Connect with Us

I dënuar në Itali me 11 vite burg/ Kapet në Kurbin 43-vjeçari

Kronika

I dënuar në Itali me 11 vite burg/ Kapet në Kurbin 43-vjeçari

Publikuar

-

Policia e Kurbinit ka arrestuar ditën e sotme një shtetas i cili ishtë në kërkim në Itali.

Në pranga ka rënë 43-vjeçari nga Kurbini Fred Gjonaj.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Forli/Itali, në Prill 2005, e ka dënuar me 11 vite e 3 muaj burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Lirimi i Florenc Çapjas dhe Suel Çelës/ Policia e Shtetit shpreh zhgënjimin: Vendim i paligjshëm, i jep krah krimit

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit ka reaguar pas vendimit për të liruar nga burgu Florenc Çapjan dhe Suel Çelën.

Në një deklaratë për mediat, Policia e Shtetit ndërsa shpreh zhgënjimin për lirimin e këtyre dy personava, i cilëson këto vendime si të paligjshme.

“Sjellim në vëmendje faktin se shtetasi Florenc Çapja është i dyshuar si një nga drejtuesit e një grupi të rrezikshëm kriminal që vepron në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i arrestuar shumë herë për vepra të rënda penale, po që ka arritur të lirohet dhe t’i shpëtojë ndëshkimit në sajë të këtyre vendimeve arbitrare të organeve të drejtësisë, të paligjshme.

Ky vendim nuk është i formës së prerë, por gjithsesi ka bërë që ky individ me rrezikshmëri te lartë shoqërore të lirohet nga burgu dhe sot të jetë i lirë.”-thuhet në reagim.

Sa i takon lirimit të Suel Çelës, Policia e Shtetit thekson se “Ky shtetas është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, drejtues i një grupi kriminal të rrezikshëm që operon në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i hetuar dhe i arrestuar disa herë për një sërë veprash të rënda kriminale, por që dyshohet se me forma korruptive ka arritur të depërtojë në sistemin e drejtësisë dhe t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor.

Aktualisht në ngarkim të shtetasit Marjus Lulaj (Suel Çela) është dhe një masë tjetër sigurimi personal, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së shkallës së parë Elbasan ka dërguar urdhrin e vendimit penal datë 11.06.2019, të Gjykatës Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë” dhe ”Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

Ndër të tjera në reagim thuhet se “Policia e Shtetit shpreh zhgënjimin e thellë për këto dy vendime të paligjshme, të cilat i japin krah krimit dhe synojnë të frenojnë punën e saj, por ajo është e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe krimin në tërësi.”

Deklarata e plotë:

Policia e Shtetit

Dje, më datë 20.11.2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, konkretisht gjyqtari Tomor Kullolli ka vendosur të lirojë nga burgu një prej personave me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

Gjyqtari Kullolli ka vendosur pushimin e çështjes penale nr. 40, viti 2006, për veprat penale “Vrasja me paramendim mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, në ngarkim të të pandehurit Florenc Çapja, në dëm të viktimës F.M., me argumentin se nuk provohet se ai e ka kryer këtë vepër penale.

Sqarojmë opinionin publik se Florenc Çapja është arrestuar në datën 14.06.2019, gjatë operacionit policor “Krasta”, zhvilluar në Elbasan, pasi gjatë hetimeve të kryera nga Njësia Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në provat e administruara në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan rezultoi se ishte autor i vrasjes së mbetur në tentativë të ish-punonjësit të Policisë, shtetasit F. D., ngjarje e ndodhur në vitin 2006.

Në lidhje me këtë ngjarje, pas kryerjes së disa veprimeve hetimore dhe procedurale në vitin 2007, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur pushimin e hetimeve në ngarkim të këtij shtetasi e pezullimin e hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 40, të vitit 2006 dhe aktet e këtij procedimi penal i kanë kaluar Drejtorisë së Policisë Elbasan, me qëllim zbulimin e autorit.

Në vitin 2018, oficerët e Njësisë Hetimore të Task Forcës Speciale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, kanë nisur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan një relacion, me qëllim rifillimin e hetimeve në lidhje me këtë çështje penale.

Mbi bazën e këtij relacioni, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka rifilluar hetimet në lidhje me këtë procedim penal.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, gjatë vitit 2018 dhe 2019, është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i kësaj ngjarjeje dhe më pas Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për shtetasin e dyshuar si autor, Florenc Çapja.

Nga provat e administruara, pas kryerjes së një sërë veprimesh hetimore e proceduriale, pas analizës në bashkëpunim me Prokurorinë, është vendosur që ngjarja të marrë një tjetër kualifikim, nga “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, në “Vrasja me paramendim mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

LEXO EDHE:  Kultivonte drogë rreth shtëpisë/ Arrestohet 59-vjeçari

Theksojmë faktin se shtetasi Florenc Çapja, i cili ishte i ndaluar gjatë operacionit “Krasta”, ka apeluar në dy raste masën e sigurimit, por përsëri Gjykata e Shkallës së parë Elbasan dhe Gjykata e Apelit Durrës kanë lënë në fuqi masën e sigurimit “Arrest në burg”.

Me komunikimin e akuzës shtetasit Florenc Çapja, Prokurori i çështjes i ka kërkuar Gjykatës kalimin e çështjes në gjykim, e cila është shqyrtuar nga gjyqtari Tomorr Kullolli.

Ai e ka mbajtur dosjen për rreth një muaj e gjysëm ne shqyrtim dhe dje në datën 20.11.2019, me shkurtimin e vendimit (13-2019- 6855) ka vendosur pushimin e çështjes penale nr. 40, vitit 2006, për veprat penale “Vrasja me paramendim mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, në ngarkim të të pandehurit Florenc Çapja, në dëm të viktimës F.M..

Sjellim në vëmendje faktin se shtetasi Florenc Çapja është i dyshuar si një nga drejtuesit e një grupi të rrezikshëm kriminal që vepron në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i arrestuar shumë herë për vepra të rënda penale, po që ka arritur të lirohet dhe t’i shpëtojë ndëshkimit në sajë të këtyre vendimeve arbitrare të organeve të drejtësisë, të paligjshme.

Ky vendim nuk është i formës së prerë, por gjithsesi ka bërë që ky individ me rrezikshmëri te lartë shoqërore të lirohet nga burgu dhe sot të jetë i lirë.

Po dje, Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, me gjyqtarë: kryetar seance Klodian Kurtishi, anëtar Fran Prendi, anëtar Sandër Simoni, shpalli të pafajshëm të pandehurin Marjus Lulaj alias (Suel Çela), i cili gjatë gjithë kohës i është shmangur këtij hetimi dhe është hetuar dhe gjykuar në mungesë.

I kërkuari Marjus Lulaj (Suel Çela) më datë 10.09.2017, rreth orës 20:00, pranë derës së tregut agroushqimor në Kusarth, Elbasan, në bashkëpunim me shtetasit Enea Bekteshi dhe Kelmend Xhaferri tentoi të vrasë me anë të goditjes me makinë punonjësit e Policisë Shtetit që u gjendën në makinën e tyre në ushtrim të detyrës.

Në seancën e datës 04.11.2019, nga ana e Prokurorisë janë paraqitur konkluzionet përfundimtare, ku është bërë ndryshimi i akuzave për të pandehurit, Marjus Lulaj (Suel Çela) dhe është kërkuar dënimi i tij për kryerjen në bashkëpunim të veprës penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, dënim i parashikuar me 7 vjet burgim, por sot kjo trupë gjykuese ka vendosur ta shpallë të pafajshëm.

Ky shtetas është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, drejtues i një grupi kriminal të rrezikshëm që operon në qarkun e Elbasanit, por edhe më gjerë, i hetuar dhe i arrestuar disa herë për një sërë veprash të rënda kriminale, por që dyshohet se me forma korruptive ka arritur të depërtojë në sistemin e drejtësisë dhe t’i shpëtojë ndëshkimit ligjor.

Aktualisht në ngarkim të shtetasit Marjus Lulaj (Suel Çela) është dhe një masë tjetër sigurimi personal, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së shkallës së parë Elbasan ka dërguar urdhrin e vendimit penal datë 11.06.2019, të Gjykatës Elbasan, e cila ka vendosur masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Heqja e paligjshme e lirisë” dhe ”Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”.

Policia e Shtetit, në bashkëpunim dhe me partnerë ndërkombëtarë ka bërë një punë shumë të madhe dhe punonjësit e saj kanë sakrifikuar shumë për sigurimin e provave të shumta të këtij procesi.

Policia e Shtetit shpreh zhgënjimin e thellë për këto dy vendime të paligjshme, të cilat i japin krah krimit dhe synojnë të frenojnë punën e saj, por ajo është e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin e organizuar dhe krimin në tërësi.

Policia e Shtetit është e vendosur për të bashkëpunuar me agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët, për vendosjen para përgjegjësisë ligjore të cilitdo që shkel ligjin dhe fton aleatin e saj më të çmuar, qytetarët, që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112 çdo paligjshmëri, me qëllim ndërtimin e një mjedisi të sigurt e të qetë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tritol një banese në Gjirokastër/ Policia drejt vendit të ngjarjes

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku persona të paidentifikuar kanë vendosur tritol në një banesë, në fshatin Shtëpëz.

Mësohet se, banesa është në pronësi të Durim Tolës dhe nga shpërthimi ka vetëm dëme matreiale.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërkaq policia është duke shkuar drejt vendngjarjes.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Sekuestrohen 25 kg lëndë narkotike, arrestohet një prej të kërkuarve

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak mund të jetë bërë prishja e pazareve, pasi djemtë e Tolës janë persona me precedentë penalë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lirimi i Florenc Çapjas/ Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë: Kujdes mos mbeteni viktima me tru të derdhur, zjarrfikëset e Elbasanit të jenë gati

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve të ditës së sotme duke filluar me takimet e presidentit për mbrojtjen e Kushtetutës, deklaratat e politikanëve të ndryshëm dhe deri tek lirimi i Florenc Capjas nga gjykata e Elbasanit.

Sipas Hoxhës, asnjë media në Elbasan nuk guxoi t’i afrohej gjykatës gjatë seancës së sotme, madje as ta jepte lajmin e lirimit të Capjas për orë të tëra.

Hoxha i bën thirrje popullit të mos hutohen nga zhurma e mbrojtësve të Kushtetutës por të shohin ku shkelin për të mos mbetur viktima në ndonjë cep rruge.

