Connect with Us

Debate në mbledhjen e KLP/ Gent Ibrahimi braktis sallën

Politikë

Debate në mbledhjen e KLP/ Gent Ibrahimi braktis sallën

Publikuar

-

Vetëm pak minuta nga nisja, është ndërprerë mbledhja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Mësohet se Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi është larguar nga mbledhja pasi ka pasur debate mes anëtarëve.

Besnik Cani pretendon se nuk është njohur me materialet për mbledhjen.

Arsyja që nenvizoi Cani ishte fakti se ai nuk eshte njohur me projekt- aktet të paraqitura në rendin e ditës në kohën e percaktuar në ligj, 7 ditë para njoftimit e datës së mbledhjes plenare.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha mbledh Kryesinë dhe ish grupin e PD

Gjatë mbledhjes së KLP pritej që të shqyrtohej caktimi i Arjan Ndojit pranë Prokurorisë së Durrësit, Albert Murçajt si drejtues i prokurorisë së Shkodrës, Lorenc Mërkurit në Prokurorinë e Sarandës, Ylli Pjetërnikajt në Prokurorinë e Tiranës dhe rikthimin e Urim Buçit në prokurorinë e Dibrës./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“GJK dhe Gjykata e Lartë në duart e një personi”/ Juristi i njohur zbardh prapaskenat e politikës

Publikuar

-

Nga

“Krijimi i Gjykatës Kushtetuese është i pamundur, pasi që nuk janë numrat për funksionimin e saj”, kështu është shprehur gjatë një bisede në studio juristi Sokol Azizi.

Sipas Azizit, nuk është respektuar radha për përzgjedhjen e anëtarëve të kushtetueses, ndërsa qeveria ka gjetur justifikimet e duhura për ta ndërlikuar situatën me çështjen e afateve prekluzive.

Duke e shpjeguar në mënyrë të thjeshtuar procedurën e zgjedhjes së anëtarëve , për Azizin, kjo tentativë e fundit, për përzgjedhjen e anëtarve të Gjykatës Kushtetuese, duke mos respektuar normat ligjore është tregues i qartë se Gjykata Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë po tentohet të kapen nga dora e një personi.

“Gjërat janë më të thjeshta sesa i komplikojnë këta. Është një drejtëz në të cilin qëndron Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, nga e cila pritet të dalin nga 3 përfaqësues për secilin. Secili sipas rradhës, nuk kanë pse lodhen së tepërmi me politikë për afate prekluzive.

Radhën e kishte Presidenti e bëri, radhën e ka tashmë Kuvendi dhe më pas Gjykata e Lartë.

I drejtohet kushtetuesja Gjykatës së Lartë për anëtarë, nëse nuk ka kthehet përgjigje përmes kancëlarit.

Këto janë gjëra të shkruara në Kushtetutë. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon punë më pas me firmën e Presidentit.

LEXO EDHE:  Shtyhet me 3 javë ngritja e SPAK 

LEXO EDHE:  Pazaret e Arta Markut në ikje/ Zbulohet "shpërblimi" i fundit që kërkon nga KLP

Tani si është proceduar: zgjodhi Presidenti, zgjedh Kuvendi 2 anëtarë. Po ku është parë kjo? Nejse këta i gjëjnë edhe argumentat për ta mbështetur këtë veprim, padyshim që i gjejnë, por kjo nuk është çështja.

Problemi nuk është se ekspertët e huaj janë më të mirë se shqiptarët.

Këta kanë prodhuar një ligj që mjafton ta lexosh e kupton. Pastaj afatet prekluzive janë 5 ditor 30 ditor dhe ta gëzojmë gjykatën kushtetuese.

Nëse në këtë çështje jemi të drejtpërdrejt, kjo do të ndihmonte edhe mazhorancën.

Vendosja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në duart e një njeriu, tashmë është një fakt i padiskutueshëm.

Sot Gjykata e Apelit ka marrë tagrin e Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë nuk ekziston, Gjykata Kushtetuese është në dorë të mazhorancës, opozita është inekzistente, njerzit janë në hall, ky është i gjithë problemi. Nuk ka Gjykatë Kushtetuese, sepse nga 9 anëtar zgjidhen 6. Dhe nëse njëri nga këta del nga çështja, nuk formohet kuorumi i duhur për të trajtuar këtë çështje. Nuk janë numrat për funksionimin e saj”, është shprehur juristi Sokol Azizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Lame i vërsulet çunit të Fahriut/ Ligjin e votoi qeveria juaj

Publikuar

-

Nga

Ndërsa Klevis Balliu e mbronte me fanatizëm çështjen e banorëve të “Unazës së re” , ku tregoi dhe një foto ku gjysma e një godine ishte legalizuar  dhe gjysma tjetër jo, ka ndërhyrë Artan Lame, drejtor i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës duke hedhur poshtë pretendimet.

Në një lidhje me emisonin “Opinion” Lame u shpreh se ligji është votuar që nga koha e Berishës dhe se qytetarët kanë abuzuar duke bërë legalizime të jashtëligshme, ose jashtë limitit të kohës.

“Gjysëm të vërtet nuk bëjnë një të vërtetë. Duhet të dijë kur është bërë leglizimi i asaj ndërtese.

Nëse legalizimi i atij gjysmë objekti është bërë para viti 2013, se unë e kam thënë disa herë, janë bërë disa legalizime të jashtëligjshme ose jashtë limitit të kohës. Për çdo objekt ka një arsye.

LEXO EDHE:  Pazaret e Arta Markut në ikje/ Zbulohet “shpërblimi” i fundit që kërkon nga KLP

LEXO EDHE:  'Kryeprokurori" drejt dështimit/ Zbulohet loja e "kunatit të Partisë Socialiste"

Projekti fillestar i Unazës ka qenë më i ngushtë dhe më pas, në kohën e zotit Berisha, projekti u zgjerua. Është e vështirë për qytetarin ta kuptojë nga telefoni.

Nga kopshti Botanik tek pallati me shigjeta hapësira ishte në rregull, pjesa tjetër ishte e ngushtë dhe  u vendos që të ndryshohej projekti. Kjo u shfrytëzua dhe u bënë legalizime të paligshme muajt pak para se ndryshohej projekti” thekoi Lame në “Opinion”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Dhunuan invalidin dhe një tjetri i thyen kockat e këmbës”/ Klevis Balliu flet me emra

Publikuar

-

Nga

Ish deputeti i PD-së, Klevis Balliu në një lidhje me emisionin “Opinion” ka mohuar se gazi lotësjellës është hedhur nga banorët e Unazës, vepër për të cilën policia shoqëroi dhe 13 persona.

Sipas Balliut, ka qenë policia ajo që i ka goditur banorët me gurë, ndërsa u shpreh se kush flet kundër banorëve është përfaqësues i krimit të organizuar në qeveri.

“Dhuna nuk është iniciuar nga banorët. Banorët kanë qenë brenda dhe gazi është hedhur nga furgonët e policisë. Policia i ka goditur me gurë, i ka hedhur nga tarraca, sot kemi një person që rrezikon të mbetet… Është Artur Muja i kanë thyer kockat e këmbës. Rrezikon të ketë probleme gjithë jetën Ky zotëria këtu është invalid, Gent Alla dhe ja çfarë i kane bërë.

LEXO EDHE:  KLP në errësirë/ Bën prokuror, bashkëshortin e deputetes socialiste

LEXO EDHE:  Mbledhja e Bashës me aleatët/ Merret vendimi për ftesën e Ramës

Kush flet për ta sot është përfaqësues i krimit të organizuar në qeveri. Arta Marku nuk ka thirrur qoftë një njeri që të merret me këtë çështje nga kaq muaj. Tenderi ri i Salillari është në shkelje flagrante të ligit.

Këtu kemi një banesë, njëra pjesë që është një qytetari është e legalizuar dhe tjera e palegalizuar. Më thuaj tani, kujt do ja japësh parat? Edhe atij me letra edhe atij pa letra i ke hedhur gaz lotësjellës sot?” u shpreh Balliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE