Connect with Us

Basha kërkoi dorëheqjen e Ramës/ Ja si përgjigjet kryeministri

Politikë

Basha kërkoi dorëheqjen e Ramës/ Ja si përgjigjet kryeministri

Publikuar

-

Pas mbledhjes me grupin parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama është pyetur nëse do të japë dorëheqjen pas kërkesës së kryedemokratit Lulzim Basha.
Rama nuk i është përgjigjur drejtpërdrejt kësaj pyetje duke u shprehur se opozita nuk ka lënë gur pa luajtur për të dështuar procesin e negociatave.

Sipas Ramës, Maqedonia dhe Shqipëria nuk kanë marrë atë që i takonte si rezultat i përplasjes të brendshme në tryezën Europiane.

“Ata kanë punuar shumë fort dhe nuk kanë lënë gur pa luajtur për të dështuar procesin, nuk ia kanë dalë sepse ne kemi kapërcyer pengesën e ngritur në 6 muajt e parë të vitit duke marrë mbështetjen e Gjermanisë.
Maqedonia dhe Shqipëria nuk kanë marrë atë që i takonte si rezultat i një përplasje të brendshme në tryezën e familje Europiane.
Nuk besoj se ne këtu apo ata në Maqedoni kanë më shumë në dorë sesa të bëjnë detyrat e shtëpisë. Siç e shikoni dielli ka dalë përsëri, dita ka filluar dhe rruga jonë vazhdon pa asnjë lëkundje”, u shpreh Rama.

LEXO EDHE:  “Jemi lagjia më e varfër e Europës”/ Rama ashpërson tonet: BE ka hallet e veta nuk merret me ne

Përsa i përket Reformës Zgjdhore, Rama tha se do e bëjnë atë me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në këtë proces.
“Reformën Zgjedhore do e bëjmë me të gjithë ata që duan të marrin pjesë në proces.
Në parlament ka një opozitë e cila është e përfshirë në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ka një karrige bosh për miqtë tanë të opozitës jashtëparlamentare. Brenda këtij viti do të miratojmë Reformën Zgjedhore”,tha Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmërim tjetër nga presidenca/ Prova të reja për grushin e shtetit

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Predisentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka paralajmëruar prova të reja për grushtin e shtetit.

Sipas Blushit, presidenti do të japë sot në orën 12:30 një konferencë për shtyp ku do të publikojë prova të reja për grushitn e shtetit.

Kujtojmë se një ditë më parë,  Meta thirri në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

LEXO EDHE:  Paskal Milo e thotë copë/ Rama nuk është diplomat, e papranueshme

LEXO EDHE:  Rama duart e përgjakura me krim/ Kryemadhi: Askush s’mund ta ndal këtë revoltë

Meta e njohu Bashën me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Manjani zbulon “lojën” e Ramës/ Mesazhi i fortë për Metën, Berishën, Bashën e Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa komenton situatën politike në vend, shkruan se pa asnjë dyshim kryeministri Edi Rama ka hyrë tashmë në fushatë elektorale.

Më tej, Manjani thekson se “loja” e Ramës është se ai thotë “nuk ka më të mirë se unë”, me idenë që të thithë në këtë vorbull propagande Bashën dhe të tjerët të provojnë veten nëse janë më të mirë apo jo.

Sipas Manjanit, kjo është një grackë në të cilën ka rënë edhe opozita.

“Në fushatën e re elektorale që Edi Rama ka hyrë tashmë, nuk ka asnjë element surprizë.

Ai thotë “nuk ka më të mirë se unë”, me idenë që të thithë në këtë vorbull propagande Bashën dhe të tjerët të provojnë veten nëse janë më të mirë apo jo.

Në këtë grackë ka rënë disi edhe opozita, e cila ngjan si aleancë “kështjellash” në distancë e jo si njësi e organizuar e bashkrenduar dhe mbi të gjitha e vendosur për një betejë finale.

Pa dyshim në këtë konfiguracion Edi Rama luan mjeshtërisht. Jep gjithmonë idenë se “e ka rregulluar” muhabetin me kështjellën ngjitur. Qëllimi është demoralizimi i aleancës, pra përçarja.

PËRÇARJA e opozitës pra është qëllimi. Ky është ÇELËSI i suksesit politik të Edi Ramës.”-shkruan Manjani.

Më tej, ish-ministri i jep një leksion opozitës, ndërsa thekson se “Në këto kushte, nuk ka shumë shpikje për të bërë. Opozita duhet të dalë nga “kështjellat” dhe të mbushë rrugët se mllefi i njerëzve me qeverinë më të keqe të 30 viteve po ju kthehen në dëm, kur duhet të ishte avantazh.

Kjo është kohë bashkimi jo aleancë kështjellash! Duhet një bashkim i madh jo vetëm me miqtë, por edhe me “armiqtë” dmth kundërshtarët apo opozitarët e opozitës. Me të gjithë, të mërzitur, të larguar apo të përzënë. Me personalitete jo politike dhe bisnesmenë.

LEXO EDHE:  Superskandal/ Terrorizohen fëmijët e prokurorëve që po hetojnë Tahirin

LEXO EDHE:  Edi Ramës i ka humbur pini/S'ka zgjedhje, as LSI nuk merr pjesë

Me të gjithë ata që e rrefuzojnë këtë qeveri.

E përsëris jo vetëm me parti e miq, por edhe me individë, partie grupime “armiqsh”. Nuk përjashtohen nga kjo llogjikë as ato që morën mandatet e opozitës. Edhe ata duhen ftuar, jo për tu kërkuar ndjesë, por kontribut.

Të gjithë ata që kanë në mendjen e tyre nevojën për të shpëtuar sistemin demokratik, duhet të jenë në këtë front të madh.

Opozita zyrtare duhet të tejkalojë veten dhe të ftojë e t’i afrojë të gjithë në një front jo ideologjik, por historik.”.

Ndërkohë, Manjani ka edhe një mesazh të fortë për Bashën, Kryemadhi, por edhe për Berishën dhe Metën, për të cilët thotë se duhet ta kuptojnë nevojën ulëritëse për demokraci.

Po ashtu Manjani thekson se të gjithë duhet të jenë në një front kundër kësaj qeverie, duke përfshirë këtu edhe të ashtuquajturit “armiq”.

“Luli e Monika, por edhe Berisha e Meta duhet të kuptojnë se janë vetëm emra kalimtarë dhe se karrierat e tyre politike nuk kanë asnjë rëndësi përpara nevojës uleritëse për DEMOKRACI, SHTET jo politik dhe LIRI EKONOMIKE.

Asnjëri nga këto emra nuk e do më shumë demokracinë se fjala vjen Jozefina Topalli, Genc Ruli, Astrit Patozi etj. Asnjëri nga të gjithë këto emra nuk e do demokracinë më shumë se Fatos Lubonja apo djemtë e Thurjes, e të tjerë pa fund që nuk janë anëtarë të partive të opozitës për rrefuzojnë autokratin arrogant.

Fjala është në ndalet rregjimi më autokrakik i kohës, jo kush do jetë kryeministri i radhës.

Një mandat tjetër i panatyrshëm i Edi Ramës do të thotë edhe formalisht diktaturë. Asnjë shanc për sistem demokratik më!

Bashkimi bën fuqinë!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i del krah Metës/ Dakord me Presidentin kur flet për “grusht shteti”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë në krah Metës kur flet për grusht shteti.

I ftuar në “Tempora” Berisha tha se Rama mund të largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni.

E vërteta është se ekonomia është në rrokullisje. Shqiptarët duhet ta dinë se rrogat e administratës publike nuk po paguhen me të ardhurat që mblidhen por me një mekanizëm jashtëzakonsiht të rrezikshëm bankar.

Ky borxh 82% që shkon dhe këtu nuk janë llogaritur 600 milion euro të prapambetura, është 14 miliard borxhi, nuk ka investitorë të huaj që të vjen. Mungesa e gjykatava është baras mungesë shteti ligjor dhe bashkë me borxhin e bën situatën dramatike. Zgjidhja është largimi i shkaktarit. Edi Rama largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni, pa lëshuar sheshin. Edi Rama e ka gjetur dhe ikën, ai le të ikë por më nuk kthehet dot në zyrë, nuk mund të rrijë kryeministër në tunelet e Skraparit dhe Mokrës. Jam dakord me Presidentin kur flet për grusht shteti”./CNA.al

LEXO TE PLOTE