“Dëgjoni o popull, mos u hutoni nga zhurma e “mbrojtësve” të Kushtetutës dhe reformës në drejtësi, por qendroni vigjilent, shikoni nga shkoni dhe ku shkelni që të mos mbeteni papritur viktima me tru të derdhur në ndonjë cep rruge, nga vrasës të panjohur që po qerojnë hesapet me njëri-tjetrin…
Pra qysh nga sot, ekspertet e mjekesise ligjore duhet të jenë gati për çdo kufomë të lënë pas nga atentatet në Elbasan.
Shërbimi zjarrefikes i këtij qyteti duhet të jetë gati për shkuar sa më parë të shuaj zjarrin qe do jete duke djegur mjetin dhe armët e atentatorëve pas krimit.
Qytetarët e pafajshëm të Elbasanit duhet t’i luten zotit të mos ndodhen rastesisht në rrezen e breshërive të vrasësve që e mbajnë prej 2 dekadash të terrorizur këtë qytet”, shkruan mes të tjerash Hoxha në një postim të bërë në faqen e tij në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Elbasan i bukur, Elbaaaasaaan..
Presidenti takon ish-presidentet gjoja ne mbrojtje te kushtetutes dhe reformes ne drejtesi, ndersa ia kane pluguar nenen kushtetutes sa here u ka dashur qejfi dhe po mundohen tia lerojne nenen edhe reformes ne drejtesi nese SHBA e le ne mes projektin e saj, …
Nga ana tjeter kryeministri pret e percjell ambasadoret po gjoja ne mbrojtje te kushtetutes dhe reformes ne drejtesi, duke na treguar se nderkombetaret jane me te..
Meta cirret e bertet te holli presidences se Rama ka kapur reformen ne drejtesi, ndersa Berisha nga gardhi presidences thote me sokellime se “reforma ka falimentuar”.
Vetem 100 metra me poshte, nga holli i kryeministrise Rama shan e akuzon Meten se po shkel kushtetuten, po pengon reformen ne drejtesi dhe e kercenon me shkarkim.
Vetem 30 metra perballe, nga seli e kryesise se kuvendit Taulant Balla uleret se nuk duhet humbur asnje minute pa shkarkuar Meten…
Pastaj te gjithe se bashku kercenojne gjyqtaret, prokuroret, KLP-ne, KPK-ne, KED-ne e dreqin me te bir…
Populli nuk thote kot se “ujku mjegull do”, dhe organizata e “Kap c’a t’kapesh”(KCK) nuk e la rastin ti shpetoje nga dora.
Mediat raportuan me zhurme se gjykata e Elbasanit denoi me 10 vite burg, Shkelzen Hasanpapen, i ekstraduar nga Hollanda dhe i akuzuar per atentatin e 6 qershorit 2016 kur u plagosen te dera e Drejtorise se Policise Elbasan, Bledar Muca dhe nje oficere policie kalimtare e rastit, ndersa Florenc Capja shpetoi pa pasoja nga ky atentat.
Nje ore me vone mediat njoftuan po me zhurme se Gjykata e Krimeve te Renda ne Tirane shpalli te pafajshem Suel Celen, denoi me 5 vite burg Klement Xhaferrin dhe me 6 vite burg Enea Bekteshin, per ngjarjen e 15 shtatorit 2017 gjate tentatives se policise lokale per te kryer nje kontroll ne nje automjet te blinduar tip Audi…
Por ne fakt, nisur nga kronologjia kohore, ngjarja e pare sot, ishte vendimi i gjykates se shkalles se pare Elbasan, e cila ne seancen paraprake e rrezoi kerkesen e prokurorise per te cuar ne gjykim dosjen e nje personazhi mjaft te njohur ne kete qytet, Florenc Capja.
Ky i fundit akuzohej per atentatin ndaj ish-shefit te qarkullimit Elbasan, Fadil Mema ne vitin 2006. Mema i mbijetoi atij atentati duke marre plage te renda dhe u largua ne Itali ku te njejtet autore e gjeten serish dhe e egzekutuan ne Torino ne vitin 2015.
Por para se ta vrisnin ish- shefin e policise, vrasesit kishin provuar dhe ne vitin 2009 po ne Itali per ta hequr qafe, ndersa i ekzekutuan dhe kunatin Ardian Ibrahimi para dyqanit te tij. Florenc Capja eshte arrestuar 3 here per kete ngjarje dhe 3 here i ka shpetuar drejtesise per atentatin e nje oficeri policie te kryer para familjareve te tij. Capja u kap me buje nga forcat RENEA me 14 qershor 2019 gjate operacionit “Krasta” por nga sot gjykata e Elbasanit e ktheu serish te lire ne rruget e ketij qyteti.
Per me teper asnje media ne Elbasan nuk guxoi ti afrohej gjykates gjate seances se sotme, madje as ta jepte lajmin e lirimit te tij per ore te tera. Lajmi u publikua vetem pasi mediat ne kryeqytet kishin publikuar vendimin e pafajsise te Suel Celes.
Ndersa per atentatorin e Florenc Capjas, Shkelzen Hasanpapa u dhane 10 vite burg, per kundershtarin e tij, Suel Cela gjykata e krimeve te renda ne Tirane vendosi pafajesi, per vet Florenc Capjan gjykata e Elbasanit as pranoi ta merrte ne gjykim ceshtjen. Pra e cilesoi kohe te humbur te merrej me ekzekutorin e nje oficeri policie.
Degjoni o popull, mos u hutoni nga zhurma e “mbrojtesve” te kushtetutes dhe reformes ne drejtesi, por qendroni vigjilent, shikoni nga shkoni dhe ku shkelni qe te mos mbeteni papritur viktima me tru te derdhur ne ndonje cep rruge, nga vrases te panjohur qe po qerojne hesapet me njeri-tjetrin…
Pra qysh nga sot, ekspertet e mjekesise ligjore duhet te jene gati per cdo kufome te lene pas nga atentatet ne Elbasan.
Sherbimi zjarrefikes i ketij qyteti duhet te jete gati per shkuar sa me pare te shuaj zjarrin qe do jete duke djegur mjetin dhe armet e atentatoreve pas krimit.
Qytetaret e pafajshem te Elbasanit duhet ti luten zotit te mos ndodhen rastesisht ne rrezen e bresherive te vrasesve qe e mbajne prej 2 dekadash te terrorizur kete qytet.
Ndersa “baballaret e kombit”, “i gjati”, “i shkurtri”, “doktori”, “piktori”, “artisti”, “doktoresha”, do jene duke “mbrojtur” kushtetuten e nje shteti te shpartalluar fund e krye.
Prandaj vrases profesioniste, me pagese apo me klering, nese e keni ndare mendjen ta vendosni vet drejtesine me tyten e kallashnikovit, sepse ne kete shtet te diskredituar nuk ka kush tua vendos tjeter, dilni ketej nga Bulevardi “Deshmoret e Kombit”, mbase ishallah bresherite tuaja u fershellejne afer veshit “baballareve te kombit”, qe ta kuptojne keta funderrina se cfare eshte shkelja e kushtetutes dhe kapja e reformes ne drejtesi…

LEXO TE PLOTE