Connect with Us

Borxhet e fshehura/ Faturat stok të arbitrazhit arrijnë 108 milion euro

Ekonomi

Borxhet e fshehura/ Faturat stok të arbitrazhit arrijnë 108 milion euro

Publikuar

-

Buxheti i shtetit është vënë në presione të shumëfishta prej detyrimeve të prapambetura, teksa një stok faturash prej 108 milionë eurosh që rrjedhin nga vendimet e arbitrazhit presin për tu shlyer, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Detyrimet prej 108 milionë eurosh rrjedhin nga gjashtë vendime të gjykatave ndërkombëtare, por 91 për qind e këtij detyrimi, në shumën prej 99 milionë euro, janë borxhi ndaj çështjes “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë”. Ky vendim u dha nga gjykata ndërkombëtar për zgjidhjen së Mosmarrëveshjeve të Investimeve. Kjo çështje është fituar nga sipërmarrësi Francesco Becchetti  për ndërprerjen e investimeve që ka bërë shteti shqiptar në HEC Kalivaçi, televizionin Agon dhe në një impiant të trajtimit të mbetjeve.

Ndërsa rreth 10 milionë euro të tjera janë detyrime që rrjedhin nga arbitrazhi ndërkombëtar kryesisht për kompanitë që kanë kryer punime në ndërtimin e rrugës, Tiranë-Elbasan. Qeveria shqiptar duhet të paguajë rreth 3.5 milionë euro ndaj kompanisë SAFA shpk për punimet në rrugën e re Tiranë -Elbasan, në të cilën janë përfshirë edhe interesat dhe kostot administrative të arbitrazhit.

Një shumë tjetër prej 4.5 milionë eurosh duhet të shlyhet për kompaninë “J&P Avax”. Kjo kompani ishte pjesë e konsorciumit për koncesionin e rrugës së Kombit që fillimisht u shpall fitues në vitin 2017, por që u shfuqizua më pas me një vendim të Komisionit të prokurimeve publike.

350 mijë euro do të paguhen për zbatimin e një vendimi të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit ndaj kompanisë MHM në lidhje me kontratën për Rrjetin e ujësjellës kanalizime të Tiranës.

Ministria e Financave duhet të paguajë gjithashtu edhe 770 mijë euro si kosto fillestare për çështjen Valeria Italia kundër Ministrisë së Bujqësisë. Kompania italiane ka kërkuar dëmshpërblim për një investim në ngritjen e një ferme për prodhim perimesh.

Raporti i KLSH: detyrimet e prapambetura arrijnë në 610 milionë euro

Në raportin e kontrollit të buxhetit faktit 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka konstatuar se detyrimet e llogaritura në total arrijnë në 60 miliardë lekë, ose 4 herë më të larta sesa ato që raportohen nga Ministria e Financave. Ky detyrim ndahet si më poshtë:

-Detyrimet për Rimbursimin e TVSH-së raportohen zero nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE), ndërsa sipas KLSH-së ato janë 20.7 miliardë lekë. KLSH konstaton se MFE nuk ka kontroll mbi saktësinë e shumave të detyrimeve të prapambetura të krijuara, të mbartura dhe gjendjes në fund të vitit. Në këto kushte, nga evidencat e mbledhura, në vlerësimin e KLSH detyrimet e prapambetura vlerësohen të jenë të paktën 20 miliardë lekë në fund të vitit 2018 (pa përfshirë rimbursimin e TVSH dhe detyrimet e prapambetura të FSDKSH). Për më tepër dhe si trajtuar më lart, vlera e detyrimit për TVSH të rimbusueshme rezulton të jetë në shumën 20.7 miliardë lekë në fund të vitit 2018 dhe ajo në FSDKSH rezulton të jetë në shumën 1.2 miliardë lekë.

LEXO EDHE:  Borxhi i qeverisë ndaj bizneseve dhe individëve/ Zbardhen shifrat e frikshme

-Detyrime për projekte investimesh, mallra, shërbime, vendime gjyqësore të brendshme nga punësimi dhe të tjera janë 15.5 miliardë lekë sipas Ministrisë së Financave dhe 21.2 miliardë lekë, sipas KLSH.

-Rimbursimi i tepricës kreditore të tatimit të fitimit ka krijuar një detyrim prej 15.2 miliardë lekësh, sipas KLSH, ndërsa Ministria e Financave e raporton zero.

– Detyrime për vendime gjyqësore ndërkombëtare janë 3.2 miliardë lekë, sipas KLSH dhe zero sipas MFE

KLSH, në këtë tabelë, nuk ka përfshirë detyrimet kontigjente për vendime gjyqësore ndërkombëtare në proces të cilat nga auditimi në Avokaturën e Shtetit vlerësohen se mund të jenë deri në shumën 15.18 miliardë lekë, ku më kryesorja i përket çështjes Becchetti. Nëse do të shtonim dhe këtë zë, detyrimet totale mund të arrijnë deri në 75.5 miliardë lekë (610 milionë euro), duke ia kaluar nivelit të detyrimeve të prapambetura që qeveria e re socialiste gjeti në vitin 2013, të cilat arritën në 72 miliardë lekë.

KLSH thekson se niveli i detyrimeve të prapambetura është rikthyer në problematik. Si theksuar në VKM nr. 50, datë 05.02.2014 “Për miratimin e strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura e të planit të veprimit”, të ndryshuar, “paaftësia për të paguar detyrimet e saj financiare, brenda një kohe të shpejtë pasi ato bëhen të kërkueshme, dhe si pasojë dhe akumulimi i një mase të madhe të detyrimeve financiare të prapambetura i shkakton dëm ekonomisë. Ndikimet përfshijnë ngadalësimin e rritjes ekonomike dhe rritjen e papunësisë, për sa kohë bizneset e varura nga kontratat qeveritare pushojnë ose shtyjnë aktivitetin e tyre si rezultat i vonesave në pagesa ose vështirësive në mundësinë e kredive nga bankat tregtare”./ Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Bizneseve të Tiranës u rriten me 15-64% tarifat e pastrimit/ U ndikuan dhe nga koncesioni i inceneratorit

Publikuar

-

Nga

Bizneseve të mëdha e të vogla të Tiranës u kanë dalë në sistem tarifat e reja të pastrimit, të cilat kanë qenë në rritje në raport me vitet e mëparshme. Sipas faturave, që disa subjekte kanë dërguar pranë redaksisë së Monitor, për disa kategori biznesi, tarifa vjetore e pastrimit është 85,100 lekë, nga 74 mijë lekë që ishte në vitet e mëparshme (shiko faturën në fund), me një rritje prej 15%, për disa kategori të tjera (biznesi i vogël me xhiro nga 2-8 mln lekë) rritja është nga 10 mijë në 11,500 lekë, po me rritje 15%.

Rritja është më e lartë në përqindje për bizneset e vogla, me xhiro nga 0-2 mln lekë në vit. Për këtë kategori, tarifa është rritur me rreth 64%, nga 3,500 lekë në 5,750 lekë. Vetëm për disa kategori si shërbimet e fotokopjimit, sallonet e bukurisë, agjencitë valutore, transport etj, tarifa e pastrimit është 4 mijë lekë.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Taksave Bashkiake në Tiranë thanë se paketa e re ka pasur ulje për bizneset e vogla në lidhje me taksën e përkohshme të infrastrukturës Arsimore dhe rritje në disa raste në tarifën e pastrimit.

Për subjektet e vogla, është ulur taksa e infrastrukturës arsimore, nga 3,500 në 2,500 lekë, por rritja e tarifës së pastrimit është më e lartë, duke bërë që në total për këto dy taksa, bizneset të paguajnë 1,250 lekë më shumë.

Këto tarifa të reja bazohen në vendimin 158 të Këshillit Bashkiak, të marrë në datën 26.12.2019 (shiko në fund tabelën e plotë të tarifave).

Rritja, ndonëse më e lehtë është dhe për familjarët, nga 5,000 lekë në vit që paguanin më parë në 5,750 lekë, ose 15% më shumë.

Për zonat administrative Dajt, Farkë, Kashar, rritja është me 300 lekë (nga 2,000 në 2,300 lekë), ose 15% dhe për njësitë e Berzhitë, Baldushk,  Petrelë, Vaqarr, Pezë, Ndroq, Krabë, Shëngjergj, Zall-Herr, Zall-Bastar, tarifa e pastrimit nga 1,000 lekë bëhet 1,150 lekë.

LEXO EDHE:  Borxhi i qeverisë ndaj bizneseve dhe individëve/ Zbardhen shifrat e frikshme

LEXO EDHE:  Borxhi i qeverisë ndaj bizneseve dhe individëve/ Zbardhen shifrat e frikshme

Rritja nga inceneratori

Në relacionin e Programit Buxhetor Afatmesëm, 2020-2022 të Bashkisë Tiranë argumentohet nevoja për rritjen e tarifave, me rritjen e kostos së shërbimit të lidhur edhe me zbatimin e kontratës koncesionare të inceneratorit. “Në bazë të analizës së kostos së shërbimit të pastrimit dhe përpunimit te mbetjeve është evidentuar një diferencë e theksuar mes kostos së shërbimit dhe të ardhurave të arkëtuara për mbulimin e tij. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht për shkak të hyrjes në fuqi të kontratës së inceneratorit në vitin 2018 , në bazë të PPP të realizuar nga Qeveria Shqiptare dhe që po zbatohet nga Bashkitë e qarkut të Tiranës.

Gjithashtu një rritje e konsiderueshme vërehet edhe në koston operative vjetore të Bashkisë Tiranë për menaxhimin e këtij shërbimi. Për sa më sipër është vlerësuar e nevojshme rishikimi i nivelit të tarifës për të gjitha kategoritë, në mënyrë që të lehtësohet mbulimi i kostove të cilat janë në rritje cdo vit, pa arritur mbulimin total të saj, dhe në mënyrë të tillë që të mos ketë një rritje të theksuar në barrën fiskale të kategorive duke synuar një shpërndarje të drejtë të kësaj barre në përputhje me impaktin që secila prej këtyre kategorive mbart”, thuhet në relacionin e bashkisë.

Për vitin 2020, bashkia Tiranë pret që të mbledhë gati 2.2 miliardë lekë nga tarifa e pastrimit, me një rritje prej 17% në krahasim me një vit më parë, e argumentuar në relacion kryesisht me rritjen e tarifave./ Monitor

Link i tarifave të vjetra  https://www.tirana.al/uploads/2019/5/20190516094900_vendim-nr59-sistemi-i-taksave-dhe-tarifave-vendore.pdf

Link i tarifave të reja (VKB 158)  https://www.tirana.al/kategoria-e-publikimit/2019

Tarifat e reja të pastrimit

 

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

1.15 miliard euro për rindërtim/ Malaj: Kreditë e buta janë borxh që i shtohen ekonomisë shqiptare

Publikuar

-

Nga

Gjatë konferencës së donatorëve të zhvilluar dje në Bruksel, Shqipëria arriti të grumbullojë 1 miliarde e 150 milionë euro për rindërtimin.

Ekspertët kanë kërkuar transparencë për fondet e përfituara në Konferencën e Donatorëve.
Ish ministri i FInancave, Arben Malaj, theksoi se kreditë e buta janë borxh që i shtohen ekonomisë shqiptare. Sipas tij, qeveria duhet që të bëjë publike të gjitha efektet e kredive dhe impaktin që ato mund të kenë në nivelin e borxhit.

“Kushtet e kredisë duhen specifikuar. Qeveria në një peruidhë sa më të afërt duhet të tregojë sa dha çdo vend, sa ishte grant nga secili vend, dhe sa ishte kredi, me çfarë termash është kredia. Qeverisë gjithashtu do i duhet punë e madhe për të bërë përputhjen se ku donatorët kanë preferuar ti japin donacionet e tyre, edhe kjo punë kërkon kohën e saj”, tha Malaj për Abc News.

Edhe eksperti i ekonomisë Adrian Civici shprehet se kreditë e buta nga institucionet financiare dhe nga vendet europiane do të shlyhen nga xhepat e qytetarëve shqiptarë.

LEXO EDHE:  Projektbuxheti 2020 “shtrëngon rripin”/ Të ardhurat 502 miliardë lekë, deficiti 29 miliardë lekë

LEXO EDHE:  Raporti i FMN jep alarmin/ Shqipëria si Argjentina, në zonën e rrezikut  

“Përfshirja e këtyre kredive të buta si pjesë e borxhit duhet të bëhet me vendim parlamenti për tavanin e borxhit. Direkt apo indirekt këto kredi janë borxh publik sepse pavarësisht kohëzgjatjes dhe normave të interesit të ulta pjesa tjetër e menaxhimit nga pikëpamja financiare është ngjashëm me borxhin e shtetit”, thotë Civici.

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Nga Klodian Tomorri/ Donacionet, kreditë dhe borxhi

Publikuar

-

Nga

Një pjesë e opinionit publik është e shqetësuar se shuma e madhe e kredive të mobilizuara një ditë më parë në konferencën e donatorëve do të rrisin borxhin publik të Shqipërisë, madje duke kërcënuar stabilitetin e vendit. Ky shqetësim I qytetarëve është i mirëkupetueshëm. Një pjesë e tij buron edhe nga kakofonia mediatike, që shpesh në ngjarje të këtyre përmasave është e paevitueshme. Megjithatë rritja e borxhit dhe falimenti i Shqipërisë është një rrezik që nuk mund të ndodhë.

Kufiri i huamarrjes dhe borxhit publik është i përcaktuar në ligjin për buxhetin e shtetit. Një qeveri nuk mund të marrë borxh përtej këtij niveli. Për vitin 2020, niveli i humarrjes që lejon buxheti për qeverinë është përcaktuar në 39 miliardë lekë ose rreth 319 milionë euro. Kaq borxh mund të marrë qeveria për të gjithë vitin, asnjë lekë cent më shumë.
Nëse një institucion apo vend donator del sot dhe deklaron se do të japë 2 miliardë euro kredi me interes zero për Shqipërinë, qeveria shqiptare nuk mund t’i marrë dot.

Maksimumi, që ajo mund të marr është 320 milionë euro dhe brenda kësaj shifre një pjesë është borxh I brendshëm, që merret nga bankat vendase. Në të kundërtën orientimi I të gjithë huamarrjes në tregun e jashtëm do të shkaktonte probleme në tregun financiar vendas, për shkak se një pjesë e mirë e biznesit të bankave buron nga blerja e borxhit të qeverisë.

Përtej kufirit të huamarrjes që është përcaktuar në buxhet, ka dhe një filtër tjetër që nuk lejon rritjen e borxhit. Ai është rregulli fiskal. Sipas një ligji të miratuar në vitin 2016, qeveria është e detyruar që çdo vit niveli i borxhit publik si përqindje ndaj Prodhimit Kombëtar të vijë duke u ulur. Pra nëse në fund të vitit të kaluar borxhi publik neto ishte 64.9 për qind e Prodhimit Kombëtar, në fund të këtij viti shifra duhet të jetë me patjetër më e ulët, përndryshe qeveria bie në paligjshmëri.

Pyetja llogjike që mund të shtrohet në këtë rast është se si ka mundësi, që edhe pse qeveria merr 320 milionë euro borxh të ri në vitin 2020, borxhi publik si përqindje e prodhimit kombëtar ulet? Edhe pse në dukje një paradoks I pamundur, ky është një fenomen plotësisht normal. Borxhi publik ulet për shkak të rritjes ekonomike dhe rritjes natyrale të çmimeve. nëse qeveria do të merrte shumë më tepër se 320 milionë euro borxh për këtë vit, atëherë borxhi publik do të rritej, për shkak se huamarrja do të ishte më e lartë se sa shuma që amortizon rritja ekonomike dhe inflacioni.

LEXO EDHE:  Konferenca e Donatorëve/ Kreditë do paguhen nga shqiptarët, deklarata e SHBA këmbanë alarmi

LEXO EDHE:  Projektbuxheti 2020 “shtrëngon rripin”/ Të ardhurat 502 miliardë lekë, deficiti 29 miliardë lekë

Por t’i rikthehemi rrezikut të rritjes së borxhit. Ka vetëm një mënyrë se si qeveria mund të rrisë borxhin. Ai është përmes një ligji të ri, që ndryshon buxhetin e shtetit 2020 dhe një ligji tjetër të ri, që shfuqizon rregullin fiskal. Por nëse qeveria do të vendosë të bëjë një gjë të tillë atëherë kompanitë ndërkombëtare të ratingut dhe institucionet që monitorojnë ekonominë shqiptare do të vepronin menjëherë duke deklasuar financat e Shqipërisë. Ky është një rrezik që nuk do ta merrte asnjë qeveri racionale.

Ironikisht donatorët më të mëdhënj të kredive në konferencën e një ditë më parë, janë pikërisht ata që nuk e lejojnë qeverinë të marrë borxh më shumë se kufiri i përcaktuar në buxhet. Rrjedhimisht shqetësimit e tipit se kreditë e donatorëve do e rrisin borxhin në 80 për qind, janë një risk që nuk ka gjasa të ndodhë. Kush e njeh buxhetin, e di mire kete.

LEXO TE PLOTE