LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Deputeti ultimatum Ramës/ Jep urgjent dorëheqjen

21 Tetor 2019, 08:34, Politikë CNA
Deputeti ultimatum Ramës/ Jep urgjent dorëheqjen

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi deklaron se kryeministri Edi Rama duhet të japë urgjent dorëheqjen nga detyra.

Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se kjo është java e zezë për ?piktorin dështak?, siç e cilëson ai kryeministrin Edi Rama, pasi Evropa i mbylli dyert.

Më tej, ai thekson se Rama nxiu vendin me korrupsion, drogë, varfëri, papunësi, shpopullim, shantazhe e kërcënime, deputeti i kërkon të dorëhiqet urgjent dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

?Sapo me njoftuan se kjo jave do jete java e gjelber dhe s?do kete as parlament, as mbledhje komisionesh. Kjo jave eshte Java e Zeze per piktorin deshtak, pasi Evropa i mbylli dyert, pasi e nxiu vendin me korrupsion, droge, varferi, papunesi, shpopullim, zgjedhje moniste, shantazhime e kercenime, gazetare, artiste, prokurore, gjyqtare, opozitare, qytetare, studente, burgosje per te varfrit e kundershtaret dhe liri per boset e krimit, kapje institucionesh, shkelje te te drejtave te njeriut, abuzime me detyren, emerime nepotike, mbushi parlamentin me deputete me te shkuar kriminale, vendosi kryebashkiake te denuar ne Evrope, e la vendin pa Gjykate te Larte e Kushtetuese, me prokuror te pergjithshem te komanduar, zvarriti dosjet e pergjimeve me deputetet e ministrat e tij ne shitblerje votash, etj., etj.

Rama urgjent te dorehiqet, vendi te kaloje ne zgjedhje te parakohshme. Nëse kjo nuk ndodh, populli le te marre ne dore fatet e vendit me cdo mjet demokratik.?-shkruan Maliqi në postimin e tij./ CNA.al 

Lajmet e fundit nga