Connect with Us

Basha i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës: Mjaft me shfajësime personale

Politikë

Basha i përgjigjet “dhëmbë për dhëmbë” Ramës: Mjaft me shfajësime personale

Publikuar

-

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama i cili pak më parë hodhi poshtë deklaratën e kryedemokratit për dështimin e negociatave.

Basha thekson se Europa e ka refuzuar dhe Rama ka dështuar.

“Mjaft me shfajësime personale dhe fajësimin e të tjerëve z. Rama. Të gjithë janë lodhur me justifikimet e tua për dështimet e tua, gjithmonë duke mbrojtur veten, kurrë popullin tënd, asnjëherë gati të pranosh përgjegjësinë tënde. Fakti është, Europa të ka refuzuar.Ti ke dështuar”, shkruan Basha.

Sipas tij, ka ardhur ka që Rama të pranojë përgjegjësitë për dështimet e tij.

LEXO EDHE:  Kryeministri Rama “harron” të përshendesë shqiptarët/ Sulmon opozitën

“Kujt do t’ja hedhësh fajin për dështimin me shëndetësinë?Për ekonominë e shkatërruar?Kujt do t’ja hedhësh fajin për qeverinë tënde të korruptuar? Ka ardhur koha të pranosh përgjegjësitë për dështimet e tua.Është mbushur kupa. Europa të ka refuzuar, dhe shqiptarët do të refuzojnë”, shkruan Basha./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Manjani zbulon “lojën” e Ramës/ Mesazhi i fortë për Metën, Berishën, Bashën e Kryemadhin

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ndërsa komenton situatën politike në vend, shkruan se pa asnjë dyshim kryeministri Edi Rama ka hyrë tashmë në fushatë elektorale.

Më tej, Manjani thekson se “loja” e Ramës është se ai thotë “nuk ka më të mirë se unë”, me idenë që të thithë në këtë vorbull propagande Bashën dhe të tjerët të provojnë veten nëse janë më të mirë apo jo.

Sipas Manjanit, kjo është një grackë në të cilën ka rënë edhe opozita.

“Në fushatën e re elektorale që Edi Rama ka hyrë tashmë, nuk ka asnjë element surprizë.

Ai thotë “nuk ka më të mirë se unë”, me idenë që të thithë në këtë vorbull propagande Bashën dhe të tjerët të provojnë veten nëse janë më të mirë apo jo.

Në këtë grackë ka rënë disi edhe opozita, e cila ngjan si aleancë “kështjellash” në distancë e jo si njësi e organizuar e bashkrenduar dhe mbi të gjitha e vendosur për një betejë finale.

Pa dyshim në këtë konfiguracion Edi Rama luan mjeshtërisht. Jep gjithmonë idenë se “e ka rregulluar” muhabetin me kështjellën ngjitur. Qëllimi është demoralizimi i aleancës, pra përçarja.

PËRÇARJA e opozitës pra është qëllimi. Ky është ÇELËSI i suksesit politik të Edi Ramës.”-shkruan Manjani.

Më tej, ish-ministri i jep një leksion opozitës, ndërsa thekson se “Në këto kushte, nuk ka shumë shpikje për të bërë. Opozita duhet të dalë nga “kështjellat” dhe të mbushë rrugët se mllefi i njerëzve me qeverinë më të keqe të 30 viteve po ju kthehen në dëm, kur duhet të ishte avantazh.

Kjo është kohë bashkimi jo aleancë kështjellash! Duhet një bashkim i madh jo vetëm me miqtë, por edhe me “armiqtë” dmth kundërshtarët apo opozitarët e opozitës. Me të gjithë, të mërzitur, të larguar apo të përzënë. Me personalitete jo politike dhe bisnesmenë.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/ Një replikë me Andi Bushatin që thotë se rilindasit nuk e donin pavarësinë nga Perandoria Osmane

LEXO EDHE:  Përmbytjet/ Rama takim me biznesmenët që kontribuan

Me të gjithë ata që e rrefuzojnë këtë qeveri.

E përsëris jo vetëm me parti e miq, por edhe me individë, partie grupime “armiqsh”. Nuk përjashtohen nga kjo llogjikë as ato që morën mandatet e opozitës. Edhe ata duhen ftuar, jo për tu kërkuar ndjesë, por kontribut.

Të gjithë ata që kanë në mendjen e tyre nevojën për të shpëtuar sistemin demokratik, duhet të jenë në këtë front të madh.

Opozita zyrtare duhet të tejkalojë veten dhe të ftojë e t’i afrojë të gjithë në një front jo ideologjik, por historik.”.

Ndërkohë, Manjani ka edhe një mesazh të fortë për Bashën, Kryemadhi, por edhe për Berishën dhe Metën, për të cilët thotë se duhet ta kuptojnë nevojën ulëritëse për demokraci.

Po ashtu Manjani thekson se të gjithë duhet të jenë në një front kundër kësaj qeverie, duke përfshirë këtu edhe të ashtuquajturit “armiq”.

“Luli e Monika, por edhe Berisha e Meta duhet të kuptojnë se janë vetëm emra kalimtarë dhe se karrierat e tyre politike nuk kanë asnjë rëndësi përpara nevojës uleritëse për DEMOKRACI, SHTET jo politik dhe LIRI EKONOMIKE.

Asnjëri nga këto emra nuk e do më shumë demokracinë se fjala vjen Jozefina Topalli, Genc Ruli, Astrit Patozi etj. Asnjëri nga të gjithë këto emra nuk e do demokracinë më shumë se Fatos Lubonja apo djemtë e Thurjes, e të tjerë pa fund që nuk janë anëtarë të partive të opozitës për rrefuzojnë autokratin arrogant.

Fjala është në ndalet rregjimi më autokrakik i kohës, jo kush do jetë kryeministri i radhës.

Një mandat tjetër i panatyrshëm i Edi Ramës do të thotë edhe formalisht diktaturë. Asnjë shanc për sistem demokratik më!

Bashkimi bën fuqinë!”-përfundon postimin e tij Ylli Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha i del krah Metës/ Dakord me Presidentin kur flet për “grusht shteti”

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha i ka dalë në krah Metës kur flet për grusht shteti.

I ftuar në “Tempora” Berisha tha se Rama mund të largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni.

E vërteta është se ekonomia është në rrokullisje. Shqiptarët duhet ta dinë se rrogat e administratës publike nuk po paguhen me të ardhurat që mblidhen por me një mekanizëm jashtëzakonsiht të rrezikshëm bankar.

Ky borxh 82% që shkon dhe këtu nuk janë llogaritur 600 milion euro të prapambetura, është 14 miliard borxhi, nuk ka investitorë të huaj që të vjen. Mungesa e gjykatava është baras mungesë shteti ligjor dhe bashkë me borxhin e bën situatën dramatike. Zgjidhja është largimi i shkaktarit. Edi Rama largohet me një lëvizje të fuqishme popullore, si në Bolivi dhe Armeni, pa lëshuar sheshin. Edi Rama e ka gjetur dhe ikën, ai le të ikë por më nuk kthehet dot në zyrë, nuk mund të rrijë kryeministër në tunelet e Skraparit dhe Mokrës. Jam dakord me Presidentin kur flet për grusht shteti”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ironizoi Metën për shpërndarjen e Parlamentit/ Presidenca “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ironizoi pak më parë presidentin Ilir Meta për deklaratën e këtij të fundit se populli do të shpërndajë Parlamentin.

Kreu i qeverisë tha se nuk surprizohet nga Meta, ndërsa theksoi se nuk shikon fall, sikurse pretendon për Kreun e Shtetit.

Pas kësaj ka ardhur menjëherë reagimi i Presidencës, konkretisht nga zëdhënësi i Metës Tedi Blushi.

Blushi i kujton me një fjali të vetme Ramës akuzat për lobimin e këtij të fundit, për të bërë një foto me ish-presidentin e SHBA Barack Obama, që pretendohet se është bërë me anë të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Bilal Shehu.

LEXO EDHE:  Nga Kastriot Myftaraj/ Një replikë me Andi Bushatin që thotë se rilindasit nuk e donin pavarësinë nga Perandoria Osmane

LEXO EDHE:  Gazetarët e pyesin për negociatat pas takimit me Berishën/Përgjigja e Bashës i shkrin së qeshuri

“Gruaja e Bilalit do takohet shumë shpejt me popullin!”, thekson zëdhënësi i Kreut të Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE