LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha sulmon Ramën me citate

21 Tetor 2019, 18:45, Politikë CNA
Basha sulmon Ramën me citate

Nuk ndalen replikat mes kryeministrit dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha. Këtë herë kryedemokrati ka zgjedhur të sulmoj Ramën me një citat nga deklarata e kryeministrit maqedonas, Zoran Zaev pas vendimit për te mos hapur negociatat, teksa me ironi shkruan një tëitter vetëm me hashtagun #edi_rama_nocomment.

Thënia e kryeministrit Zaev të Maqedonisë së Veriut, që Rama nuk ka për ta zgjedhur asnjëherë për propagandën e tij, është: ?organizimi i zgjedhjeve të drejta të parakohshme, zgjedhje, ku ju, qytetarët, do të sillni vendim dhe vertet për rrugën në të cilën do të vazhdojë vendi ynë.?

Duke përdorur thënien për zgjedhje të parakohshme të Zaevit apo thëniet e udhëheqësve europianë për mbështetjen e Shqipërisë, kreu i opozitës po i djeg kryeministrit një mjet për te justifikuar mungesën e dorëheqjes prej tij, megjithëse shumë vende anëtare të BE, siç tha presidenti Makron, ishin kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë./CNA.al

Lajmet e fundit nga