Connect with Us

Dështimi i negociatave/ Mogherini: Gabim historik

Politikë

Dështimi i negociatave/ Mogherini: Gabim historik

Publikuar

-

Përfaqësuesja e Lartë e Punëve të Jashtme dhe Sigurisë dhe BE-së Federica Mogherini e ka quajtur gabim historik vendimin për mosçeljen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Dy vendime ishin një gabim. “Jo”-ja për Shkupin dhe Tiranën është gabim historik dhe shpresoj që së shpejti ky gabim do të përmirësisohet. Refuzimi është më shumë se një shans i humbur”, shprehet Mogherini./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Alarm për grusht shteti’/ Spartak Braho i përgjigjet Metës

Publikuar

-

Nga

Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka diskutuar sot akti normativ i qeverisë për paketën Anti-KÇK.

Por, gjatë diskutimeve, deputeti Spartak Braho ka komentuar edhe deklaratat e presidentit Ilir Meta si edhe të opozitës, lidhur me pretendimet se po përgatitet një grusht shteti në vend.

Braho i ka cilësuar si qesharake pretendimet në fjalë, ndërsa theksoi se nuk mundet që mazhoranca të bëjë grusht shteti, kur ndodhet në pushtet. Një gjë e tillë sipas tij bëhet nga opozita.

“Çuditem me një gjë, nuk e kuptoj alarmin e opozitës dhe kreut të shtetit se po bën grusht shteti Edi Rama. Si mund të bejë grusht shteti Edi Rama kundër vetes së tij? Opozita mund të bëjë grusht shteti. Është jo vetëm qesharake por një lloj justifikimi. Jam deputet i vjetër dhe ka pas raste kur Sali Berisha ka tentuar grusht shteti. Si mund të bëjë mazhoranca grusht shteti kur pushtetin e ka.” u shpreh Braho.

LEXO EDHE:  “Deputeti i vezëve” zbulon arsyet/ Ja pse është Rama kundër marrëveshjes me Bashën

LEXO EDHE:  Vrau shokun aksidentalisht/ Gjykata vendos për 25-vjeçarin

Ndër të tjera Braho theksoi se Shqipëria nuk është vendi i parë që aplikon masa të jashtëzakonshme kundër kriminalitetitm ndërsa solli si shembull Italinë apo SHBA, pasi u godit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit.

“Nuk jemi ne të parët që aplikojmë masa të jashtëzakonshme kundër kriminalitetit. Italia në vitet ’80, i ka aplikuar ato. SHBA pas 11 shtatorit aplikoi masa të forta që preknin të drjetat e njeriut. Edhe ne kemi zgjedhur këtë masë.” vijoi më tej Braho.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmërim tjetër nga presidenca/ Prova të reja për grushtin e shtetit

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Predisentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka paralajmëruar prova të reja për grushtin e shtetit.

Sipas Blushit, presidenti do të japë sot në orën 12:30 një konferencë për shtyp ku do të publikojë prova të reja për grushitn e shtetit.

Kujtojmë se një ditë më parë,  Meta thirri në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Dështimi i negociatave/ Vasili: Edi Rama iu hyri në borxh përjetë shqiptarëve

LEXO EDHE:  U kap me armë pa leje/ Gjykata merr vendimin për policin grek

Meta e njohu Bashën me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manjani zbulon “lojën” e Ramës/ Mesazhi i fortë për Metën, Berishën, Bashën e Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa komenton situatën politike në vend, shkruan se pa asnjë dyshim kryeministri Edi Rama ka hyrë tashmë në fushatë elektorale.

Më tej, Manjani thekson se “loja” e Ramës është se ai thotë “nuk ka më të mirë se unë”, me idenë që të thithë në këtë vorbull propagande Bashën dhe të tjerët të provojnë veten nëse janë më të mirë apo jo.

Sipas Manjanit, kjo është një grackë në të cilën ka rënë edhe opozita.

“Në fushatën e re elektorale që Edi Rama ka hyrë tashmë, nuk ka asnjë element surprizë.

Ai thotë “nuk ka më të mirë se unë”, me idenë që të thithë në këtë vorbull propagande Bashën dhe të tjerët të provojnë veten nëse janë më të mirë apo jo.

Në këtë grackë ka rënë disi edhe opozita, e cila ngjan si aleancë “kështjellash” në distancë e jo si njësi e organizuar e bashkrenduar dhe mbi të gjitha e vendosur për një betejë finale.

Pa dyshim në këtë konfiguracion Edi Rama luan mjeshtërisht. Jep gjithmonë idenë se “e ka rregulluar” muhabetin me kështjellën ngjitur. Qëllimi është demoralizimi i aleancës, pra përçarja.

PËRÇARJA e opozitës pra është qëllimi. Ky është ÇELËSI i suksesit politik të Edi Ramës.”-shkruan Manjani.

Më tej, ish-ministri i jep një leksion opozitës, ndërsa thekson se “Në këto kushte, nuk ka shumë shpikje për të bërë. Opozita duhet të dalë nga “kështjellat” dhe të mbushë rrugët se mllefi i njerëzve me qeverinë më të keqe të 30 viteve po ju kthehen në dëm, kur duhet të ishte avantazh.

Kjo është kohë bashkimi jo aleancë kështjellash! Duhet një bashkim i madh jo vetëm me miqtë, por edhe me “armiqtë” dmth kundërshtarët apo opozitarët e opozitës. Me të gjithë, të mërzitur, të larguar apo të përzënë. Me personalitete jo politike dhe bisnesmenë.

LEXO EDHE:  Hetime për 45 gjyqtarë e prokurorë

LEXO EDHE:  Zbulohen prapaskenat/ Ja çfarë fshihet pas refugjatëve

Me të gjithë ata që e rrefuzojnë këtë qeveri.

E përsëris jo vetëm me parti e miq, por edhe me individë, partie grupime “armiqsh”. Nuk përjashtohen nga kjo llogjikë as ato që morën mandatet e opozitës. Edhe ata duhen ftuar, jo për tu kërkuar ndjesë, por kontribut.

Të gjithë ata që kanë në mendjen e tyre nevojën për të shpëtuar sistemin demokratik, duhet të jenë në këtë front të madh.

Opozita zyrtare duhet të tejkalojë veten dhe të ftojë e t’i afrojë të gjithë në një front jo ideologjik, por historik.”.

Ndërkohë, Manjani ka edhe një mesazh të fortë për Bashën, Kryemadhi, por edhe për Berishën dhe Metën, për të cilët thotë se duhet ta kuptojnë nevojën ulëritëse për demokraci.

Po ashtu Manjani thekson se të gjithë duhet të jenë në një front kundër kësaj qeverie, duke përfshirë këtu edhe të ashtuquajturit “armiq”.

“Luli e Monika, por edhe Berisha e Meta duhet të kuptojnë se janë vetëm emra kalimtarë dhe se karrierat e tyre politike nuk kanë asnjë rëndësi përpara nevojës uleritëse për DEMOKRACI, SHTET jo politik dhe LIRI EKONOMIKE.

Asnjëri nga këto emra nuk e do më shumë demokracinë se fjala vjen Jozefina Topalli, Genc Ruli, Astrit Patozi etj. Asnjëri nga të gjithë këto emra nuk e do demokracinë më shumë se Fatos Lubonja apo djemtë e Thurjes, e të tjerë pa fund që nuk janë anëtarë të partive të opozitës për rrefuzojnë autokratin arrogant.

Fjala është në ndalet rregjimi më autokrakik i kohës, jo kush do jetë kryeministri i radhës.

Një mandat tjetër i panatyrshëm i Edi Ramës do të thotë edhe formalisht diktaturë. Asnjë shanc për sistem demokratik më!

Bashkimi bën fuqinë!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE