Connect with Us

Diplomohen Oficerët e rinj/ Lleshaj: Keni filluar një karrierë që nuk mund t’ju bëjë të pasur

Politikë

Diplomohen Oficerët e rinj/ Lleshaj: Keni filluar një karrierë që nuk mund t’ju bëjë të pasur

Publikuar

-

Sot janë diplomuar 402 djem dhe vajza, që përfunduan Kolegjin e Policisë për Patrullë të Përgjithshme, Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit dhe kursin profesional për Polici të studentëve të ekselencës, për gradën “Inspektor” dhe “Nënkomisar”.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj shprehet se shërbimi i tyre nuk do të shpërblehet vetëm me monedha të zakoshme por edhe me mirënjohjen e publikut.

“Sot keni filluar një karrierë profesionale, e cila si kudo në botën demokratike, nuk mund t’ju bëjë të pasur me parà. Shërbimi që ju do të kryeni në radhët e Policisë së Shtetit, nuk mund të shpërblehet vetëm me monedhat e zakonshme. Kjo nuk do të thotë aspak se shërbimi juaj nuk shpërblehet, por ka një lloj tjetër monedhe, me të cilën ai kompensohet, ajo është mirënjohja publike, respekti, dinjiteti dhe sadifaksioni pa fund që shoqëron çdo orë dhe çdo minutë në shërbim të publikut”, shprehet Lleshaj./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Investimet e huaja, Basha godet qeverinë/ “Air Albania sajesë e papritur dhe e dyshimtë”

Publikuar

-

Nga

“Investimet e vetme të kësaj qeverie, avionë për shfaqje bajate që duken e zhduken”, kështu është shprehur nga qyteti i Fierit kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke vijuar akuzat ndaj qeverisë për mungesën e investimeve serioze në vend.

Kreu i demokratëve ka hedhur akuza konkrete, duke përmendur linjën e re ajrore në vend Air Albania, emri i së cilës iu vendo edhe stadiumit arena kombëtare.

Sipas Bashës, ky investim është një sajesë e dyshimtë dhe e papritur, burimi i të ardhurave të të cilit nuk dihet.

“Nuk flasim dot per nje investim te huaj perendimor pervec shfaqjeve bajate me mashtrime avionesh qe duken e zhduken nga linja ajrore e Turkish Airlines por lyer me bojën e Edi Ramës si Air Albania qe ndonese eshte nje sajese shume e dyshimte papritur na ka gjetur para per te financuar e per t’i vene emrin stadiumit. Se ku i beri ato para hajde merre me mend. Por e rendesishme eshte kjo. Qe nuk kemi asnje investim serioz te huaj.

LEXO EDHE:  Tiranë/ Policia ruan 24 orë banesat e Doshit e Frrokut

LEXO EDHE:  Arrestohet 43-vjeçari/ Ja për çfarë akuzohet

Për mua, për PD në zemër të vizionit politik për nxjerrjen e vendit nga kriza është një biznes i çliruar nga kostot e larta, i çliruar nga taksat e karta, i çliruar nga regjimi banditesk i inspektorateve dhe tatimorëve, një biznesi i fuqizuar, një biznes i përtërirë. Kjo është parathënia e ripërtëritjes së ekonomisë së Fierit, i ripërtëritjes së ekonomisë kombëtare, i hapjes së vendeve të punës, dhe ndaljes së krizës sociale që po përkthehet në largimin më masiv të Fierit dhe qyteteve kryesore. Miqtë e mi, ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël, shumë prej këtyre masave do të prekin të gjithë qytetarët dhe një pjesë prej tyre do të afektojnë pozitivisht edhe biznesin e madh, edhe biznesin prodhues”, është shprehur Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha nga Fieri, kritika Ramës/ “Kriza në biznese, dyqanet e vendit janë bosh si arka e shtetit”

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulëzim Basha vijon takimet me përfaqësues të biznesit. I ndodhur në qytetin e Fierit, në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”, Basha ka bërë përgjegjëse për krizën keqqeverisjen e vendit.

I ndodhur përballë ankesave të përfaqësuesve të biznesit, kreu i demokratëve u shpreh se kriza është  si rezultat i taksave të larta, ndërsa nuk ka nguruar të bëjë edhe një premtim.

“Nuk po punojmë dot. Edhe fëmijët po na ikin në emigracion se nuk kanë asnjë garanci për të ardhmen”, ka thënë një përfaqësuese e biznesit.

“Kriza që po kalon vendi nuk ka kursyer biznesin e vogël. Dyqanet të gjithë vendit janë bosh njësoj si xhepat dhe arka e shtetit. Kjo rezultat i keqqeverisjes dhe taksava të larta.

LEXO EDHE:  Arrestohet 43-vjeçari/ Ja për çfarë akuzohet

LEXO EDHE:  Tiranë/ Policia ruan 24 orë banesat e Doshit e Frrokut

Nga kjo krizë nuk dilet pa zgjidhur krizën e ekonomisë dhe faktori kresor i kësaj zgjidhje është biznesi i vogël

Ndryshe nga fasada e kësaj qeverie, për mua dhe PD do të jetë në qendër të ofertës tonë, çlirimi i biznesit.

Qeveria e PD do të jetë qeveri që ju dëgjon dhe ju mbështet. Ne kemi një platformë të qartë për biznesin e vogël për ta çliruar nga taksidarët”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dekretimi i Xhafellarit, kundërvënie brutale ndaj drejtësisë”/ Spiropali ‘shuplakë’ Metës

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Kuvendin, Elisa Spiropali

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas dekretimit që Presidenti i Republikës bëri ditën e sotme për Marsida Xhafellarin, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Spiropalit, dekretimi nga ana e Metës të një gjyqëtareje prapa liste, me zero legjitimitet kushtetues tregon se ai është kundër Reformës në Drejtësi.

“Edhe njëherë Ilir Meta iu kundërvu Reformës në Drejtësi dhe Shteteve të Bashkuara e Bashkimit Europian, duke dekretuar kundër ligjit dhe kundër qëndrimit të tyre, me zero legjitimitet kushtetues e ligjor, një gjykatëse mbrapa liste.

LEXO EDHE:  Zgjedhjet vendore/ Policia: Deri tani situata paraqitet e qetë

LEXO EDHE:  Godina e policisë jashtë standardeve/ Deputeti i PS jep alarmin

Edhe njëherë kundërvënia brutale e Ilir Metës ndaj prioritetit themelor të vendit, drejtësisë, na bën të ndjehemi keq për Presidentin e Republikës. Edhe njëherë, Ilir Meta dha një shembull spektakolar për ta kuptuar kush ende nuk e ka kuptuar, se Reforma në Drejtësi ndan thellë e qartë shumicën qeverisëse dhe parlamentin e vendit, nga fronti i atyre që me në krye Ilir Metën, i bashkon kundër nesh Frika nga Drejtesia.”, është shprehur Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE