Connect with Us

Historia drithëruese e Alvinit/ Hajdari kërkesë Gent Cakajt: Duhet një zgjidhje e menjëhershme

Politikë

Historia drithëruese e Alvinit/ Hajdari kërkesë Gent Cakajt: Duhet një zgjidhje e menjëhershme

Publikuar

-

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari i ka dërguar një kërkesë informacion ministrit të Jashtëm Gent Cakaj për rastin e Alvinit.
Sipas Hajdarit, duhet një zgjidhje e menjëhershme për mbrojtjen e qytetarëve shqiptarë kudo që janë.

“Sot i dërgova kërkesë për informacion Ministrit në Detyrë z. Cakaj për rastin e Alvinit. Ai nuk është një rast i izoluar. Duhet një zgjidhje e menjëhershme që të mbrojmë qytetarët tanë kudo që janë dhe sidomos të miturit se është vërtet e turpshme kjo që po ndodh”, shkruan Hajdari.

Rasti i fëmijës shqiptar, Alvin Berisha bëri bujë në mediat shqiptare dhe ato të huaja.
Vogëlushi shqiptar kërkohej nga babai i tij, Afrim Berisha që prej natës së 12 dhjetorit 2014 kur bashkëshortja e tij Valbona Berisha largohet nga Italia për t’ju bashkuar luftës së shtetit islamik./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mazhoranca e përgatitur për eleminimin e Metës”/ Nishani sqaron çështjen e afateve: Qesharake…

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka komentuar vendimin e presidentit Meta për përzgjedhjen e Marsida Xhaferllarit përballë Arta Vorpsit. Ndërsa shprehet se listat nuk janë krijuar nga Meta, por KED, për Nishanin përzgjedhja e presidentit nuk ka të bëjë me kundërshimin e një kandidati, por përzgjedhjen e dikujt nga lista që në analizën e kreut të shtetit konsiderohet i vlefshëm për atë pozicion.

“Institucioni i Presidentit të Republikës nuk ka asnjë pozicion kundër zonjës Vorpsi. Ky institucion ka një pozicion që zgjedh ose jo, me bindjen e tij mbi analizën profesionale, integritetin etj, një produkt i cili nuk është vetëprodhim i Presidentit, por janë emra të paraqitur nga KED.

Pra është ky institucion që i jep listën me emra Presidentit, duke i thënë zgjidh. Dhe presidenti ka të drejtën që të zgjedh atë e cila në analizën e tij si kreu i shtetit, në subkoshiencën e tij mendon se vlen për Kushtetuesen. Sjellja e tij nuk ka qenë kundër Arta Vorpsit, por pro Marsida Xhaferllarit”, ka thënë Nishani.

Nishani, po ashtu, ka mbajtur një qëndrim edhe përsa i përket prekluzionit apo çështjes së afateve kushtetuese. Për ish presidentin, “gjykimi i jo 30, por 31 ditëve është qesharake të diskutohet në logjikën e një ligjëvënësi, kur këta kanë shkelur çdo afat të mundshëm në krijimin e disa institucioneve në vend, si KLGJ, KLP apo përgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm.”

“Mazhoranca politikisht është parapregatitur për ta eleminuar Presidentin e Republikës nga e drejta, nga diskrecioni, nga tagri i tij Kushtetues. Duhet të kemi parasysh se nuk është kjo logjika e ligjvënësit se në qoftë se 30 ditë kaluan 31 ditë unë…

LEXO EDHE:  Kosovë/Refuzohet kërkesa për rritje të çmimit të energjisë

Së pari, nuk është kjo logjikë sepse nuk e ka çuar në Kushtetutë detyrimin 30 ditor, sikurse ia ka çuar Parlamentit. Së dyti, mungesa e vullnetit politik dhe institucional të Presidentit të Republikës do ta detyronte pastaj të shpallej fituese Arta Vorpsin. Kur ka një mungesë të vullnetit të shprehur nga ana e institucionit, pra nuk është kështu çështje 30 ditësh dhe afatesh.

Këta që flasin për afate të tilla janë qesharak. Afatet Kushtetuese janë të gjitha të rëna. Këshilli i Lartë Gjyqësor është zgjedhur rreth 1 vit apo 1 vit e gjysëm pasi është parashikuar afati Kushtetues. Po ashtu, Këshilli i Lartë i Prokurorisë është krijuar pasi i ka shkelur me këmbë, me duar, me çizme, me hekur të gjitha afatet.

Prokurori i Përgjithshëm duhej të ishte zgjedhur para dy vitesh. Prokurori i përkohshëm u zgjodh për 2 muaj dhe ndenji në pushtet 2 vjet. Dhe rasti i fundit më i paprecedentë i lidhur drejtpërdrejtë me qeverinë janë afatet për botimin e dekreteve të Presidentit në fletoren zyrtare. Kush janë këta që flasin për afate dhe nuk botojnë dekretet e Presidentit në fletoren zyrtare. Këtu është një proces që po synon të rrëzojë besimin e qytetarëve. Të gjitha këto çështje që janë në Gjykatën e Lartë kur shikon se si po shkojnë gjërat, do të shkojnë të gjitha në Strasburg”, është shprehur Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video me prova përvëluese!/ Rama: “Presidenti nuk operon me shashka”

Publikuar

-

Presidenti Ilir Meta firmosi këtë të martë kallëzimin e paralajmëruar ndaj kreut të KED, Ardian Dvorani, ndërsa ka paralajmëruar se ka në dorë një video me prova përvëluese, për Gjykatën Kushtetuese.

Lidhur me këtë çështje ka folur dhe Zv.kryetari i LSI-së Luan Rama, në një lidhje për emisionin “Opinion”.

Sipas Ramës, Meta nuk operon me shashka, ndaj deklaratat duhet të merren seriozisht.

“Me aq sa e njoh unë personalisht Presidentin, të jeni i bindur që Presidenti nuk operon me shashka. Sot Presidenti ka denoncuar zyrtarisht gjithë materialin që ka grumbulluar, provat pikërisht për këtë çështje.

LEXO EDHE:  Heqja e 20 mijë familjeve nga ndihma ekonomike/ PD kërkesë për mocion me debat me Edi Ramën

Unë mendoj që Presidenti ka dorëzuar gjithçka që ai ka si prova të fajësisë së kryetarit të KED-së. Mos bëjmë sikur nuk e kuptojmë, video me prova, video me fakte nga mbledhjet e KED-së. Në mbledhjet e KED-së regjistrimi bëhet edhe audio edhe video”, theksoi më tej ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do shpërndaj Parlamentin”/ Bamir Topi nxjerr “blof” Metën

Publikuar

-

Ish presidenti Bamir Topi ka hedhur poshtë pretendimin e Ilir Metës se mund të shpërndajë Parlamentin.

I ftuar në emisionin “Repolitix” Topi u shpreh se këto deklarata janë vetëm pjesë e retorikës politike, pasi Parlamenti mund të shpërndahet vetëm në raste ekstreme të mosfunksionimit.

“Presidenti mund ta shpërndajë Parlamentin vetëm në raste ekstreme të mosfunksionimit. Unë besoj se është pjesë e një retorike politike”, deklaroi Topi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE