur për Shqipërinë.

Faktikisht mendoj se vetëm e vetëm ringjallja dhe reformimi i PD-së mundet që të bëjë kthimin e besimit tek shqiptarët.

Vetëm me një platformë të pastër ideologjike, me zgjedhje të lira dhe të ndershme brenda PD-së, duke filluar nga baza deri në majë, do të bënte të mundur rrëzimin e pushtetit të Edi Ramës, për një periudhë shumë të shkurtër kohe.”-deklaroi Edith Harxhi për CNA.al

Sa i takon vendimit të Bashës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore, Harxhi tha se “Zgjedhjet lokale kanë qënë mbyllja apo do të ishte më mirë të thoja finalja e asaj se ku mbeti opozitarizmi shqiptar në 2019, gjashtë vite mbas marrjes së pushtetit nga Edi Rama.”/ CNA.al

Edith Harxhi “shuplakë” qeverisë/ Dështimi i negociatave, jo për faj të BE-së  

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bojaxhi: Reforma në drejtësi, një grackë që iu është shitur qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Për Gjergji Bojaxhiun reforma në drejtësi është një grackë që iu është shitur shqiptarëve, pasi mjeti kryesor për të pastruar politikën nga krimi është vota.

“Qytetarëve u është shitur sikur një reformë e thellë në drejtësi do pastrojë politikën, drejtësia mund të mos bëjë pastrime në politike, por unë mendoj që çdo mjet ka rolin e vet kur bën diçka.

Mendoj që drejtësia është një mjet kirugjikal për të bërë pastrime rregullime. Politika shqiptare ka problem ka një problem rrënjësor dhe të gjerë të korrupsionit dhe mendoj që mjeti i parë është një pastrim me votë. Është një grackë që ia ka shitur qyteraëve këtë gjë dhe duke i thën që vazhdoni në rutinën tuaj, në ato pazaret që bën secili qoftë me votën e vet dhe mënyrën si mendon se ne do zgjedhim 100 gjyqtarë e prokurorë të cilët do bëjnë me dedikim e heroizëm atë që ne si qytetarë refuzojmë ta bëjmë, që me votën tonë të pastrojmë pisllikun nga politika”.

Bojaxhiu shprehet se alternativat krijohen me votë, ndërsa akuzon partitë që e kanë marrë peng vendin.

LEXO EDHE:  Thirrja për mosbindje civile/ Alarmohet Partia Socialiste

“Alternativat krijohen me votë. Këto parti e kanë marrë peng vendin dhe shoqërinë. Po me votë ne ose do të reformojmë këto parti, ose do krijojmë të reja. Mendoj se është e pamundur për t’u reformuar nëse nuk jepen mesazhe të forta me votë dhe ne e kemi provuar që kemi ndëshkuar një palë, por duke qene të ngjashme në nepotizëm.

Ne nuk jemi një shoqëri adoleshente si në vitet ‘90 dhe ishim më të gatshëm për të ndëshkuar një që bënte gabim. Ka ardhur momenti që shoqëria është pjekur e lodhur se nuk është e gatshme të bëjë eksperimente. Jo se qytetarët e duan Ramën, por kreu i opzitës nuk i kënaq.

Reforma në drejtësi mund të bëjë pastrime në mënyrë targetuar të politikës jo në volum”. /abcnews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko: Disa media përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim

Publikuar

-

Nga

Romina Kuko, Zv-ministre e brendshme ka reaguar për disa aludime filluar ne media nga gazeta Koha Jonë lidhur me marrdhenien e saj me ambasadorin e Luigi Soreca, përfaqësues i BE në Tiranë

Në  Twitter Kuko shkruan “Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kërkon referendum/ Koçi: “Presidenti, i menderosur!”

Publikuar

-

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi,  i qenë prezent në emisonin “Pa Protokoll” teksa komentoi qëndrimin e presidentit Meta ndaj ambasadorëve, tha se ky i fundit u shfaq i frikësuar në konferencën për mediat dhe këtë sipas tij e tregoi edhe ngritja e zërit.

“Mua Presidenti mu duk i menderosur, një situatë frike që është munduar ta kalojë me ngritje zëri.

LEXO EDHE:  Ja pse opozita nuk analizon në media opsionin e “Rënies së Qeverisë”

Ishte leximi i një komunikate në një miting.  Ajo ishte një komunikatë për shtyp që mund ta lexonte edhe zëdhënësi i Presidentit.

Është në një pozitë shumë të vështirë. Skema me Muçin i dështoi.

Ky që ne shohim këtu është Ilir Meta i vërtetë“, tha Koçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE