Connect with Us

Dështimi i negociatave/ Kodheli: Ja pse Franca ishte skeptike

Politikë

Dështimi i negociatave/ Kodheli: Ja pse Franca ishte skeptike

Publikuar

-

Ish Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e ftuar në “Top Talk”, foli në lidhje me vendimin e vendeve anëtarë të BE-së, për të mos hapur negociatat me Shqipërinë.

Sipas Kodhelit, qeveria ka qenë optimiste për çeljen e negociatave pas i kishte kryer detyrat e shtëpisë si dhe kishte marrë premtimin për hapjen pa kushte, por skepticizmi erdhi për shkak se disa vende anëtare të BE-së, kanë stopuar me thellimin e reformave në momentin që u bënë pjesë e bllokut.

“Ne kemi qenë optimist dhe kemi patur pritshmëri të larta për hapjen e negociatave. Pritshmëritë tona kanë qenë bazuar mbi dy gjëra kryesore; bërja e detyrave të shtëpisë dhe premtimi për hapjen e negociatave pa kushte, plus premtimin se e meritonim.

Skepticizmi i disa vendeve, përfshi e Francën ka ardhur për faktin se disa vende stopuan me thellimin e reformave në momentin që hynë në BE. Atëherë lind ky skepticizëm i vendeve themeluese, që a do të mund të vazhdojnë këto vende në këto reforma apo do mbeten në vend.

Këto reforma kështu siç janë të thella, gjithëpërfhsriesë të mund të vazhdohen edhe në të ardhmen.

LEXO EDHE:  Franca: Zgjedhje në kohën e terrorit

Ne reformat nuk i bëjmë për presidentët e vendeve europiane, por sepse duhet, dhe shoqëria shqiptare është molepsur kaq shumë nga korrupsioni. Unë mendoj se jemi të vonuar me këto reforma”, theksoi Kodheli.

Duke folur më tej, Kodheli u pyet dhe për ministin e Punëve të Jashtme, Gent Cakaj nëse i ka kryer si duhet detyrat për çeljen e negociatave.

“Ministrti i Punëve të Jashtëm e ka emrin Edi Rama dhe mendoj se si ministër por dhe si kryeministër është mjaftueshëm atraktiv në secilin pozicion për ti kryer detyrat ashtu si duhet”, përfundoi Kodheli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Turp për ty, historia do të kujtojë si tradhëtar”/ Qytetarët “vënë me shpatulla pas muri” Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot duke përshëndetur ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke cituar një shprehje të Michelangelos.

“Ska problem kur e vendos qëllimin lart e se arrin dot, tragjike është kur arrin qëllimin e ulët.”-citon Rama Michelangelon.

Por, pas këtij postimi të Ramës, qytetarët kanë shpërthyer në kritika të forta në drejtim të kryeministrit.

Qytetarët kanë “kryqëzuar” Ramën, për qëndrimet e tij në lidhje me masakrën e Reçakut.

“Ndoshta e ke larguar nga mendja së një ditë do mbetesh pa pushtet e me njollën jetësore të tradhetisë ndaj Kosoves ku një javë pasi e mohoi masakren e Reçakut, ministri i Millosheviçit, miku yt Vuçiçi, ti e gostit në shtëpinë tënde edhe me keq 1 muaj pas kësaj gostitje në pervjetorin e Reçakut,  leje me qe nuk merr pjes (ndoshta dhe vet je mohues i saj ) por ngrit aktakuz sipas mediave ndaj Kryeministrit Haradinaj, vëlla i dy Dëshmorëve!”-shkruan një qytetar.

LEXO EDHE:  Franca: Zgjedhje në kohën e terrorit

LEXO EDHE:  PE karrigjon gabimin e BE-së/ Rezoluta e plotë për hapjen e negociatave

Më tej një tjetër qytetar shkruan se “çdo gjë që ke arritur, i ke arritur duke gënjyer e mashtruar me gjithë dordolecët e Rilindjes njerëz të pa aftë. Ngelem vendi më i varfer në botë .As me rajonin nuk hahemi dot. Rroga të ulta, pensione të ulta, taksa të larta, papunësi e madhe.”.

Gjithashtu, një tjetër qytetar shkruan “ E c‘farë do të thuash me këtë që s‘ka problem që si kini mbajtur premtimet”.

Po ashtu një tjetër qytetar shkruan “Turp për ty, Kryeministër as një fjalë për masakren e Reçakut nuk e ke thënë!”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Krim kundër njerëzimit”/ Meta tjetër mesazh për masakrën e Reçakut

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot një foto me ish-ambasadorin Ëilliam Ëalker, ndërsa jep edhe një mesazh në lidhje me masakrën e Reçakut.

Një ditë më parë, Meta e cilësoi masakrën e Reçakut si një ngjarje që shokoi mbarë botën, ndërsa sot citon Ëilliam Ëalker, i cili ngjarjen në fjalë e ka cilësuar si krim kundër njerëzimit.

“I lumtur të ritakohesha në Kosovë me Ambasadorin Ëilliam Ëalker. Shqiptarët kudo në botë do t’i jenë përherë mirënjohës për denoncimin historik që i bëri Masakrës së Reçakut vetëm me tre fjalë: Krim kundër njerëzimit.
Integriteti i tij i lartë ndihmoi botën të zbulonte genocidin që ndodhte çdo ditë, dhe vuri diplomacinë në veprim përmes Konferencës së Rambujesë, dhe më pas ndërhyrjes historike të NATO-s, për t’i dhënë fund përgjithmonë spastrimit etnik në zemër të Europës.
E ftova me shumë kënaqësi për të vizituar Shqipërinë, dhe sigurisht Sarandën që ai e do aq shumë.”-shkruan Meta në postimin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama dorëzoi padinë në Gjykatë/ Reagon menjëherë Haradinaj

Publikuar

-

Nga

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama e ka paditur në gjykatë për shpifje.

Harandiaj ka paralajmëruar se do të ketë një përgjigje në padi. Ai e ka akuzuar Ramën se gjithë këtë po e bën për t’iu larguar përgjegjësive.

“Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë. Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!
Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diversion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë. Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë”, tha Ramush Haradinaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE