Connect with Us

Foto-Ferri Al-Hol/ Aty ku strehohet Alvini dhe fëmijët e tjerë shqiptarë në Siri

Sociale

Foto-Ferri Al-Hol/ Aty ku strehohet Alvini dhe fëmijët e tjerë shqiptarë në Siri

Publikuar

-

Afrim Berisha, babai i Alvinit i bllokuar në kampet e ISIS-it në Siri dha alarmin ditën e premte se prej disa ditësh ka humbur kontaktet me të birin. Ai thotë se njerëzit që ka paguar për të kontrolluar në kampin Al-Hol, ku la të birin herën e fundit që u takua me të, nuk po arrijnë që ta gjejnë dot.

Po ku është Alvini? Në përpjekje për të mësuar më shumë për fatin e vogëlushit, Gazeta “Si” ju sjell këtë përmbledhje të shkurtër të lajmeve që mediat ndërkombëtare kanë raportuar për zhvillimet në kampin Al-Hol, i vendosur në veri-lindje të Sirisë, në periferi të qytetit me të njëjtin emër dhe pranë kufirit me Irakun.

Vendndodhja në hartë e Al-Hol. Gazeta Si, 19 tetor 2019

Al-Hol ka emrin kamp, por në të vërtetë që prej shpërbërjes së ISIS-it, ai është njëri prej burgjeve të ngritura në fusha të hapura për të mbajtur nën kontroll ekstremistët. Kampi u ngrit si një oaz shpëtimi e shprese për të strehuar të gjitha gratë dhe fëmijët të penduara nga bashkimi me ISIS-in.

Edhe sot ka ende këtë funksion, duke strehuar kryesisht gratë dhe fëmijët e atyre që kanë humbur jetën, apo janë zhdukur në luftën disavjeçare në Siri. Por, jo të gjithë brenda kampit janë të penduar. Shumë gra vazhdojnë t’i qëndrojnë besnike rregullave të rrepta të Kalifatit, madje edhe duke ngritur në mënyrë vullnetare një polici që kontrollon kodin e veshjes dhe sjelljes për gratë e tjera. Nëse ky kod shkelet, ndëshkimet shkojnë nga goditja me kamzhik, deri tek gjymtimet. Por, ndëshkimet më të ashpra janë parashikuar për gratë që bisedojnë me personelin e sigurisë, apo me gazetarët.

Kampi është i ndarë në disa sektorë dhe në muajin janar të këtij viti, OKB fliste për 70 mijë banorë nga të paktën 50 vende të ndryshme të botës të strehuar aty në kushtë çnjerëzore. Bëhet fjalë kryesisht për vajza dhe fëmijë. Sipas dëshmisë së dhënë nga Afrim Berisha dhe nga gazetarët italianë të “Le Iene”, Alvini mbahej në sektorin e jetimëve.

Pamje nga lart e kampit dhe strukturave të tij të ngritura në periferi të qytetit Al-Hol. Gazeta Si, 19 tetor 2019

Kampi ruhet vazhdimisht nga luftëtarë të armatosur, sirianë, kurdë dhe irakianë të “Syrian Defence Forces”, grupim i mbështetur nga SHBA kundër regjimit të Bashar al-Assad. Por, me tërheqjen e SHBA nga zona, shumë prej luftëtarëve aktualisht funksionojnë dhe operojnë si të pavarur, pa një komandë qendrore. Ata nuk lejojnë asnjë që të largohet, apo që t’i afrohet perimetrit të kampit pa lejen e tyre. Rreth dy javë më parë, një udhëheqës i milicisë kurde që vepron mes Sirisë dhe Irakut, postoi në rrjetet sociale pamjet ku dukej një revoltë brenda këtij kampi. CNN i përshkruan këto pamje si tejet kaotike dhe të dhunshme.

Të vetmit që mund t’i afrohen, apo të hyjnë brenda kampit janë punonjës të organizatave humanitare, që shpërndajnë ushqime dhe ilaçe dhe me raste edhe gazetarë të mediave të ndryshme. Më 11 tetor, dy ditë para se Turqia të niste ofensivën ushtarake kundër kurdëve në Siri, CNN raportoi për skena kaotike në kampin Al-Hol, që për zyrtarët vendorë sirianë, konsiderohet si kërcënim për sigurinë për shkak të sulmeve të shpeshta të dhunshme të grave që strehohen aty.

Ofensiva ajrore dhe tokësore turke në kufirin veri-perëndimor të Sirisë shtyu për në veri-lindje luftëtarët kurdë. Bashkë me kurdët u zhvendosën edhe grupime të armatosura filo-turke, por që nuk kontrollohen nga Turqia.

Pamjet më të freskëta video nga jeta e përditshme të ngujuarave brenda kampit i përcolli disa javë më parë, Holly Williams, gazetare e CBS. Mes intervistave zbuloi se shumë prej grave të mbajtura aty si të burgosura, mbeten ende besnike të ISIS-it. “ISIS u mposht në terren, por ai është ende shumë i fortë në mendjen e tyre”, thotë gazetarja.

Gazetarja e Zërit të Amerikës, Heather Murdock ishte e para që vizitoi kampin Al-Hol në ditët pas nisjes së ofensivës turke. Kjo ishte hera e tretë që Murdock ja dilte mbanë të hynte në këtë kamp brenda 10 muajve të fundit. Por, në artikullin e publikuar më 17 tetor tek Zëri i Amerikës (versioni ndërkombëtar) flet për kaos total.

“Zyrtarët thonë se që prej nisjes së ofensivës turke ka shtim alarmant të pasigurisë. Ka patur arratisje, kërcënime, sulme dhe thirrje të vazhdueshme në ditët e fundit për revoltë, pasi shumë prej trupave të ekstremistëve që siguronin perimetrin dhe rendin brenda kampit janë zhvendosur në frontin e luftimeve”, rrëfen Murdock.

Gazetarja e Zërit të Amerikës më tej tregon bisedën me Layla Rezgar, koordinatore në seksionin e të huajve në kampin Al-Hol. Rezgar rrëfen se lajmi i nisjes së ofensivës turke u prit me protesta dhe thirrje “Rroftë ISIS” dhe “Do t’ua presim kokën!” drejtuar Turqisë dhe turqëve. Por jo të gjithë të strehuarit në këtë kamp i qëndrojnë ende besnik ISIS-it. Rezgar rrëfen për Zërin e Amerikës se ka shumë përpjekje për t’u arratisur, sidomos pas thirrjes së kreut të ISIS-it, Al-Bagdadi për të ndihmuar që të arratiseshin të burgosurit në Al-Hol.

“Në fillim të javës, 13 gra të huaja çanë rrethimin dhe u përpoqën që të arratiseshin së bashku me fëmijët e tyre, ndoshta të ndihmuara nga ndonjë celulë e ISIS-it. Ato u kapën, por në një kamp tjetër në këtë zonë, 800 anëtarë të tjerë u larguan”, thotë Rezgar.

Layla Rezgar përshkruan një situatë totalisht jashtë kontrollit të mbushur me frikë e panik, brenda dhe jashtë kampit. “Në fillim këtu strehoheshin vetëm viktimat e ISIS-it, por tani çdo gjë ka ndryshuar dhe brenda perimetrit strehohen viktima dhe ithtare të ekstremistëve”, thotë ajo.

Afrim Berisha dhe djali i tij Alvin, në kampin Al-Hol. Gazeta Si, 19 tetor 2019

Për autoritetet siriane dhe irakiane, por edhe për vetë Organizatën e Kombeve të Bashkuara gjërat kanë ndryshuar dhe nëse disa muaj më parë bëhej fjalë vetëm për një krizë humanitare, tashmë po flitet gjithnjë e më shumë për një krizë sigurie për shkak të elementëve ekstremistë që po përpiqen të ringjallin ISIS-in. Në mes të tyre qëndrojnë edhe celula të pavarura të ISIS-it dhe grupe të tjera terroriste, në shënjestër të të cilëve janë sidomos të huajt të huajt. Ata i marrin peng dhe më pas i lirojnë vetëm kundrejt një shume të caktuar parash.

Ky është ferri në të cilin strehohet Alvini, vogëlushi shqiptar me të cilin i ati ka lëshuar alarmin për ndihmë nga shteti shqiptar për ta nxjerrë prej andej. Po ashtu atje ndodhen edhe dhjetëra fëmijë të tjerë shqiptarë./ SI

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Nisma e kompanisë shqiptare/ Punësohen dy të rinjtë e parë me sindromën Down

Publikuar

-

Nga

Fashion Group Albania, përfaqesuesja zyrtare në Shqipëri e markave ndërkombëtare si Mango, Cortefiel, Carpisa, Okaidi, Parfois, Women Secret, Springfield, Prenatal dhe Geox, në kuadër të fushatës së vlerës së “Përgjegjshmërisë” që u organizua nga Grupi Balfin (pjesë e të cilit është), dhe nismës sociale të ndërgjegjësimit për punësimin e individëve me Sindromën Down që kompania ka ndërmarrë, ka bërë të mundur punësimin e dy të rinjve.

Ario dhe Ornela, kanë nisur punë pranë kompanisë në pozicionin asistent/e shitjeje , duke u suportuar plotësisht nga të gjithë punonjësit e saj.

Valbona Turja – Head of Human resources ( në të majtë), Ornela Kastrioti – Head of marketing Pr & Comunication ( në të djathtë)

“Fashion Group e ndërmori këtë nismë pasi beson fort se çdo njeri lind i barabartë, në të drejta, në mundësi dhe meriton ti jepet shansi për të treguar aftësitë e tij për punë e integrim në shoqëri. Ajo që na ka bërë të besojmë fort në vlerat e tyre janë vetë ata. Dëshmuar kjo që prej ditës së parë të punës pranë kompanisë. Vullneti dhe dëshira për të mësuar dhe punuar nuk ju mungon në asnjë moment. E vetmja gjë për të cilën kanë nevojë është mbështetja jonë. Ti pranojmë dhe të kuptojmë se ne jemi të ngjashëm më shumë se sa të ndryshëm. Ti dëgjojmë për të mësuar se ëndrrat e tyre janë njësoj me ëndrrat tona. Ti mbajmë fort pranë vetes për të ndjerë gjithë dashurinë e madhe dhe shpirtin e pastër. Këta individë kanë nevojë për përkrahje të madhe nga shoqëria, për ti angazhuar dhe punësuar, prandaj kushdo që ka mundësi duhet t’i përfshijë në proçeset e punës së tyre të përditshme sepse janë të aftë njësoj si ne. Ne mundemi njesoj – u shpreh Eva Kallavaresi, drejtorja ekzekutive e kompanisë.

LEXO EDHE:  Luftuan në Siri dhe Irak/ Policia maqedonase arreston shtatë persona

Eva Kallavaresi – CEO Drejtore Ekzekutive

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe Fashion Group Albania, i kushton një vëmëndje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e grupit Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2018 me vlerë 452 mijë euro, 70 mijë euro Grupi Balfin ia ka alokuar organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, ndërkohë që pjesën tjetër të fondit Grupi e ka vënë në dobi të komuniteteve të ndryshme në nevojë në vend, përmes organizatash të shumta ndërkombëtare dhe lokale, si Vizion OJF, Down Syndrome Albania, Worldvision, UNDP, Partner Albania dhe të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehet “uragani / Sërish më mijëra studentë në protestë

Publikuar

-

Nga

Studentët kanë paralajmëruar se do ti rikthehen protestave. Mësohet se në datën 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, ata do të mblidhen sërish për të protestuar kundër ligjit të arsimit të lartë.

“ME MIJËRA NË PROTESTË!

Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:

KUNDËR
• Ligjit të arsimit të lartë
• Financimit të universiteteve private me paratë tona
• Abuzimit me të drejtat e studentëve

LEXO EDHE:  Almir Daci vritet në Siri

PËR
• Arsim cilësor
• Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë
• Përgjysmimin e të gjitha tarifave
• Votë të barabartë studentë-pedagogë
• Kushte dinjitoze studimi dhe jetese
• Perspektivë punësimi profesional

NE DO TË FITOJMË!
BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nuk ndalen azilantët nga Shqipëria/ 21% më shumë aplikime në janar-shtator

Publikuar

-

Nga

Ndonëse kanë normën më të lartë të refuzimit të kërkesave dhe jetojnë në një vend që nuk ka luftë apo konflikte etnike, asgjë nuk i ndal shqiptarët që të përplasen dyerve të Europës si azilantë. Edhe në muajin shtator aplikimet për azil për herë të parë nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Europian kanë njohur rritje sipas të dhënave të publikuara nga Zyra e Mbrojtjes Europiane për Azilantët. Gjatë periudhës janar-shtator numri i tyre u rrit me 21% në krahasim me një vit më parë. Në total për 9 muajt e parë të këtij viti kanë aplikuar për herë të parë edhe 15,469 shqiptarë të tjerë, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i aplikimeve ishte 12,835. Vetëm muaji shtator ka pasur 1,734 aplikime të reja, duke shënuar një rritje prej 14% në raport me muajin e kaluar.

Shqipëria renditet në 10 vendet kryesore të origjinës së azilkërkuesve në Europë, së bashku me vende si Pakistani, Turqia, Iraku, Kolumbia, Irani dhe Nigeria, por vendi i vetëm europian.

Edhe pse refuzohen, kërkesat rriten

Vetëm gjatë muajit shtator numri i përgjigjeve negative nga ana e autoriteteve ishte 1321, ndërsa vetëm 57 kërkesave iu dha statusi i refugjatit. Autoritetet përkatëse në BE vlerësuan në shtator se vetëm 47 prej kërkesave duhet të përfitojnë azil. Kjo tregon normën e ulët të pranimeve të kërkesave nga shqiptarët. Aplikantët gjeorgjianë dhe shqiptarë kishin nivelin më të ulët të njohjes (përkatësisht 3% dhe 6%) midis 10 vendeve kryesore të origjinës, shkruhet në raportin mujor. Megjithatë, ka ndryshime në vendet e ndryshme të  Bashkimit Europian, në lidhje me nivelin e njohjes për të njëjtin vend origjine.

LEXO EDHE:  11-vjeçari peng në kampin e tmerrit/ Andi Përmeti mesazh të fortë Cakajt

Në mesin e 10 vendeve të origjinës me numrin më të lartë të aplikimeve në janar-shtator 2019,  aplikimet e paraqitura nga sirianët kishin nivelin më të lartë të pranimit dhe njohjes së kërkesës (86%), të ndjekur nga aplikantët turq (53%) dhe aplikantët afganë (48%).

12,680 raste në pritje

Zyra Europiane Për Mbështetjen e Azilkërkuesve raporton se në muajin shtator ishin 12,680 raste në pritje për të marrë një përgjigje. Prej 6430 kërkesa janë të paraqitura në më pak se gjashtë muaj, ndërsa pjesa tjetër po pret të shqyrtohet për një periudhë më të gjatë kohore se aq. Ky është niveli më i lartë i kërkesave që mbeten në pritje për një përgjigje që prej muajit shtator të vitit 2017.

Situata e azilkërkuesve në BE

Më shumë se gjysmë milioni aplikime u paraqitën në Bashkimin Europian gjatë nëntë muajve të parë të 2019, me rritje prej 10% krahasuar me një vit më parë. Si më parë, Sirianët, Afganët dhe Venezuelasit kishin numrin e aplikimeve më të lartë, duke përbërë një të katërtën e të gjitha aplikimeve në Bashkimin Europian.

Shumica e vendeve kryesore të origjinës, ku bën pjesë dhe Shqipëria, kanë parashtruar më shumë aplikime në janar-shtator në 2019 në krahasim me të njëjtën periudhë.

Shkalla e njohjes së kërkesës për azil nga Bashkimi Europian ishte e qëndrueshme me rreth 32% në shtator 2019.

Rastet e pezullimit në shkallën e parë mbeten të e konsiderueshme. Përveç kësaj, shumë aplikime mbeten në pritje të vendimit për ankimim apo rishikim, deri në fund të qershorit 2019./ Monitor

 

LEXO TE PLOTE